“Do kemi kohë për të kërcyer”, Ronela Hajati shtyn publikimin e këngës dhe thërret për protestë…

Këngëtarja e njohur shqiptare Ronela Hajati ka vendosur të shtyjë datën e publikimit të bashkëpunimit të saj të ri me Capital T. Në një njoftim të bërë përmes rrjeteve sociale, këngëtarja shprehet se, vendimi vjen si një shenjë solidariteti me situatën aktuale në vend, duke shprehur keqardhjen e saj për ngjarjet e fundit.

Kënga, e cila pritej të publikohej së shpejti, do të dalë tani të hënën. 

“Publikimi i kenges me Capital T shtythet per te Henen, njelloj si anullimi i cdo eventi apo koncerti kete fundjave. Per respekt te ngjarjeve te fundit, mendoj se eshte minimumi .

Si nje vajze qe sjam perfshire kurre ne politika, fare e pavarur , me duket gjeja me e vogel ne respekt te nje populli qe eshte i vetmi qe ne fund te dites me ka degjuar ,rritur dhe mbeshtetur

Do kemi kohe per te kercyer e per te degjuar muzike gjithe kohes. Btw sot ne 18:00 ka proteste , shihemi.”, shkruan këngëtarja.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.