All posts by korcablog.com

KorcaBlog.com

Themistokli Germenji, patriot i madh i Shqipërisë

 

Sot eshte 102 vjetori nga vdekja e Themistoli Gërmenjit, një nga patriotët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe të qytetit të Korçës që njihet ndryshe me shumë epitete, për bukurinë, kulturën dhe historinë e saj të pasur.

Ai është një nga patriotet më veprimtarë të rilindjes kombëtare, i cili luftoi me të gjitha mënyrat për lirinë e Shqipërisë.

Busti i Themistokli Germenjit

Ai u ekzekutua në 9 nëntor të vitit 1917 nga francezët, që ishin forcë kryesore aty, nga blloku i Antantës në Luftën e I Botërore.

Korça gjatë asaj kohe ishte e pushtuar nga Franca. Një lloj pushtimi i dëshirueshëm për kulturën dhe frymën që solli. Korça ndryshe u quajt dhe ‘’Parisi i vogël’’ dhe vetë korçarët e mirëpritën këtë lloj pushtimi, u vinte për hise për vetë kulturën që përcillte Franca, për frikën e një pushtimi të mundshëm të grekërve që prisnin në kufi të Shqipërisë.

Themistokli Gërmenji lindi në Lindi në Korçë në 1871, në një periudhë të rrezikshme kur Shqipëria pritej të sulmohej nga të katër anët e saj. Me origjinë nga fshati i Gërmenjit, i ati, ishte patriot dhe themelues i lëvizjes “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, i cili u vra në Thrakë.

Veprimtaria e Themistokli Gërmenjit me vëllain nis në qendrën e vilajetit, në Manastir ku hap hotelin “Liria” në fillim të vitit 1908. Përveç shërbimeve bënte dhe veprimtari kombëtare letrare, që u mbajt në hotelin e tij si dhe në organizimin e Kongresit të Manastirit.

Kur filloi Lufta Ballkanike emërohet nënprefekt në Skrapar. Me ardhjen e Princ Vidit është shef policie në Korçë deri që me ardhjen e grekëve shtrëngohet të dalë në Bullgari. Në 1916 bashkëpunon me autoritetet bullgare në shërbimin e kundërzbulimit austro-hungarez. Gjë që do i kushtojë shumë.

Në pejizazhin e një lufte ndërluftuese të shteteve ballkanike me fuqitë e mëdha ku grekët donin të ishin dominues me gjeneralin Venizellos në Selanik, dhe pas përpjekjes së çetës së Sali Butkës dhe trupave paraushtarake venizeliste, i propozon francezëve për vendosjen e një administrate shqiptare. Korça në këtë kohë e pushtuar nga francezët ishte mollë sherri dhe rrezik i madh për ta pushtuar Greqia.

Francezët bien dakord me Themistokli Gërmenjin pas traktativave të fshehta si edhe me grekët për dominimin e asaj zone.

Më 8 dhjetor 1916 në krye të dy-treqind vetëve hyn në Korçën e spastruar prej grekëve nga prania franceze dhe ndërmerr formimin e një këshilli administrativ dhe u shpall formimi i Republikës Shqiptare të Korçës më 10 dhjetor me bekimin e Henri Deskuen komandant i garnizonit francez në qytet. Populli e përkrahu.

Nënshkroi protokollin e 10 dhjetorit 1916 për shpaljen e Korçës Republikë Autonome. Gjë që në kushtet e sotme duket pak për të qeshur, si dhe në kontekstin e kohës ku mbrujteshin metodat e konceptit të komb-shtetit, megjithatë ajo ishte një nismë për të shpëtuar Korçën nga pushtimi sesa për ta shpallur atë republikë.

Madje shumë të rinj të asaj kohe shprehen në dëshmi se do të donin një pushtim afatgjatë të francezëve ‘’të kulturuar’’ për një ‘’Paris të vogël’’ në ombrellën e një France të fuqishme. Nismat e pushtuesve francezë në Korçë mirëpriteshin.

Që kur futet Themistokliu në Korçë i drejtohet autoritetetit popull si shpëtimtar dhe drejtues i tij. Me  këtë rast u përfitua dhe kohë sepse rreziku më i madh vinte nga grekët që kishin pretendime të aneksimit të Shqipërisë së Jugut.

Që sa erdhi ai administroi suksesshëm institucionet e policisë, Prefekturën. Ngrihet flamuri kombëtar. Fillojnë veprimtaritë, hapen 60 shkolla shqipe, ngrihen ura, përmirësohen rrugë, stabilizoi rendin, sigurinë, gjendjen sociale, financat, funksionoi gjykata. Në këtë bashkëpunim shqiptaro-francez u shtypën karmonedha dhe pulla. Në një farë mënyre stabilizoi ‘’Republikën e tij të pavarur’’. Megjithatë në vitin 1917 loja diplomatike ndryshon. Marrëveshjet e hapura dhe të fshehta janë shumë të shpeshta në luftën e I Botërore midis shteteve. Franca bashkëpunon me Greqinë dhe mendohet se Korça t’i lihet grekërve.

Pas largimit të kolonel francez nga Korça Descoins, në maj të vitit 1917, Themistokli Gërmenji akuzohet si bashkëpunues austro-hungarez dhe bullgar dhe pushkatohet.

