Makina e merr para …Ndërron jetë 62-vjeçari në aksin Korçë-Bilisht…

Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është riregjistruar mesditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht. Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Tren të bashkisë Devoll.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Sot rreth orës 11:45, në aksin rrugor ‘Korçë-Bilisht’, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren, automjeti me drejtues shtetasin F. P., ka përplasur shtetasin L. Sh., rreth 62 vjeç, i cili sapo kishte zbritur nga një automjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit, 62-vjeçari ka marrë dëmtime trupore dhe ka ndërruar jetë më pas në spitalin e Korçës.”, kanë bërë me dije uniformat blu.

Po ashtu, efektivët e policisë arrestuan në vendngjarje drejtuesin e mjetit me iniciale F. P., 47 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, me pasojë vdekjen.