Sonte shënohen 90 ditë protestë kundër qeverisë ”Rama 4” dhe klasës politike. Një prej të rinjve pjesëmarrës tha se arsyet që i kanë nxjerrë qytetarët në rrugë lidhen kryesisht me rritjen e kostos së jetesës dhe vështirësitë ekonomike.
“Ka shumë arsye për të protestuar. Me këto çmime që janë rritur, ku një metër katror shtëpi na duhet shtatë muaj ta mbledhim?”, u shpreh ai.
Protestuesi nuk i kurseu as kritikat ndaj klasës politike, duke iu referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Sali Berisha.
“Rama i lëshoi flamingot, Doktori pëllumbat. Kur t’i vijë rinia Ramës dhe Berishës, do t’u dridhen leqet e këmbëve. Kjo klasë politike ka mbaruar, hëngshin kokat me njëri-tjetrin”, deklaroi i riu.