Ai u akuzua si tradhëtar, gjë që Themistokli Gërmenji nuk e pranoi deri në vdekje. Për interesat e Greqisë me Francën Themistokli Gërmenji ekzekutohet me Qamil Panaritin.

Franca ka kërkuar falje në vitin 1998 për këtë figurë të shquar që luftoi pamasë në çështjet e Shqipërisë dhe të vendit të tij. Ambasadori Francez në Tiranë i asaj kohe vendosi një tufë me lule mbi varrin e tij në Korçë.

Presidenti Nishani e dekoron atë pas vdekjes si patriot të shquar me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Megjithatë, historia e kësaj figure të shquar kombëtare të lëvizjes kombëtare ka shumë akoma për t’u eksploruar.

“Na buzëqeshi fati”, Daja: Meritën e kanë lojtarët, më erdhi keq te…

 

Skënderbeu mposhti Bylisin me rezultatin 2-3 në një përballje dramatike. Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli për emisionin “Gol pas Goli” pas këtij takimi, duke deklaruar:

Ndryshimi i skemës – E kishim punuar gjatë gjithë javës. Mungesat e shumta ndikuan në ndryshimin e skemës. Menduam që të kalonin në një mbrojtje me 3. Nuk e kishim praktikuar ndonjëherë. Për herë të parë në formacion luante Vitija dhe Elezi. Sakrifikuan Krasniqi dhe Pëllumbi. Gjithë javës kemi punuar me këtë mënyrë loje.

Ilir Daja

Përmbysja e Bylisit- Sot nuk ishte shumë zgjedhja taktike, por dëshira për ta fituar. Përballë kishim po të njëjtin ekip që element kryesor ka motivimin maksimal. Kjo lojë ishte e luftuar, do dilte fitimtar ai që do shfrytëzonte rastet. Na buzëqeshi fati sepse edhe kërkuan. Meritën e kanë pasur lojtarët për fitoren e sotme.

Analiza e lojës – Ballshi shtyhet shumë parapara me 2 ekranet dhe krijon shumë boshlliqe midis linjës së mbrojtjes me linjën tjetër. Sot e kishim punuar për të shfrytëzuar topat mbas shpine me Bregun edhe Grepshin. Krasniqi nuk ishte i mundur për të këruar topat mbas shpine. Krasniqin e lamë 9 fallso. Na rezultoi pozitive.

Merzitja në momentin e përmbysjes- E rëndësishme është që fituam. Na duhej për moral dhe për të vazhduar përpara. Një humbje tjetër do na rëndonte shumë gjendjen psikologjike. Me erdhi keq te goli i dyti i pësuar. Nuk ishim të kujdesshëm për ta neutralizuar atë gol. Brenda lojës gjithmonë janë të 3-ja rezultatet. Jemi të kënaqur nga fitorja, pranojmë rezultatet që prodhon ekipi.

Shpërthen Skenderbeu fiton me perbysje ne transferte

 

Ballshiotët e Dovedan, vijnë në këtë përballje, me moral të lartë, teksa do të kërkojnë vijimin e ecurisë pozitive, pas triumfit në transfertë ndaj Vllaznisë. Ndërkohë nga ana tjetër, korçarët nuk po kalojnë një moment të mirë, teksa në 4 sfidat e fundit kanë regjistruar 2 humbje dhe 2 barazime.

Një ndeshje me emocione të jashtëzakonshme ishte ajo mes Bylisit dhe Skënderbeut që përfundoi në shifrat 2-3.

Por njëkohësisht minutat e fundit do të ishin edhe minutat dramatike…atje ku filloi dhe perbysja e dyfishte….!

Gripshi arrin të shënojë dhe të thyejë Bylisin që kishte 10 ndeshje pa humbje.

Trajneri Daja, ka ndryshuar skemë në këtë përballje, duke hedhur në fushe rreshtimin 5-4-1.

 

LIVE| BYLIS – SKËNDERBEU 2-3

Murataj 74′, Goxha 79′ / Krasniqi 45+2′ (p), Bregu 86′ (p), Gripshi 88′

KOMENTI LIVE:

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

88′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-3/ Çfarë përballje! Emocione pafund në “Adush Muça”! Korçarët përmbysin rezultatin me Gripshin, pas një kundërsulmi vrastar! Shtangen vendasit!

86′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-2/ Dejvi Bregu tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë!

79′ GOOOOL BYLIS 2-1/ Fantastik Jurgen Goxha, i cili realizon një supergol me roveshatë duke përmbysur rezultatin! 

74′ GOOOOL BYLISI 1-1/ Barazohen shifrat, shënon kapiteni Valentino Murataj! Pas një harkimi të Peposhit, Goxha devijon me kokë, topi i del Muratajt, i cili e shtyn drejt rrjetës, duke mposhtur portierin Koliçi.

67′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha autori i golit Krasniqi, vendin e tij e zë Oto Xhon.

67′ Pranë golit të dytë Skënderbeu, me Dejvi Bregun, i cili provon me një gjuajtje, por topi devijohet në këndore.

48′ Pranë golit të dytë Skënderbeu. Bregu dhuron spektakël nga e dajthta, harkon në zonë për Krasniqin, i cili provon me një gjuajtje fluturimthi, por ndalet nga portieri Hidi!

