Agim Xhafka, gazetari dhe publicisti nga Korça, i ka kushtuar një shkrim personazheve popullorë të qytetit. Pa këta dhe të tjerë që kanë lënë gjurmë me thëniet dhe jetesën e tyre, Korça nuk mund të mendohet. Janë si ca monumente kulture që mbrohen…nga vetë amjenti korçar, e që me sa duket I ushqen për ti patur pjesë të trashëgimisë së tij të larmishme qytetare.
Nga Agim Xhafka
PANDI GJIZA
Korça dallohet për përdorimin e llagapëve. Nuk gjen një njeri të vetëm pa një të tillë. Dëgjon p.sh si u gdhive o But,si je o Okllai,hë Mastrapankë çfarë po bën,ik tutje Gogozhare…Për të vazhduar me sharrje tipike si kokë damberdilë,zarbë,teneqe e shpuar,farashuk,akoma në kolopoçka je… Gjuha e zonës mbushur me ngjyra e plot nënshtresa kuptimore. Që shkojnë deri në perqeshje,por asnjëherë në fyerje.
Një emërtim tjetër kanë pasur njerëz realë,por të mangët mendërisht. Këtyre u vendosnin nofka edhe qesharake,për të zbutur anormalen tek ta. P.sh Pandi Gjiza,Peci Bajamka,Stavri Maçoku,Pandi Këndeska,Taqo Babuci,Maqo Pehlivani e plot të tjerë që dihej se si kudo do të gjendeshin edhe në mes gjithë asaj popullsie.
Ndër këta,mua më ka rastisur që më shumë të njihja Pandi Gjizën,nga që shtëpinë e kam pasur afër stadiumit dhe ai ka qënë tifoz i zjarrtë i “Skënderbeut”. Nuk gjej asnjë lidhje mes tij me fjalën gjiza. Iu ngjit si p.sh. Stavrit maçok nga mbrapa. Këto emërtime i lëshonte dikush e në pëlqeheshin të ngjiteshin që asnjë vendim gjykate nuk ta ndërronte më.
Pandi Gjiza,kur e kam njohur unë ka qënë ndoshta 40 vjeç a më pak. Më dukej kaq se vetë isha ende pa shkuar në shkollë. Kishte një trup mesatar,i imët,ecte si duke kërcyer,kthente kokën majtas e djathtas se i flisnin të gjithë dhe zërin të çjerë,si të gërvishtur me xham. Përherë ishte i kuq flakë në fytyrë,nga që në çdo lokal e ftonin,i jepnin nga një teke e ndonjë kërnackë e ai teke pas tekeje rrinte si gjysëm xurxull në rrugë. Nuk e di ku e kishte shtëpinë,por di që korçarët e donin. Nuk e fyenin,nuk e percmonin,e qirasnin dhe i rrihnin shpatullat me mirësjellje. Në stadium ai hynte deri tek fusha e rrinte perherë prapa portës së kundërshtarit. Se donte të ishte sa më pranë golit. E kur ai bëhej Pandi hiqte bluzën,e vërviste nga gëzimi e bënte xhiro rreth stadiumit sikur ishte ai shënuesi. Njerëzit i argëtonte e në kor shpërthenin Pandi,Pandi. I shkëlqenin sytë dhe dukej që larg që ishte i lumtur,shumë i lumtur.
Kështu mbaj mend edhe trajtimin e Peçi Bajamkës. Një tip tjetër që kishte mangësi të dukshme,por edhe hobi të tjera. Ai mbante një foto të Xhina Lobobrixhidës e ishte ngulur në tru se në një botë tjetër e kishte pasur dashnore. Dhe ua tregonte e ritregonte korçarëve. Të gjithë e dëgjonin dhe bënin të habiturin. Peci gjendej në qiell të shtatë në ato çaste.
Korçarët e mij përherë kanë treguar respekt për njerëzit me defekte. Se ishin të bindur që faji nuk ishte i tyre,gabimi ishte diku tjetër. Dhe pa hyrë në analiza ata i donin dhe i mbanin pranë këta qytetarë me shenja të dukshme anormaliteti. Siç mbajmë në bufe një relike porcelani,që na është thyer anash,por rri bukur me filxhanët e kafes dhe gotat e verës. Apo si gota e ujit që ka një cifël se e kemi përplasur tek kana,por e mbajmë se pijmë nga krahu tjetër.
