Mjeku shqiptar Dr. Alfred Aga është pjesë e programit të IFOS 2026, një aktivitet ndërkombëtar në fushën e otorinolaringologjisë, ku ai shfaqet si folës në disa sesione profesionale.
Aga, otorinolaringolog shqiptaro-italian dhe drejtues i Departamentit ORL në Spitalin Amerikan në Tiranë që prej vitit 2012, ka një eksperiencë prej mbi 3,800 ndërhyrjesh kirurgjikale.
Ai është diplomuar në Universitetin e Brescias në Itali dhe ka kryer specializime të avancuara në kirurgjinë e kokës dhe qafës në Institutin Kombëtar të Kancerit në Romë dhe në Ohio State University në SHBA.
Në IFOS 2026, Alfred Aga figuron mes ekspertëve ndërkombëtarë në diskutime që lidhen me trajtimin e patologjive të laringut, paralizën bilaterale të kordave vokale, tumoret e sinuseve paranazale dhe trajtimin e pacientëve me kancer të kokës dhe qafës.
Një tjetër profesionist shqiptar që përfaqëson mjekësinë shqiptare në skenën ndërkombëtare.
