Policia e Korçës “blindon” rrugët me dronë e radarë, 820 gjoba në një javë ,4 të arrestuar

📍Policia Rrugore e Korçës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. 🚔👮♂️👮♀️

Shefi i Seksionit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, Komisar Qemal Hoxha, gjatë një deklarate, theksoi se ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Korçës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara dhe kalojnë limitin e shpejtësisë, shkelje që përbëjnë shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

📊 Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 29.07.2026-05.08.2026 janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 820 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

❌ 233 masa për parakalime të gabuara;
🚗 198 masa për ndalim të gabuar të mjetit;
🛑 32 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
🚫 9 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
⛔️ 31 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
🚶♂️49 masa për mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha;
📱2 masa për përdorim të celularit;
⚠️ 266 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

🚓 Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

🚦 Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore. 🤝

📞 Ftojmë qytetarët që të denoncojnë, në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.