45+2′ GOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Blerim Krasniqi realizon nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar në avantazh korçarët!

45+2′ Penallti për Skënderbeun! Peposhi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bregut, për gjyqtarin nuk ka dyshime, penallti për Skënderbeun!

21′ Penallti për Bylisin! Ndeki ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Peposhit, për gjyqtarin Bastari nuk ka dyshime, penallti për vendasit dhe karton i verdhë për futbollistin e Skënderbeut!

20′ Ndeki avancon bukur dhe provon të shënojë nga distanca por jashtë kuadratit!

18′ Goxha provon të shënojë me kokë, por gjuajtja e mbrojtësit shkon jashtë kuadratit.

17′ Pëllumbi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar!

14′ Skënderbeu fiton goditjen e parë nga këndi. Harkon Bregu, grushton portieri Hidi!

10′ Goxha përplaset me Krasniqin në mesfushë, për fat të mirë gjithçka kalon pa probleme, teksa të dy futbollistët rikthehen sërish në lojë!

7′ Dominim i vendasve në këto minuta të para, të cilët ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e Skënderbeut!

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Bylisi: Hidi, Ymeralilaj, Turabov, Goxhaj, Janku, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Qardaku, Ntepe, Guindo. Trajner: V.Dovedan.

Skënderbeu: Koliçi, Bregu, Gripshi, Elezi, Krasniqi, Meksi, Ndeki, Pëllumbi, Pollozhani, Vitia, Taipi. Trajner: I.Daja.

 

 

 

KORÇA në VJESHTË

Veshur KORÇA me vjeshtë
Vallëzojnë gjethet e rëna…
Nudo do përqafohen pemët
Kur era t’i xhveshë të tëra

Veshur KORÇA me vjeshtë
Më i bukuri qytet në botë…
Qyrkun e bardhë i vesh dimri
Serenatat e mbajnë ngrohtë

Veshur KORÇA me vjeshtë
Vjeshta e bukur në KORÇË
Tinguj kitare lëshojnë gjethet
Lot të ngrirë kur bie dëborë…

Sa bukur vishet KORÇA në çdo stinë
Në zemër të korçarëve ka dashurinë

nga Albina Trebicka

Kur Shqipëria mundi Belgjikën në vitin 1984

 

Vitet ‘80 kanë qenë të arta për futbollin shqiptar. Pas humbjes 8-0 me Gjermaninë në vitin 1981, nga drejtimi i skuadrës kombëtare u largua i madhi Loro Boriçi, për t’i hapur rrugë një ere të re.

Ekipi Shpresa ishte shpallur 2 herë kampion Ballkani në 3 vite dhe shumica e elementëve vinin nga ky ekip, ndaj dhe ekipi kombëtar pati një rritje. Drejtimin e ekipit kuqezi e mori Shyqyri Rreli, pasi ai kishte drejtuar me sukses U-21 (Vendi i tetë në botë).

Interesant është fakti që në fillimin e viteve 1980 kampionatin kombëtar e fitonin 5 skuadra të ndryshme, 3 ekipet e kryeqytetit (Dinamo, Partizani dhe 17 Nëntori) dhe 2 vinin nga rrethet (Vllaznia dhe Labinoti). Dhe natyrisht kishte shumë prurje nga të gjithë ekipet, duke qenë se gara ishte e fortë.

Në eliminatoret e Europianit 1984, Shqipëria nuk bëri një paraqitje të mirë, 6 humbje dhe vetëm 2 barazime. Megjithatë, një brez i artë po rritej dhe në eliminatoret e Botërorit 1986 shënohet fitorja historike kundër Belgjikës, 2-0, kur ndeshja e parë në Bruksel kishte përfunduar 3-1 (1-1 deri 6 minuta para fundit).

Por para fitores legjendare në Tiranë me Belgjikën, Shqipëria kishte marrë një rezultat shumë të mirë jashtë fushe, 2-2 në Poloni, ku hera e parë që Kombëtarja përmbyste nga 1-0 në 1-2 dhe vetëm një pakujdesi e mbrojtjes në fund bëri që ndeshja të përfundonte në barazim, kur i madhi Bonjek mposhti Mustën.

Dhe më 22 dhjetor 1984 shënohet kulminacioni i Kombëtares shqiptare. Është për t’u habitur, ndonëse stadiumi “Qemal Stafa” në statistikat e mëvonshme regjistronte rreth 16 mijë vende të ulura, ndaj Belgjikës ishin të pranishëm në stadium 20 mijë tifozë, kjo e pasqyruar edhe në statistikat e ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola. Në pjesën e dytë, Josa në ‘69 shënon golin e parë me kokë. Belgjika u hodh e gjitha në sulm për të marrë të paktën një pikë, por Minga në një kundërsulm në ‘86 shuan shpresat e miqve, ndërsa stadiumi dhe e gjithë Tirana nisi festën.

Për herë të parë u ngjall shpresa e një kualifikimi të mundshëm në Botëror, Shqipëria renditej e dyta në grup pas asaj fitoreje. Kombëtarja mundi Belgjikën më të mirë të të gjitha kohërave deri kur këtë vit u rendit e treta në botë, pasi ajo skuadër më vonë në finalet e Botërorit 1986 në Meksikë zuri vendin e katërt në botë.

