Një konflikt i mëparshëm mes komshinjve në Korçë ka përfunduar ditën e sotme me një të plagosur, në lagjen nr 14 të qytetit të Korçës. Të dy komshinjtë kanë debatuar me pare për motive banale, ndërsa ditën e sotme jashtë banesave të tyre ata janë përleshur ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke goditur komshiun dy herë ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Demokracia” në Korçë.
54-vjeçari Gëzim Ramka dyshohet se ka goditur me thikë 42-vjeçarin Rigels Janaqi, i cili ka marrë plagë në qafë dhe ndodhet në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Autori i dyshuar është kapur nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.
Të dy personat mësohet se kanë probleme të shëndetit mendor, ndërsa konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
