Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka nisur asfaltimi i rrugës Potom–Backë–Qafa e Martës, një investim që pritet të afrojë dy qarqet e Korçës dhe Beratit, duke krijuar një lidhje të re mes Korçës dhe Skraparit.
”Ka nisur asfaltimi i rrugës Potom-Backë-Qafa e Martës, një investim strategjik që lidh Skraparin me Korçën, duke afruar dy qarqe përmes një infrastrukture moderne.
Ky investim do të lehtësojë lëvizjen, do të ulë kostot e transportit, do të forcojë ekonominë lokale, do të krijojë më shumë mundësi për fermerët dhe sipërmarrësit, si dhe do të hapë një perspektivë të re për zhvillimin e turizmit në një nga zonat me potencialin më të madh natyror të vendit”,-shkruan Rama.

