Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, në Rrugën e Voskopojës. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.
Bëhet me dije se, deri në këto momente nuk ka të dhëna të detajuara për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse. Ndërkohë, priten informacione të mëtejshme për dinamikën e aksidentit.
