36-ditë revoltë, Rama qeteson situatën:”Bizneset drejt BE ,kredi me interesa te ulta, mbeshtetje per 48 mije ndermarje…

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Programin Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, një nismë që synon të përgatitë sipërmarrjet shqiptare për tregun unik europian.

Programi parashikon akses më të lehtë në kredi me interesa të ulëta, rritje të mbështetjes financiare për startup-et dhe asistencë profesionale për hartimin e planeve të biznesit dhe aplikimeve. Qeveria ka theksuar se financimi nuk do të ketë kufij fiks dhe do të zgjerohet sipas nevojave të bizneseve.

Në fokus është edhe informimi i rreth 48,000 ndërmarrjeve, krijimi i një platforme kombëtare për biznesin, si dhe organizimi i qindra trajnimeve për standardizim dhe certifikim sipas rregullave të BE-së.

Sipas qeverisë, qëllimi është që bizneset shqiptare të jenë më konkurruese në tregun europian, duke përfituar nga mundësitë e integrimit, por edhe duke u përshtatur me standarde më të larta dhe konkurrencë më të fortë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.