Dy ditë pas ngjarjes tragjike që tronditi Korçën, nëna e Johan Zukos ka përcjellë një mesazh të dhimbshëm për djalin e saj. Me zemrën e copëtuar, ajo shkruan për Joanin, i cili u nda nga jeta në moshë shumë të re dhe do të mbetet përgjithmonë në kujtimet e familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Reagimi prekes i mamasë së Joanit, Ornela Zuko:
Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, ne pamundesi per t ju pergjigjur te gjitheve ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën 12:00, do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit.
Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime.
Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit.
U prehsh në paqe, engjëlli i mamit!

