Moderatori i programit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea feston sot 63-vjetorin e lindjes.
Me rastin e ditëlindjes së tij, Ardit Gjebrea ka marrë urimet e përzemërta nga dy fëmijët e tij, Ana dhe Joni.
Ana zgjodhi ta uronte babain e saj me një fotografi të shkrepur disa vite më parë, ku ajo shfaqet e veshur me një fustan me vija rozë, tamam si një princeshë, teksa përqafon të atin.
“Happy birthday my favorite person! Faleminderit që ke qenë gjithmonë mbështetja ime më e madhe dhe që më ke udhëhequr në çdo hap të rrugëtimit tim në muzikë. Faleminderit që më ke prezantuar me këtë botë të bukur, që ke besuar tek unë dhe që më ke mësuar të mos dorëzohem kurrë. Shumë nga ëndrrat e mia kanë nisur falë teje dhe për këtë do të jem gjithmonë mirënjohëse. Të dua baba!”shkruan Anna në postimin e bërë në Instagramin e saj.

