E rëndë në Korçë/ 84-vjeçari hidhet nga ballkoni, gjendet i pajetë…

Një 84-vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i tretë i banesës së tij në lagjen nr. 15 të Korçës.
Viktima, Abidin Bilbili, mësohet se jetonte i vetëm në banesë. Ai është gjetur i pajetë pas rënies nga ballkoni, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, dy muaj më parë 84-vjeçari kishte humbur bashkëshorten, çka dyshohet se mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij emocionale.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.