Vetëm Argjentina (kampione e botës) arriti ta thyente në gjysmëfinale, pasi belgët mund të ishin edhe finalistë. Por gjithë ai entuziazëm i Shqipërisë u venit në Athinë pas humbjes 2-0 me Greqinë, ndërsa Polonia në Tiranë shuajti shpresat e kualifikimit me golin e të madhit Bonjek…

Burimi: Konica.al

Korça organizon “Gjon Mili Photography Days” Edicioni II

 

Korça organizon “Gjon Mili Photography Days” Edicioni II
Diversiteti ballkanik do te jete ne qender te aktivitetit per kete vit.

Për të dytin vit radhazi në qytetin e Korçës u çelenDitët e Fotografisë Gjon Mili ( Gjon Mili Photography Day’s ). Ne kete festival qe mban emrin e fotografit legjendar te Life Magazine Gjon Mili, i lindur ne qytetin e Korçës, do te marrin pjesë 30 fotografe nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Diversiteti ballkanik, eshte tema e zgjedhur nga kuratorët Osman Demiri dhe Burim Myftiu, per ekspozitën e këtij viti.

Ndryshe nga viti i kaluar, kete vit eshte shtuar numeri i aktiviteteve. Producenti Roland Beqiraj thote se hapja e ketij festivali do te filloje siparin me nje portofol fotografish te Osman Demirit, fotograf shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Pertej Kaosit, titullohet ekspozita qe do te hape festivalin dhe qe do te çelet me 8 nentor ne Shtepia e Flamurit. Do te vazhdohet me ekspoziten e madhe me 9 nentor, ku 30 fotografe nga Ballkani do te jene ne nje ekpozite te perbashket qe do te çelet ne oren 18.00 në qendren e re multifunksionale ( Biblioteka e re e qytetit te Korçës ). Dhe per fotografet e rinj dhe per te gjithe te apasionuarit pas fotografisë Regjisori Kujtim Çashku, do te mbaje nje leksion te hapur ne sallen e Muzeut Gjon.

Ca pika shiu ranë mbi qelq Për ty unë befas ndjeva mall….

Mall…poezi nga Ismail Kadare

Ca pika shiu ranë mbi qelq
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq:
“Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç.”

Në ç’ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi vallë?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

Skënderbeun duan ta “djegin” kompani dhe disa përsona të cilët dyshohen dhe janë nën hetime për lidhje me mafjen

 

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Skënderbeut, thekson se denimi vjen nga kompani si Sportradari dhe Federbetit të cilët dyshohen dhe janë nën hetime për lidhje me mafjen…!

Klubi i Korçës ka publikuar para pak minutash disa artikuj që lidhin këto 2 kompani me mafian. Drejtuesit e Skënderbeut janë të bindur se janë të pafajshëm dhe drejtësia nuk do të vonojë.

POSTIMI I SKËNDERBEUT:

Si ka mundësi që Skënderbeun duan ta “djegin” këto kompani dhe disa përsona të cilët dyshohen dhe janë nën hetime për lidhje me mafjen?

Nga Sportradar deri tek Presidenti i Federbet i cili ka sulmuar personalisht Skënderbeun…

Ka dhe nga ata që kërkojnë dhomave private prova kundrejt pagesave ilegale…

Drejtësia nuk do të vonojë❗️

 

Korçarja që u bë yll në Hollywood dhe u martua me miliarderin Ford

 

Gjatë karrierës së saj ajo ka provuar të jetë aktore, kërcimtare dhe akrobate. Fillimisht ajo punoi në teatrin italian “Bertoldissimo” dhe bëri një turne të sukseshëm nëpër Itali. Ajo ishte protagonistja kryesore, të cilën shtypi i kohës e cilësoi “La piccola grande Dea”, (E madhja hyjneshë e vogël). U shqua për suksesin që pati gjatë xhirimeve të shoqërisë amerikane “Metro Goldwin Mayer”, të Hollivudit. Ajo qëndroi në Hollivud për shumë kohë ku interpretoi në shumë filma.

Eleni Qirici është shqiptare, e lindur në Australi. Artiste e famshme, me baba korçar dhe nënë australiane. Jetën e kaloi mes këngës, aktrimit dhe kërcimit.

Eleni Qirici

Në rini ka qenë e bukur dhe gjithmonë e lakmueshme nga meshkujt. Korçën, vendin e të atit, e preku vetëm kur ishte nëntë muajshe. Kush i ka jetuar ato vite, apo e njeh mirë historinë, padyshim i kujtohet këngëtarja Eleni Qirici. Dha pak koncerte në Shqipëri, duke nisur me Korçën, qytetin e serenatave, me Tiranën, Shkodrën, Durrësin, Elbasanin, etj. Por pjesën më të madhe të suksesit të saj, Qirici e fitoi në Evropë dhe në Amerikë. Rrjedh nga familje artistësh, historia e të cilëve është e lashtë dhe e pasur. Kjo familje, që emigroi në vitin 1890 në Amerikë për arsye ekonomike, më pas do të bëhej një nga pjesëtaret më të rregullta të festave mondane.

