Banorët e Poliçanit kanë dalë në protestë kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë Poliçan në kuadër të reformës së re territoriale. Të mbledhur në qendër të qytetit, protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të parashikuara, duke kërkuar që bashkia të ruajë statusin aktual.
Ata deklaruan se shkrirja do të ndikonte negativisht në përfaqësimin e komunitetit dhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Protesta në Poliçan vjen në një kohë kur propozimet për reformën territoriale kanë nxitur reagime edhe në bashki të tjera të vendit, ku qytetarët dhe përfaqësues lokalë kanë shprehur kundërshtimin ndaj shkrirjes së njësive vendore.
