Pamje nga Pazari i Vjetër/ Turistët shijojnë Korçën(Video)

Pazari i Vjetër i Korçës ,pedonalja si dhe qendra vijon të jetë një nga pikat më të frekuentuara nga vizitorët. Pamjet e fundit tregojnë turistë duke shëtitur në rrugicat karakteristike të Pazarit, duke shijuar arkitekturën, atmosferën dhe traditën e këtij destinacioni të njohur të qytetit.

Vizitorët ndalen në ambientet e zonës, shijojnë kafenetë dhe restorantet tradicionale, ndërsa nuk mungojnë edhe fotografitë në një prej hapësirave më karakteristike të Korçës.

Atmosfera në Pazarin e Vjetër tregon edhe një herë interesin e turistëve për Korçën dhe trashëgiminë e saj kulturore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.