Tronditet futbolli shqiptar, ndërron jetë në moshën 22-vjeçare lojtari i Elbasanit

Futbolli shqiptar dhe ai kosovar është përfshirë nga dhimbja pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri, Fatjon Bunjaku, në moshën 22-vjeçare .Sipas informacioneve, i riu ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Prishtinë–Mitrovicë.

Lajmi është konfirmuar fillimisht nga faqja zyrtare e fshatit Samadraxhë, e cila njoftoi me pikëllim ndarjen nga jeta të futbollistit.

“Me pikëllim njoftojmë se mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fation Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Bunjaku ishte konsideruar një prej talenteve të futbollit të brezit të tij, duke qenë pjesë e disa klubeve në futbollin kosovar, ndërsa së fundmi aktivizohej te skuadra e Elbasanit. Ai kishte qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.