Eleni Qirici, artisja e famshme shqiptare, të cilën shtypi botërore e ka vlerësuar maksimalisht, e nisi karrierën e saj artistike që në moshën pesëvjeçare, ku filloi të këndonte, kërcente dhe të merrej me akrobaci, këtë të fundit të mësuar nga xhaxhai i saj. Për herë të parë, ashtu e ndrojtur dhe me çiltërsinë e një fëmijë, Qirici interpretoi në skenën e kinema “majestik”, së bashku me grupin e xhaxhait, i cili falë saj rroku një sukses të madh, që bëri të kapërcente kufijtë e Korçës.

Kur ishte vetëm 13 vjeç, Eleni pushtoi e vetme skenat e vendit. Koncertin e parë së bashku me prindërit e saj, instrumentistë, Eleni e dha në kinema “majestik” në Korçë. Ishte një koordinim i interpretimit të dy prindërve instrumentistë dhe vajzës së tyre që herë këndonte, herë kërcente dhe herë interpretonte si akrobate. Koncerti u prit me entuziazëm të madh, gjë që e inkurajoi vogëlushen, e cila shumë shpejt u bë e njohur për talentin e saj edhe në skenat e qyteteve të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës etj. Ajo befasonte publikun, ndërsa shtypi i kohës e pasqyronte turneun artistik të Elenës duke evidentuar talentin e saj artistik, veçanërisht për këngët.

Shkollimi në Vjenë dhe suksesi në Evropë

Prindërit, duke qenë vetë artistë kuptuan se vajza kishte aftësi të rralla artistike, ndaj vendosën ta çonin për studime në Vjenë, në një shkollë kërcimi. Nuk kishin kaluar as tre muaj që Eleni mësonte në këtë shkollë, kur u ngjit në skenën e teatrit variete të Vjenës. Interpretimi i saj plot jetë, shkathtësi dhe besim në vetvete ra menjëherë në sy të kritikëve të artit, të cilët filluan ta mbështesnin këtë talent të ri. Shtypi filloi të shkruajë për të dhe padyshim kjo tërhoqi vëmendjen e menaxherëve italianë, të cilët kërkonin talentet e reja dhe u ofronin rrugë drejt suksesit. Kështu ndodhi edhe me Elenin.

Elena Qirici

Në një koncert të saj në Vjenë u paraqit përfaqësuesi i shoqërisë italiane “Frateli Schwarz”, tepër e njohur në atë kohë, që i ofroi një marrëveshje 6-mujore. Në këtë shoqëri bënin pjesë 80 artistë, por Eleni e vogël u bë shumë shpejt protagonistja kryesore, duke siguruar suksesin e shoqërisë “Bertoldissimo”. Shfaqjet artistike të organizuara nga kjo shoqëri në shumë qytete të Italisë ishin një sukses i madh dhe sigurisht e ndihmuan Elenën të bëhej e njohur shumë shpejt në jetën artistike italiane. Shtypi italian i rezervoi Eleni Qiricit një vend të veçantë dhe për të u shkruan mjaft artikuj, ku ajo emërtohej si “La picola grande diva” (vogëlushja hyjneshë e madhe).

Me këtë koncert ajo interpretoi gati në të gjitha skenat e qyteteve të mëdha italiane si në Romë, Milano, Bolonjë, Firence etj. Por kjo jetë artistike i shërbeu për të dalë tej kufijve të Italisë. Tek Eleni mbërritën menaxherë të shoqërive evropiane, mes të cilëve artistja e re korçare zgjodhi shoqërinë franceze “A.B.C” të Parisit.

Rrugëtimi drejt Hollivudit

Tek Eleni ishin ndërthurur gjithë cilësitë e mira: talenti si këngëtare, kërcimtare dhe akrobate. Bashkëngjitur talentit, bukuria e stili i veçantë që e karakterizonte në jetë, këto veçori bënë që Qirici të tërhiqte vëmendjen e shoqërive kinematografike amerikane. Një përfaqësues i kinematografisë amerikane të Hollivudit, “Metro – Golduin – Mayer”, i ofroi të bëhej pjesë e projektit të tij. Pranoi.

Që në vitin e parë të mbërritjes në Amerikë, Qirici interpretoi disa role kryesore, në të cilat këndonte, kërcente dhe interpretonte në mënyrë të shkëlqyer. Talenti i saj shumë shpejt të ishte e mirëpritur nga artdashësit amerikanë. Pa vonuar, vepra e vajzës shqiptare u pasqyrua edhe në mjaft media amerikane, të cilat nisën ta krahasojnë me balerinën e famshme amerikane të kohës Eleonor Pauell.