Qyteti me këta tipa merrte më shumë dritë e ngjyra. I thyhej monotonia e kthehej në një kaleidoskop që nxjerr veç pamje mahnitëse.
Pandi Gjiza tashmë fle tek varrezat e qytetit. Bashkë me të ngjashmit e vet. Qyteti ka të tjerë si ata. Por kam siguri absolute se tek vendvarrimi i tyre sot nuk mungojnë lulet. Siç u dhuroheshin kërnackat në të gjallë. Se historia e qytetit tim lodron mes njerëzve normalë dhe jo normalë,si ylberi që krijohet nga të gjitha ngjyrat.
Eh,ç’më mbive deri në Amerikë,o Pandi Gjiza i Korcës sime…!
Nju-Jorku është stacioni i parë i emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Evropa në Amerikë. Një pjesë e tyre qëndrojnë në këtë epiqendër zhvillimi në bregun lindor të kontinentit, shumë të hapur për të sapoardhurit. Pjesa tjetër vazhdon rrugën më tej për të shkuar në thellësi të Amerikës. Nga dyqindmijë shqiptarë që kanë imigruar në Amerikë pas viteve ’90, një e katërta ka qëndruar në Nju-Jork. Këta shqiptaro-amerikanë jetojnë në enklava shqiptare nëpër lagjet në Bronx, Staten Island, Queens, Brooklyn, të ngritura sipas zonave prej nga kanë ardhur nga Ballkani.
“ Little Albania”
Dy të tretat e emigrantëve shqiptarë të Nju-Jorkut janë përqendruar në Bronx, ku kanë krijuar “Little Albania” në zonën e Pelham Parkway-it, Morris Parkut dhe Belmontes.
Vala e parë e imigrantëve shqiptarë ka ardhur në Bronx në fund të viteve gjashtëdhjetë dhe fillim të viteve ’70. Ata u zunë vendin familjeve italiane dhe irlandeze që ikën nga qyteti për një jetë më të qetë në periferi. Zona është kthyer tashmë në një nga komunitetet më popullore shqiptare të Amerikës.
Kur vijnë këtu imigrantët shqiptarë fillojnë punë të çfarëdoshme në ndërtim, restorante, dyqane, pastrim, administrim ndërtesash, shërbim ndaj të moshuarve. Ata që arrijnë një mirëqënie ecin në gjurmët e grupeve të tjera imigrante. Disa prej tyre kanë ndjekur biznesin me pasuritë e patundshme. Ata kanë blerë ndërtesa banimi gjatë krizës së vitit 1973, kur çmimet e pasurive të patundshme në Bronx ranë shumë, por edhe më vonë.
Një e treta e ndërtesave me apartamente në këtë pjesë të Bronxit janë të shqiptarëve. Me kalimin e kohës zonat u zhvilluan, kriminaliteti ra dhe lagjet e Bronxit janë kthyer në qendra komforte për familjarët. Familjet që kanë sukses ndikojnë në zhvillimin e zonës. Por, ashtu siç kanë bërë migrantët e etnive të tjera edhe shqiptarët e suksesshëm largohen nga Bronxi për të shkuar në zona më të pasura, më të qeta dhe me prosperitet më të lartë. Bronxi mbetet gjithnjë stacioni i parë i emigracionit, kur migrantët kanë shumë nevojë për njëri-tjetrin për fillimin e jetës në vendin e ri.
Arsimimi i fëmijëve prioritet
Ndihma që i japin njëri tjetrit migrantët është shumë e rëndësishme sidomos mes shqiptarëve, ku mungojnë organizatat e institucionalizuara në përfaqësimin e interesave. Punësimi, banimi, këmbimi i informacioneve bëhet ende në bazë të lidhjeve familjare dhe shoqërore, shpesh në kafene. Pjesa më e madhe e shoqatave dhe e organizatave merren me kulturë folklorike si ajo e dasmave dhe mexhliseve. Interesimi më i madh i grupit shqiptar të emigrantëve vazhdon të mbetet prosperiteti ekonomik.
