Aktivistja Ira Kurti ka bërë një thirrje publike për qytetarët që të dorëzojnë teserat e partive politike, duke argumentuar se militantizmi ka mbajtur në këmbë një sistem që, sipas saj, ka dëmtuar demokracinë dhe interesin kombëtar. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Kurti akuzon Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike për shkelje të një sërë nenesh të Kushtetutës, ndërsa kërkon ndërtimin e një modeli të ri qeverisjeje, me Kushtetutë të re, referendum popullor dhe demokraci direkte.
Statusi i plote i IRA KURTIT
Si i shërbet interesit Kombëtar, sot!
Sa mirë do ishte që shembullin e djegjes së teserave të partisë, dje në Poliçan ta vazhdojnë të gjithë militantët e të gjitha partive pa përjashtim. Si mund të mbash teserën e një Partie (PS- PD) që ka shkelur aq shumë Nene të Kushtetutës (1,2,3,9,13,41,42,181,38 dhe 101 etj.), duke mbajtur këtë lloj militantizmi ata mbajnë në këmbë sistemin e kryetarëve që është pushteti i tyre kundra popullit.
Nëse sistemi nuk do ishte i kapur prej tyre dhe katër shtyllat e pushtetit do ishin të pavaruara, këto dy Parti dhe simotrat e tyre sot do ishin nxjerr të jashtëligjshme nga Gjykata Kushtetuese vetëm për shkeljen e Nenit 9 të Kushtetutës, jo më që ato kanë shkelur edhe shumë nene të tjera kur kanë qenë në pushtet.
Klanizimi, oligarikinë ekonimike dhe mungesën e meritokracisë e kanë sjellë pikërisht dasitë partiake. E dëgjuat Ramën kur tha unë kam kontratë me 800 mijë votuesit e mi?!!
Ashtu kanë vepruar kur kanë qenë në pushtet i kanë shërbyer vetëm klaneve të veta. Nuk u bënë kurrë KM për të gjithë popullin. Dorëzimi I teserave do ishte një shërbim i madh ndaj Atdheut, ku pas dorëheqjes së Ramës (po nuk vdiq nga stresi) ta merrte në dorë një Qeveri me njerëz të denjë profesionalisht dhe moralisht për ta përgatitur vendin drejt një Demokracie direkte.
Shqipëria është vend I vogël për të pasur kaq dasi.
Dhe ç’është e vërteta këto dasi kanë qenë artificiale pasi një vend ka nevojë për reforma sociale aq edhe për reforma të djathta! Më pak burokraci, më e vogël administrata më të shumta e më afër banorëve shërbimet.
Centralizimi i pushtetit u realizua nga marrëveshja Berisha-Rama më 2008. Kjo duhet ç’bërë dhe ndaj na duhet një Kushtetutë e re. Duhet të bëhet më i thjeshtë Referendumi Popullor për çështjet e rëndësishme Kombëtare dhe territoriale. Pra na duhet të ri-fitojmë sovranitetin njerzor dhe atë territorial.
Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet vendit sot është dorëzimi i teserave të Partive nga të gjithë ata që vërtet e duan këtë vend. Pastaj me Referendum të vendoset a duan Demokraci Direkte apo duan prap krijimin e Partive që nxjerrin kandidatët dhe ata i zgjedh populli nëpërmjet një kodi zgjedhor Maxhoritar të korrektuar me proporcionalin kombëtar?
Kështu e shoh unë, zgjidhjen e ngërçit dhe lulëzimin e një Shqipërie të Re!
