Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në një kantier ndërtimi në Durrës, teksa ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, ku sipas policisë, shtetasi me inicialet E. L., rreth 40 vjeç, është ndjerë keq teksa punonte në kantier.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi.
Ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