Me sigurimin e punës dhe banimit, arsimimi i fëmijëve mbetet një nga prioritetet e prindërve shqiptarë. Pjesa më e madhe e fëmijëve ndjekin shkollat publike, ku mësimi është falas. Kurse në gjuhën shqipe ofrohen pak. Interesimi më i madh mbetet tek integrimi në shoqërinë amerikane. Por shoqëria amerikane shihet shumë e kufizuar. Në familjet shqiptare asimilimi ndaj normave kulturore dhe sociale të shoqërisë amerikane është i lejuar. Ky asimilim shkon deri tek përshtatja ndaj obsesionit amerikan ndaj racave. Afinitetetin më të madh imigantët shqiptarë në Nju-Jork e kanë me imigrantët që kanë ardhur nga vendet fqinjë italianë, grekë, boshnjakë. Përzierja shqiptare me racat e tjera mbetet e dëshiruar vetëm brenda “white”. Por kjo nuk e pengon brezin e ri, sidomos të lindurit në Amerikë, që të ndjekë rrugën e vet të amerikanizimit. Këtë e sheh për shembull tek rap-istat shqiptarë të Nju Jork, produkti mbase më i sukseshëm i shqiptarëve të Amerikës.
Para ndeshjes Shqipëri-Francë, ka ardhur edhe një koreografi nga fantastike nga “Tifozët Kuq e Zi”.Nga shkallët e sektorit të tyre është shpalosur një shqiponjë gjigante, teksa në sfond është stadiumi i vjetër, “Qemal Stafa”.
Ku shkruhej: “Këtu shqiponjat kanë folenë”.Banderola u hap në momentin kur po këndohej himni shqiptar, dhe ishte vërtetë diçka emocionuese.
Një kujtim edhe për impiantin e vjetër, i cili gjithashtu në vetvete mbart shumë histori si nga ndeshjet e zhvilluara aty, por edhe nga vetë tifozët të cilët kanë kujtime në shkallët e “Qemal Stafës”.
Përveç koncertit festiv që do të moderohet nga Ardit Gjebrea, koreografisë në fushë me 400 fëmijë dhe spektaklit të dritave, Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar edhe për dekorin e kësaj sfide, i cili do të jetë i veçantë. 21 mijë flamuj kombëtarë janë shpërndarë nëpër ulëse dhe çdo tifoz do të ketë flamurin e tij për ta valëvitur në çastin kur ekipet do të zbresin në fushë, çka do të krijojë një moment vërtet emocionues në stadium.
Stadiumi “Air Albania” është më shumë se gati për të mirëpritur tifozët sonte.
Përurimi i stadiumit të ri të Tiranës do të jetë një ngjarje e bukur për të kënaqur mijërat e tifozëve të pranishëm në “Air Albania Stadium”, por edhe milionat e shqiptarëve që do ta ndjekin takimin Shqipëri-Francë nga tv.
Sot në mbrëmje në orën 20:45 luhet ndeshja Shqipëri-Francë.
Ermira Babaliu është një këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo e lehtë dhe popullore korçare. Ermira Babaliu ka lindur dhe është rritur në Pogradec. Gjatë viteve të shkollës angazhohet në grupet artistike, por edhe pranë Shtëpisë së Kulturës, ku bie në sy për zërin e saj melodioz e të veçantë.Ermira Babaliu eshte martuar ne Korçe dhe prej vitesh ka emigruar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes se bashku me familje.Në festivalet e këngës në RTV, Ermira Babaliu vlerësohet dy herë rresht me çmime të treta…
Ermira është shfaqur në publik sidomos nëpërmjet serenatave korçare, të bëra mjaft popullore dhe që ia shtuan adhurimin dhe famën. Zeri i Ermira Babaliut ishte zeri i ndryshimit dhe te vecantes ne fund te viteve 80′. Kjo kengetare e talentuar dhe e apasionuar i shkundi pluhurin Serenatave Korcare duke i rigjalleruar ato perseri ne skene. Sot ajo vazhdon rrugen e saj si kengetare dhe atdhetare duke cuar peshe zemrat SHQIPTARE ne cdo cep te botes ku ka kenduar dhe kendon.
