Një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane ka humbur jetën në një aksident të rëndë në aksin Fushë-Krujë–Tiranë, pranë fshatit Larushk. Sipas të dhënave paraprake, një “Audi” me drejtues një 18-vjeçar dyshohet se është përfshirë në një parakalim të gabuar, duke shkaktuar një situatë të rrezikshme me një automjet “Volkswagen”.
Nga përplasja, 23-vjeçari, i cili udhëtonte si pasagjer dhe punonte si mekanik, humbi jetën në vend.
18-vjeçari mbeti i plagosur dhe u nis drejt Spitalit të Traumës. Gjatë transportit, autoambulanca u përplas me një tjetër automjet në afërsi të Tiranës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
“Më datë 01.10.2026, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”, është përplasur automjeti me drejtues shtetasin K. C, rreth 44 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S, rreth 18 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. S, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjeri në automjetin e tij shtetasi egjiptian E. A, rreth 22 vjeç, ka ndërruar jetë”, njofton Policia.