Në verën e vitit 1938, Eleni bashkë me prindërit u kthye në Korçë, ku veç kujtimeve, kishte aty edhe plot të afërm. Për t’i respektuar ajo vendosi të japë një koncert tek kinema “majestik”, prej nga mori rrugë veprimtaria e saj artistike. Bashkë me të interpretonin edhe prindërit. Disa ditë më vonë ky koncert u dha në kryeqytet. Shtypi i kohës bënte reklamën një ditë më parë: “Të mërkurën, ora 9 në kinema “Nacional” interpreton ylli kinematografik shqiptar Eleni Qirici, këngëtare, valltare dhe akrobate…

Tërë shtypi evropian dhe amerikan i kanë ngritur lart cilësitë e të voglës Eleni Qirici. Ajo ka entuziazmuar publikun e Londrës, Parisit, Vjenës, Romës, është artistja kryesore e dy filmave në Hollivud. …Eshtë një artiste që posedon me të vërtetë diçka që nuk mësohet, por vetëm lindet, që me të vërtetë nderon gjithë kombin shqiptar në botën e huaj”. Një ditë pas shfaqjes në shkrimin me titull “Sukses i jashtëzakonshëm i vogëlushes Eleni” shkruhej: “… ishte një eveniment i madh artistik për gjithë Shqipërinë, ishte shfaqësina e artistes me famë botërore Eleni Qirici. Eleni e jeton muzikën që kërcen me një harmoni të mbaruar lëvizjesh dhe buzëqeshjesh. Në Amerikë është konsideruar më tepër se një yll”.

Martesa në Amerikë dhe mbyllja e karrierës

Shkëlqimi i artistes së re shqiptare nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e elitës amerikane. Koncertet e saj dhe më pas edhe filmat ku ajo interpretonte ndiqeshin dhe vlerësoheshin prej shtresave të pasura të Amerikës. Babai i saj, Vasili, përpiqej ta mbante larg mjediseve të elitës amerikane dhe e këshillonte që shokun e jetës ta zgjidhte mes emigrantëve shqiptarë që jetonin dhe punonin në atë kohë në Amerikë.

Ai parandiente se martesa me një amerikan apo ndonjë të huaj tjetër do ta largonte nga prindërit, të afërmit, vendi i tij. Ishte kjo arsyeja që ai refuzonte edhe kërkesat që i vinin për martesë nga djem të kombësive të tjera. Pavarësisht kësaj, Qirici u martua me djalin e një prej familjeve më të pasura në Amerikë, Fordi. Por kjo martesë i kushtoi artistes shqiptare të hiqte dorë nga bota e artit, duke iu përshtatur kështu jetës mondane. KohaNews

Dua Lipa bëhet më e kërkuara në Shazam

 

Dua Lipa në mëngjesin e djeshem publikoi këngën e re bashkë me disa sekuenca nga videoklipi, por ende pa kaluar shumë orë ajo e ka publikuar videoklipin e plotë të këngës së saj më të re “Don’t Start Now”.
Dua Lipa është gati të futet në një “Epokë të Re”, sipas Forbes, me këngën e saj të re “Don’t Start Now”.

“Zgjodha të botoj këtë këngë të parën që të mbyll një kapitull të jetës dhe të nis një tjetër”, tha ajo në një deklaratë. “Në një epokë të re me një tingull të ri muzikor.

Dua Lipa

Kjo këngë është për të bërë përpara e për të mos lejuar njeri të të pengojë. Më erdhi natyrshëm të zgjidhja këtë këngë, me të njëjtin ekip që bëra “New Rules”, tha ajo.
Ndërkohë, kënga e saj e re jo vetëm që ka marrë miliona klikime në Youtube, por ka dalë dhe “Kënga e Ditës” në Shazam, që do të thotë se është muzika që kanë kërkuar më shumë njerëzit në aplikacionin që identifikon këngët.

Zbulohet skandali/ Kompania që dënoi Skënderbeun, bashkëpunonte me mafian italiane…

 

Kompania e njohur zviceriane “Sportradar”, e cila punon për llogari të UEFA-s dhe të FIFA-s, është përfshirë nga një skandal i rëndë.

Kjo kompani ka ndërtuar sistemin BFDS, që solli dhe dënimin e Skënderbeut. Në Itali mediat publikojnë një lajm, ku një i penduar i mafies italiane ka treguar se si bashkëpunonte me këtë kompani dhe ka bërë disa pagesa në të zezë.

Sipas medias italiane “Businesss Insider”, pas hetimeve qe janë bërë janë arrestuar 60 persona vitin e shkuar nga mafia siçiliane dhe Sacra Corona Unita që kishin ndarë mes tyre tregun e basteve ilegale në Itali për dy vjet, duke përdorur disa shoqëri të cilat vepronin në vebnde si Rumania, Shqipëria apo edhe Malta.

Fabio Lanzafame, një i arrestuar nga ky grup, ka bërë pohuar dhe ka shpjeguar se nëpërmjet faqeve fiktive të krijuara, punohej paralelisht me faqet e njohura ndërkombëtare, falë informacioneve që blinte rregullisht nga filiali i “Sportradar”, i cili quhet “Betradar”.

Në artikullin e publikuar nga “Business Insider” shkruhet se si disa prej drejtuese të “Sportradar”, kishin rënë dakord që kompanive të jashtëligjshme t’u jepeshin kuotat e ndeshjeve para atyre të regjistruara.

Pasi ky skandal doli në dritë kompania Zviceriane “Sport Radar” ka reaguar dhe ka hedhur poshtë çdo akluzë, duke thënë se nuk është një shkrim gazetaresk korrekt.Panorama Sport

Rrobat e reja të mbretit… Dhe ekonomia që ka arritur në një pikë kritike

 

Ekonomia ka arritur në një pikë kritike, që nuk po arrin të fshihet më as nga shifrat zyrtare. Rritja është përgjysmuar në raport me një vit më parë, duke zbritur në rreth 2.2%, pas mbarimit të efektit të energjisë.

