Ardit Elezi, i riu nga Liboniku që humbi jetën tragjikisht në një aksident në Greqi, do të përcillet nesër për në banesën e fundit. Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër, më 6 tetor 2026, në Libonik, ku familjarë, të afërm, miq dhe bashkëfshatarë do t’i japin lamtumirën e fundit të riut.
Elezi humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Greqi, ngjarje e cila ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët dhe komuniteti i Libonikut.
Familjarët kanë njoftuar të afërmit dhe miqtë për ceremoninë e varrimit, ndërsa mesazhet e ngushëllimit kanë qenë të shumta pas lajmit të rëndë.
U prehtë në paqe Ardit Elezi! Ngushëllime familjes dhe të afërmve.

