Panik në rrugën Korçë–Ersekë, “Benzi” përfshihet nga flakët në lëvizje …

Një mjet tip “Benz” ka marrë flakë gjatë lëvizjes ne mesditën e kësaj të diele, më 31 maj, në aksin rrugor Korçë–Ersekë, tek Qafa e Qarrit dhe është djegur pothuajse plotësisht. Drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti, pa pësuar lëndime.

Sipas raportimeve paraprake, mjeti tip “Benz” po udhëtonte me një familje brenda, kur në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer papritur në zjarr.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e rrezikut në zonë.

Dyshimet e para flasin për një defekt teknik si shkak të mundshëm të zjarrit, i favorizuar edhe nga temperaturat e larta të ditës. Autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.