Një reagim i fortë publik është bërë nga Niki Selmanaj, e cila përmes rrjeteve sociale i është drejtuar kryetarit të Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, dhe institucionit që ai drejton. Selmanaj shprehet se qytetarët e Korçës duhet të kenë mundësi të shprehin shqetësimet e tyre dhe kërkon një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë qytetar.
“Se na lodhët! Ja pra publike fare. Doni zë? Doni live?”, shkruan ajo, duke shtuar se nëse preket ndonjë prej qytetarëve, ajo do t’i drejtohet gjykatës.
Në reagimin e saj, Selmanaj i drejtohet drejtpërdrejt Sotiraq Filos dhe Bashkisë Korçë: “Bashkohu i nderuar Sotiraq Filo dhe grupi i Bashkia Korçë. Hajde bashkëbisedim qytetar korçar.”
Ajo shprehet gjithashtu se reagimi i saj është pjesë e një proteste më të gjerë, duke e lidhur atë jo vetëm me muzikën, por edhe me çështje të tjera që, sipas saj, shqetësojnë qytetarët.
“Epo kjo është protesta ime. Cheers! Jo vetëm për muzikën, por gjithçka. PROTESTË! Të gjithë në shesh në shtator!”, shkruan Selmanaj.
Në një tjetër koment të publikuar, ajo ironizon situatën dhe thotë se pret që ndaj saj të ketë edhe tentativa për t’i mbyllur apo kufizuar llogaritë në rrjetet sociale. Reagimi vjen në një moment kur në rrjetet sociale po zhvillohet një debat mbi Korçën, aktivitetet publike dhe mënyrën se si qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre.
Reagimi i plote :
Se na lodhet! Ja pra publike fare. Doni zë? Doni live? E nese guxoni te prekni qofte edhe nje fije floku nga qytetaret e fundit korçare qe ju kane ngelur ne ate qytet te mjeruar ju ftoj une ne gjykate! Bashkohu i nderuar Sotiraq Filo dhe grupi i Bashkia Korçë
Hajde bashkebisedim qytetar korçar. { ku ju kane ngelur juve norma e mire e beni kur gjeni budallenj qe ju kane sherbyer prej vitesh si une e sh tjere ne emrin tim, per te fituar …🖕🏻)Ooo e di une do tentoni te me hakerroni Instan e Fb. 😂
Pa provoje nje here! Na keni bere e kthyer si shoku Iliri Vrenoz fol mo🤍
Epo kjo eshte protesta ime. Cheers!🥂 Jo vetem per muziken por gjithçka. PROTESTE! Te gjithe ne sheh ne shtator!🙏🏻🇦🇱🦩
–
–
#korça #tirana #albania


