Kush ishte Vangjel Gjika? pronari i lokalit “Manushja” në Korçë…

Përballë me kazinon ishte hapur një ëmbëltore me emrin “Manushaqe”, shkruar me shkronja shqipe. Ëmbëltorja do të shërbente edhe si librari. Pronari i saj ishte Vangjel Anastas Gjika. Ai kishte lindur në vitin 1882, në fshatin Delvinë të Sheperit të Përmetit në një familje të thjeshtë. Gjatë emigrimit në Stamboll, Sofje dhe Bukuresht ishte njohur me Mit’hat Frashërin, Kristo Luarasin, Dhimitër Molen, Shahin Kolonjën etj.

Emrin e “manushaqe” e kishte marrë nga vjersha e Naimit. “Manshaqja ndaj shkëndijës se diellit”

Në vitin 1906 u kthye në Korçë. Ishte betuar se do të përpiqej me të gjitha forcat për lirinë e atdheut të tij. Ishte vetëm 24 vjeç. Ëmbëltorja që hapi në në këtë qytet i la të gjithë të befasuar. Ishte hera e parë që emri i një lokali shkruhej me shronja shqipe. Shitja e librave shqip u hapi telashe qeveritarëve të Korçës.

Më 1907, një vit më pas nga hapja e lokalit, e arresuan.

Në shkurt të vitit 1910, Gjika ishte një nga organizatorët e mitingut në kodrat e Shën Ilias për mbrojtjen e alfabetit latin. Në vitin 1911 së bashku me doktor Haki Mborjen, dolën në male. Gjatë betejave me turqit humbën shtatë shokë, që sot njihen me emrin 7 dëshmorët e Pojanit.

Pas korrikut të vitit 1911 çetën e Haki Mborjes e ndanë në mes; një pjesë të saj e mori Vangjel Gjika. Haki Mborja vepronte në zonën e Korçës, kurse Vangjel Gjika në mbrojtje Këlcyrës dhe Përmetit.

Në vitin 1912 emigroi në Amerikë, ku u bë pjesë e shoqërisë “Vatra”; në korrik të vitit 1912 punoi si kontrollor i “Vatra”-s, kurse më 24 gusht 1913 u zgjodh kryetar i kësaj shoqërie dhe drejtor i gazetës “Dielli”. Gjatë kohës së qendrimit në Stamboll, kishte kryer edhe studimet.

Në vitin 1914, Gjika u largua nga Amerika. Rruga e kthimit e solli përsëri në qytetin e Korçës. Nuk qe e thënë që në këtë qytet të qëndronte gjatë. Dëgjoi se në Durrës po bëhej luftë kundër esadistëve. Këta të fundit po kërkonin rrëzimin e qeverisë së ligjshme shqiptare.

Së bashku me Themistokli Gërmenjin e Mihal Gramenon u nisën për atje. Në shtator të vitit 1914, Gjika u kap prej tyre dhe u burgos në burgun e Durrësit, vdiq nga torturat Megjithatë, emri i Vangjel Gjikës nuk u harrua asnjëherë nga qyteti i Korçës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.