Nga Jorgji Sidheri:
Ja u patë hajrin fasadave dhe pedonaleve ?
E kam pyetjen për Ju miq që më kundërshtonit me të madhe për mln € të marra borxh dhe nuk dhanë impakt në ekonomi.Nuk rritën punësim dhe mirëqënie.Nuk ndaluan sado pak emigrimin masiv dhe shpopullimin e vendit.
Tani po shikoni pasojat e asaj politike ekonomike që unë kundërshtoja.
Tani ju vjen keq që edhe bulevardet e Korçës mbetëm pa njerëz , vetëm me gjethet e vjeshtës.
“Byroja politike” jo vetëm që s’ka vizion por as dhe dëshirë për ta bërë Shqipërinë një vend për të jetuar e punuar me mirëqënie dhe dinjitet.
Si vend i vogël dhe bujqësor ne sna le njeri të prodhojmë traktora e vegla pune por të paktën ti përdornim këto në vendin tonë.Pra të ishim vend tregu për traktora,makineri dhe vegla pune por jo të arrijmë deri në atë pikë që të jemi vend tregu edhe për qepën e Kinës, pluhur qumështin, shqerat,derrat dhe viçat e huaja !!!
Dilni shihni fshatrat vetëm me disa pleq dhe qytetet me bulevardet e stola bosh dhe ky është treguesi më i mirë i sloganit “Vetëm përpara !”
Edhe ata që janë në Shqipëri të mer malli të shohësh të lumtur e të qeshur me përjashtim të kupolës politike që rreth tyre “rrotullohet toka”, nuk bëhet asgjë pa viston e tyre,
si në bazë ashtu dhe në qendër.Për ta punoi Shqipëria 32 vjet.
Partitë politike në Shqipëri,qëllim kryesor të fitojnë zgjedhjet pastaj…se çbëhet pas fitores një Zot e di.Edhe ata që trokitën derë më derë për të mbledhur votat, shumica ikën emigruan si fituesit edhe humbësit sepse humbi Shqipëria dhe kuptohet pas kësaj humbin të gjithë përveç “Byrosë politike” lart dhe mëkëmbësit e tyre në bazë.
