Këngëtari Joz Marku këtë të shtunë është arrestuar nga policia, në lidhje me dhunimin e ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçi në afërsi të mbikalimit të Rinasit në Tiranë.
Edhe pse akuzohet për 5 vepra penale, duket se Jozi ka marrë mbështetje të gjërë në rrjetet sociale. Mes tyre është edhe një prej personazheve më të ndjekur të rrjeteve sociale, Hatixhe Brika, e njohur ndryshe si Hati e TikTok.
Hati ka postuar një video nga ditëlindja e saj, ku Jozi ishte i ftuar si këngëtari i mbrëmjes. Më tej tiktok-eja e shoqëron postimin e saj me fjalët “I bashkohemi trendit”, duke i dalë në mbështetje Joz Markut.
Jozefin Marku, 30 vjeç, akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”. Veç Jozefin Markut dhe Kristjan Nikollit, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u shpallën në kërkim shtetasit Anton Huli, 48 vjeç dhe K. V., 27 vjeç.
Sipas Policisë së Shtetit, këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar shtetasin Eduart Kuçi, 26 vjeç, me pretendimin se ky i fundit kishte fyer një prej tyre në rrjetet sociale.

