Policia Rrugore “blindon” Korçën me dronë e radarë, 715 gjoba brenda një jave

📍Policia Rrugore e Korçës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe automjete inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.

Si rezultat i monitorimit, gjatë kësaj jave është arrestuar 1 shtetas, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit, dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave, janë vënë 715 masa administrative, nga të cilat:
•214 për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
•174 për parakalime të gabuara;
•40 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
•31 për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•32 për mosrespektimin e këmbësorëve, në rrugëkalimin e tyre;
•3 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
•221 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

ℹ️ Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
🚓 Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë, në këtë mënyrë, në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe në rritjen e sigurisë rrugore.