Institucionet ndërkombëtare kanë rishikuar në ulje projeksionet për performancën ekonomike të vendit. Banka Botërore deklaroi së fundmi se, në afatin e mesëm, nuk pret një rritje më të lartë sesa 3.5%, që vlerësohet shumë e ulët për një vend në zhvillim si Shqipëria, që ka të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë.

Gazsjellësi TAP, investimi më i madh ndonjëherë në vend, me vlerë 1.5 miliardë euro, po i jep efektet pa u mbyllur ende mirë. Në korrik dhe gusht, të ardhurat nga TVSH e brendshme ranë me më shumë se 30% me bazë vjetore dhe në shtator me gati 50%, duke nxjerrë zbuluar konsumin anemik në vend, që nuk po arrin të nxitet as nga turistët që, për hir të së vërtetës, ishin të shumtë në numër. Shërbimet janë, në fakt, i vetmi sektor që po mban ekonominë në këmbë.

Investimet e reja janë pothuajse inekzistente, sidomos në sektorë me vlerë të shtuar, të cilat do të ndikonin pozitivisht në rritjen e produktivitetit të ekonomisë dhe pagave. Kjo e fundit do të ishte stimuli më i mirë për të mbajtur të rinjtë në vend, duke frenuar disi emigracionin që po e gërryen vendin dalëngadalë.

Stimujt monetarë dhe fiskalë, që do t’i jepnin një dorë ekonomisë së çalë, janë ezauruar thuajse tërësisht. Norma bazë e interesit është në nivele minimale historike prej 1%. Kredia, ndonëse në gjallërim, mbetet e ulët, teksa janë faktorë të tjerë që e kushtëzojnë atë, ku më kryesori është mungesa e projekteve fizibël dhe të qëndrueshme. Ndërtimi është i vetmi që po merr vëmendje (jo nga bankat), por siç e kemi përmendur shpesh, në afat të mesëm e të gjatë, kjo nuk i sjell asgjë ekonomisë.

Nuk mund të bëhet fjalë as për stimuj fiskalë. Ndonëse taksat u rritën vitet e fundit, kjo nuk duket se shërbeu për të zgjeruar të ardhurat, që kanë ngecur në 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), më të ulëtat në rajon. Nëse do të hiqnim efektin e shpërndarjes së dividendit, i nxitur nga ulja e tij nga 15 në 8%, edhe për fitimet e mbartura, të ardhurat për 9-mujorin do të ishin negative. Me borxhin real (përfshirë detyrimet e prapambetura) që ka mbetur në rreth 70% të PBB-së dhe faturat e koncesioneve që pritet të rriten nga viti në vit, rreziqet fiskale sa vijnë e shtohen.

Ndërkohë, kemi një rritje anemike të paqëndrueshme, me burimet amortizuese që sa vijnë e po shterohen, çka pritet të ketë efekt kundërciklik në të ardhurat buxhetore. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit  flet për një situatë aspak optimiste, me fshehje të detyrimeve të prapambetura, me qëllim ruajtjen e parametrave makroekonomikë, por duke shtyrë detyrimet në të ardhmen, thjesht rritet rreziku për një paaftësi paguese në afatin e mesëm. Shpresa e vetme mbetet ulja e evazionit (te të mëdhenjtë, se te më të vegjlit është provuar shpesh) dhe çlirimi i fondeve nga ulja e korrupsionit në tenderë e koncesione.

Doing Business e vendos Shqipërinë të fundit në rajon për të bërë biznes, bashkë me Bosnjën dhe me barrën më të lartë të taksave, kur të ardhurat në buxhet i ka më të ulëtat.

Nuk ndihmon as ekonomia europiane, që po jep shenja ngadalësimi, ku po tronditet dhe shtylla më e fortë e saj, Gjermania. Italia, partneri kryesor, është prej muajsh në rrezik recesioni. Banka e Shqipërisë e ka pohuar tashmë se rreziqet në kahun e poshtëm po rriten, si nga ambienti i brendshëm (që përveç halleve të tjera i shtohet dhe kriza politike) ashtu dhe në atë të jashtëm.

Përballë kësaj situate, kemi një qeveri të zhytur në guaskën e saj virtuale, ku më të rëndësishme janë “like” e “share”, që mund të marrin ministrat dhe zyrtarët e saj në “Facebook”, sesa ajo që po ndodh në realitet. Në “oborrin” e qeverisë, jeta është e bukur, me plot shkëlqim, njerëzit janë të lumtur e të veshur bukur, me stilin e modës së fundit. Media bombardon përditë me lajme për rrugë të shtruara e të rishtruara, për pemë të mbjella për “armiq” të jashtëm, që nuk e duan integrimin e vendit.

