Skënderbeu vijon të përforcojë skuadrën në prag të sezonit të ri, duke zyrtarizuar afrimin e qendërmbrojtësit grek Giorgios Lagonidis. Mbrojtësi 24-vjeçar i bashkohet bardhekuqve pas eksperiencave në futbollin grek, ku ka qenë pjesë e Volos NFC dhe PAOK B, duke sjellë me vete eksperiencë dhe cilësi në repartin defensiv.
Klubi korçar e ka prezantuar futbollistin përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese me fanellën bardhekuqe.
Me ardhjen e qendërmbrojtësit grek, trajneri fiton një alternativë të rëndësishme në mbrojtje, ndërsa tifozët shpresojnë që Lagonidis të japë kontribut të menjëhershëm me fanellën e Skënderbeut.

