Gazetarja për videot private të Adi Hilës: “Dyshohet se i shpërndau gruaja për hakmarrje”

Një tjetër deklaratë ka ardhur lidhur me videot private të kompozitorit Adrian Hila, të cilat prej ditësh kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale. Këtë herë, Anamorena Nixha, gjatë një diskutimi në studion e televizionit T7, ka ngritur një pretendim të ri për personin që mund të qëndrojë pas shpërndarjes së materialeve.

Prej informatave të mia, thuhet që videot i ka shpërndarë partnerja e Adi Hilës, pra gruaja. Fatkeqësisht, si një akt hakmarrjeje”, u shpreh Nixha.

Me këtë deklaratë, ajo ka hedhur dyshime mbi bashkëshorten e kompozitorit, Klaudia Hila, duke lënë të kuptohet se publikimi i materialeve mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Kujtojmë se vetë Adrian Hila, gjatë komunikimit me autoritetet, sipas raportimeve të mëparshme, ka ngritur dyshimin se sistemi i kamerave të banesës së tij mund të jetë hakuar

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.