Po ju percjellim interpretimin arapke moj
Me thane se te pane ty,te pane duke lotuar /2x me mir te qaje un per ty se sa ti per mua /2x
ref: O mos mu deshpero ti, o mos mu hidhero /2x Arapke moj sy zeske moj sa forte te dashuroj /2x
II
Me thane se vaditje ti nje kopshte me jargavane /2x Keputma nje e falma mu aman cme dogje xhane /2x
Era Istrefi është një prej këngëtareve që do të performojë sot në ceremoninë inauguruese të “Air Albania Stadium”.Në videon e publikuar nga koreografi Albi Nako, shihet Era teksa bën provat në fushën e stadiumit të ri..
“Live it up”, ishte kolona zanore e Botërorit “Rusi 2018” dhe do të jetë një prej këngëve që do të këndohet nga Era.
Këngëtarja nga Kosova do të performojë edhe dy këngë të reja për tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium.
Grupi i njohur shqiptar ”Elita 5”, erdhën në tregun shqiptar në fillim të viteve të 90-ta, duke mbetur kështu ndër grupet më të njohura e më të dëgjuara në vendet shqipfolëse, shkruan KultPlus.
Njihen për tekstet e vecanta, ku përmes tyre i këndonin dashurisë, mallit, jetës etj.Ndryshe, grupi Elita 5 ndër vite kanë sjellë hitet si “Al Kapone”, “Çmendem”, “Çka më ka syri”, “E urrej shiun” e shumë të tjera.
Në vijim, ju sjellim”Vitet ikin”, një këngë që ishte dhe vazhdon të mbetet shumë e dashur për publikun shqiptar e sidomos për adhuruesit e grupit.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Vitet ikin por në shpirt i ri po ndjehem
dashuri si ti nuk gjeta në vite unë prapa kur kthehem
Erdhe vonë o dashuri sikur të isha dhjetë vjet më i ri kjo këngë
si një roman tragjik të don ty një mik pa fund pa pikë
Kanë kalu vitet tani nuk u bë atëherë kur isha më i ri njëzetë e pesë
në lule të rinisë ndërsa unë në prag të pleqërisë
Vitet janë numra të tjerët thonë
ngushëllim për mua në shpirtin tim jeton qëmoti të urrej se shumë të dua
Erdhe vonë o dashuri sikur të isha dhjetë vjet më i ri kjo këngë
si një roman tragjik të don ty një mik pa fund pa pikë
Kanë kalu vitet tani nuk u bë atëherë kur isha më i ri njëzetë e pesë
Mes Korçës dhe Kroacisë. Marko Radas rrëfen ekskluzivisht për “Panorama Sport” aventurën e tij të re në Rudesh në kampionatin kroat.
Për më tepër flet për herë të parë pas largimit nga Skënderbeu. Në intervistën e dhënë, ish-kapiteni i Skënderbeut tregon se e ndjek ende kampionatin tonë dhe në veçanti ndeshjet e Skënderbeut.
Marco Radas
Radas, si shkon aventura në vendin tuaj te Rudeshi?
Është kënaqësi që lidhemi sërish me gazetën tuaj, sepse më keni munguar të them të drejtën. Jam duke zhvilluar një sezon të parë pas shumë vitesh në Shqipëri dhe normalisht që në fillim hasa disa vështirësi të përshtatesha, por tani jam mirë. Jam në një ekip që ka si objektiv rikthimin në Kategorinë Superiore, pavarësisht se jemi në vendin e dytë në kampionat.
Pse zgjodhët të largoheshit nga Skënderbeu?
Ka qenë një periudhë mjaft e vështirë për mua dhe duke parë situatën në Korçë, por edhe disa arsyet e mia familjare vendosa se do të ishte më mirë të kthehesha në Kroaci.
Pse pikërisht te Rudesh?
Ekipi sapo kishte rënë në një kategori më poshtë dhe kishte si qëllim rikthimin në elitë. Kam kontaktuar me një shokun tim që është kapiten dhe drejtor këtu në Rudesh dhe ai më kërkoi të shkoja atje për të dhënë ndihmën me eksperiencën time.
Nga kapiten te Skënderbeu, te Rudeshi. Si ju kanë pritur?
