Renea “blindon” Korçën/ Rrethohet pallati, kërkohet i dënuari me burgim të përjetshëm

Forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle intensive mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, pas informacioneve se aty mund të fshihej një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Në kuadër të operacionit, efektivët e RENEA-s, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë rrethuar një pallat ku dyshohej se ndodhej personi i kërkuar.

Pas kontrolleve të kryera në ambientet e pallatit, efektivët nuk kanë mundur të lokalizojnë të dyshuarin. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë për gjetjen e personit të kërkuar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.