New York Fashion Week 2026 solli në vëmendje krijues, modele dhe marka nga vende të ndryshme të botës, duke bashkuar modën, artin, inovacionin dhe identitetet kulturore në një prej skenave më të rëndësishme të industrisë së modës.
Mes emrave të vlerësuar në këtë event ishte edhe modeli shqiptar Marndis Curcija, i cili u nderua me “UFFA International Models Award NYFW 2026 – Best Editorial Model”.
Çmimi u prezantua nga Unique Fashion Foundation Association (UFFA), si pjesë e një iniciative të re që synon të vlerësojë talentin, profesionalizmin dhe arritjet e modeleve në industrinë ndërkombëtare të modës.
Marndis Curcija u përzgjodh për titullin “Best Editorial Model NYFW ’26”, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e tij profesional në arenën ndërkombëtare.
Në edicionin e këtij viti, Unique Fashion Show solli në New York dizajnerë nga vende të ndryshme, mes tyre Tajikistani, Brazili, Afrika dhe Ruanda, me koleksione që ndërthurën traditën, kulturën, qëndrueshmërinë dhe inovacionin.
Ndërkohë, çmimi UFFA International Models Award pritet të vijojë edhe në edicionet e ardhshme të Unique Fashion Show, duke u kthyer në një platformë për të vlerësuar modelet që spikasin në skenën ndërkombëtare.
Për Marndis Curcija, ky vlerësim në New York përbën një tjetër arritje në karrierën e tij si model shqiptar në industrinë globale të modës.