Normalisht që fakti që kam qenë kapiten i një ekipi që njihet mjaft mirë në Kroaci edhe për faktin se eliminoi Dinamon e Zagrebit dy vite më parë, është një plus shumë i madh. Mund të them se kjo ishte kartëvizita ime, që u vlerësua pamasë këtu.
Sa e vështirë ka qenë të ndaheshit me Skënderbeun?
Po pa dyshim që ishte e vështirë, pasi atje kalova shumë vite dhe mund të them se ishte familja ime e dytë. Por, gjithsesi nuk mund të them se është një lamtumirë, prandaj edhe për këtë nuk bëra një letër apo mesazh për tifozët.
Kjo do të thotë se po mendoni rikthimin?
Normalisht që po. Unë gjatë kësaj kohe kam folur vazhdimisht me presidentin dhe më ka thënë se jam i mirëpritur. Madje, në bisedat tona është lënë e hapur një mundësi rikthimi në të ardhmen. Ndoshta si drejtues apo menaxher, kësaj nuk i dihet ende.
E ndiqni Skënderbeun në këtë sezon tani që jeni larg?
Sigurisht që e ndjek, madje nuk lë ndeshje pa parë në këtë kampionat të Skënderbeut. Kur nuk kam mundësi, marr informacionet përmes internetit.
Si ju duket ekipi këtë sezon?
Normalisht që me ato që kaloi Skënderbeu, shumëkush e kishte menduar të mbaruar, por po tregon se ishte vërtet një ekip për t’u marrë shembull. Ka marrë sulme nga mediat dhe mbi të gjitha nga UEFA, që çdo skuadër tjetër do të ishte zhdukur së ekzistuari, por ata treguan forcë. Në kampionat kanë oshilacione, por kjo vjen edhe për shkak të largimeve të shumta. Të ikin lojtarë si Vangjeli apo edhe të tjerë dhe të të dëmtohet një futbollist si Muzaka, është e vështirë për t’u zëvendësuar. Po paraqitet mirë, pavarësisht problemeve të vogla.
Po kampionati si ju duket këtë vit? Nuk ka asnjë ekip që të diktojë siç bënte Skënderbeu dikur?
Me gjithë respektin për ekipet e tjera, por këto janë shumë larg Skënderbeut tim të para tri sezoneve. Skënderbeu i asaj kohe është vite dritë larg dhe nuk ka skuadër që të përsërisë arritjet që ne bëmë në Europë dhe kampionat. Më vjen mirë për Bylisin që nga Kategoria e Parë po tregon se është një ekip i fortë dhe është rritur shumë.
Marko është folur se keni problem me pagat te Skënderbeu dhe keni bërë ankimim. Si qëndron e vërteta?
Nuk kam asgjë për të thënë në këtë pjesë. Unë flas vazhdimisht me presidentin dhe gjëja është siç duhet të jetë. Nuk dua të komentoj asgjë për këtë, pasi kam një marrëveshje dhe dashamirësia e klubit me mua ka qenë maksimale.
Keni pasur edhe djalin me akademinë e Skënderbeut. Si e ka pritur largimin?
Fillimi ka qenë i vështirë, pasi është shkëputur nga një ambient në tjetrin. Por kemi biseduar dhe për këtë. Radas dhe “Radas Jr” shumë shpejt do të jenë sërish në Korçë, pasi aty është shtëpia ime e dytë.Panorama Sport
Të dielën, më 17 nëntor, do të mbahet ceremonia e përurimit të stadiumit të ri Air Albania, ku djemtë e kombëtares do të ndeshen me skuadrën franceze, kampione e botës në fuqi.
Burime për Anabel zbulojnë se spektakli që i paraprin ndeshjes, i realizuar nga producenti Ardit Gjebrea, do të hapet me performancën e Era Istrefit.
Era do të këndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.
Më pas, në skenë do të ngjitet Flori Mumajesi, që do të prezantojë një remix të këngës “Kuq e zi je ti” (khëm) pa Elvana Gjatën.
Kënga e tretë në radhë është “Xhamadani vija vija”, interpretuar nga zëri i fuqishëm i Aurela Gaçes.