Janë aq të zhytur në botën e tyre të bukur, sa duket shumë e vështirë, që dikush t’i bindë të shohin realitetin. Këtë nuk po arrijnë ta bëjnë as ata që po refuzojnë në heshtje, duke braktisur vendin dhe as shifrat që janë kokëfortë. Mbreti ende beson që është i veshur bukur, ndonëse ekonomia po thërret me zë të lartë, që është lakuriq…Monitor

Korça kthehet në trend, destinacioni i dytë për udhëtime brenda vendit

 


Korça është qyteti i dytë drejt të cilit shqiptarët kanë udhëtuar brenda vendit në vitin 2018. Të paktën 12.2 për qind e udhëtimeve janë kryer per ne qytetin juglindor.
E për ta vijuar këtë Korça, nuk është më vetëm qyteti i serenatave, teksa është vështirë të sigurosh një hotel në periudha të tilla si Festa e Birrës që zë vend në muajin gusht, festa e Lakrorit.

Festat e Nëntorit gjithashtu pësojnë një dyndje drejt Korçës teksa qershia mbi tortë janë Krishtlindjet ku sërish frekuentimi tradicionalisht ka mbetur i lartë. Kjo ka bere qe dhe investimet ne struktura akomoduese viteve te fundit te jene me te medha.

Anketa e Insitutit të Statistikave Turizmi “Pushime dhe Udhëtime” tregon Tirana, kryeqyteti i vendit mban 27.1 për qind kurse i treti në listë është qyteti i Vlorës me 11.1 për qind të udhëtimeve. Qëllimet e udhëtimeve janë përkufizuar si personale apo biznesi dhe në këtë kontekst i katërti në listë është qyteti bregdetar i Durrësit.

Me radhë sipas të dhënave zyrtare qytetet e tjera me përqindjet respektive të udhëtimeve janë Elbasani me 4.2 për qind, Fieri me 3.3 për qind, Lezha me 3.1 për qind, Shkodra me 2.9 për qind, Gjirokastra me 2.4 për qind. Të fundit në listë mbeten Berati me 2.1 për qind dhe Dibra ku vetëm 1.2 për qind e të anketuarve kanë udhëtuar drejt këtij qyteti në vitin 2018.

Lidhur me udhëtimet jashtë Shqipërisë kryesojnë ato drejt Italisë dhe Greqisë çka është e shpjegueshme për aq kohë sa një pjesë e mirë e emigrantëve janë të vendosur në dy vendet fqinjë dhe vizitat nga të afërmit nuk mungojnë.Monitor

Halloween një festë me origjinë të lashtë, nga fiset kelte

 

Fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë janë duke e kthyer festën e Halloween në një traditë të re edhe për vendin tonë.

Por jo vetëm fëmijët. Fotot që shihni janë parë të përhapura sot nëpër zona të ndryshme të qytetit te Korces.

Halloween është një festë me origjinë të lashtë, nga fiset kelte, por që dekadat e fundit është popullarizuar në mbarë botën nëpërmjet festimeve të mëdha që janë bërë në Amerikë, fillimisht prej emigrantëve irlandezë, e më pas në vende të tjera.

Festa pagane me origjinë nga Irlanda kulmon rreth mesnatës së 31 Tetorit. Simboli kryesor i festës së vjeshtës janë kungujt e ndriçuar.

Serenatat e Korçës dhe Shkodrës, artistët e të dyja qyteteve i këndojnë në Pazarin e Vjetër

 

Serenatat, këngët e njohura si himn i dashurisë kanë sjellë një mbrëmje magjike në Pazarin e Vjetër të Korçës. Mes Korçës dhe Shkodrës, këto këngë të kënduara herët, e që trashëgohen ende sot, mbeten një atraksion i rëndësishëm kulturor për këto qytete, të cilat e njohin mirë serenatën.

Ndërthurja në një mbrëmje të vetme e serenatave të Korçës dhe Shkodrës ka bërë që banorë, turistë e vizitorë të qytetit të kërcejnë dhe këndojnë së bashku, pavarësisht temperaturave disi të ulta. Për artistët, serenatat e dy qyteteve kanë një lidhje të ngushtë mes tyre.

Për turistët dhe vizitorët, serenatat mbeten një element shumë interesant i asaj çka ky qytet ofron.Të përfshirë nga ritmi dhe muzika, ata kanë kërcyer në sheshin kryesor të pazarit deri në mbrëmje vonë pa e fshehur entuziazmin

“Vij nga Hollanda, jemi një grup shoqëror dhe për mua është e disata herë që jam këtu. Është shumë bukur, ka muzikë shumë të mirë, atmosferë, ushqim të mirë, është shumë bukur. Kam qenë edhe për festën e birrës këtu dhe jam kënaqur shumë”, thotë një turiste holandeze.

“Për mua është hera e parë që vij këtu por është vërtet impresionuese. Kam dëgjuarfjalë shumë të mira për këtë qytet dhe është vërtet i tillë. Ka diçka të veçantë dhe kjo muzika është shumë e bukur, të bën të kërcesh”, thotë një tjetër.

“Unë jam nga Hollanda dhe këtu jam për herë të parë. Kam dëgjuar sesi ky vend u transformua dhe është vërtet bukur. Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë muzikën e ballkanit dhe kisha kureshtje por mund të them se është vërtet shumë e mirë”, thotë një turist nga Holanda.

Dikur një këngë poshtë dritareve të vajzave, sot serenata është kthyer në pasurinë e gjithsecilit për t’u kënduar në festa, në rrugë, në sheshe e çdo organizim.Top Channel