Përsa i përket himneve kombëtare, “Himni i flamurit” do të këndohet nga Juliana Pasha, një nga vokalet më të jashtëzakonshëm të muzikës shqiptare, ndërsa për “La Marseillaise”, në skenë do të ngjitet Besa Kokëdhima, e cila ka studiuar dhe jetuar në Francë.
Ceremonia e përurimit të stadiumit Arena Kombëtare fillon të dielën, në orën 20:30, ndërsa ndeshja 15 minuta më vonë./anabel
Ndodh që mbrëmjeve aty mbi qytetin e Korçës ku gjendet një burim që mban emrin “Çezma e Shetros” shumë pranë me klubin e dikurshëm të quajtur “Panda”, emër që e ruan edhe sot e kësaj dite, të dëgjohet një këngë që të sjell pranë shumë mall dhe të shtie në mendime:
“Sa lotka kam derdhur unë për ty, sa shumë të kam dashur, më mirë me ty dhe fukara, se sa pa ty dhe i pasur…”.
Nuk dihet se kush e këndon. Ngjan me një zë të largët të kënduar dikur. Ai që e këndoi këtë këngë për herë të parë ndoshta nuk është më, por zëri çuditërisht ka mbetur aty si një brengë. Po t’i vësh veshin mund ta dëgjosh këngën deri në fund:
“U mblodhëm një natë me shoqëri, dolli për ty më dhanë, e piva shishen pa mbarim, lotkat përdhe më ranë…”.
Ndoshta bëhët fjalë për një djalë të dashuruar, që loton dhe kthen shishen pa mbarim, kërkon t’i thotë diçka vajzës që do dhe nuk mundet. E kërkon vazhdimisht dhe nuk e gjen:
“Rrugës tënde kur kaloj, shikoj portën mbyllur, u ula putha pragun me mall sikur të putha ty…”.
Aty, diku te çezma e Shetros apo te “Panda” do të lindnin shumë histori, aty do të merrte udhë edhe jeta artistike e këngëtares së mirënjohur të qytetit të Korçës, Spanja Pipa
Fillimet “Te “Panda” kam kënduar edhe unë që kur isha fare fëmijë, nis të na tregojë këngëtarja Spanja Pipa, por që nga ajo ditë do të rridhte shumë ujë. Kishin kaluar vite dhe unë isha bërë këngëtare profesioniste e estradës së qytetit të Korçës. Tashmë isha e njohur në gjithë qytetin. Isha e para vajzë që u ngjita në skenë për të kënduar. Mëngjeseve, rrugën nga shtëpia te estrada e bëja mes përshëndetjeve të njerëzve. Pse ta fsheh, diku më priste një djalë për të më thënë “mirëmëngjes Spanja!”, diku kapja një vështrim të drojtur, diku një varg kënge që unë e kisha kënduar një natë më parë në shfaqjet e estradës… por atëherë kjo ishte më e shumta që mund të bënte një djalë për të shprehur dashurinë e tij. Ishte gati të puthte pragun e portës, pa mundur të të thoshte asgjë tjetër më shumë. Vajzave u duhej të ecnin me kokën ulur përgjatë gjithë rrugës, sikur nuk vinin re asgjë se çfarë ndodhte. Megjithatë, ndihesha tejet e lumturuar. Ndoshta edhe unë kam qenë po kaq e drojtur. Kur shkoja te radio Korça për të kënduar, djemtë i gjeja duke dëgjuar këngën time pranë altoparlantit që ishte vendosur diku aty përballë “Valbonës”. I shikoja që larg dhe stepesha. Bëja sikur nuk i kisha parë dhe ndërroja rrugën për të hyrë te radioja nga ana tjetër. Ende nuk kisha vendosur për princin tim të kaltër. Kishte raste kur nisja ta përfytyroja si do të ishte ai, por ende ishte shumë shpejt për të vendosur. Kënga do të më rrëmbente të gjithën.
Plakat Megjithatë për plakat e qytetit kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një marrëzi. Ato rrinin te sofatet e portave dhe më vështronin gjithë çudi. “Si është e mundur të këndojë një çupë në mes të burrave!” Më ndiqnin me vështrimet e tyre deri sa u humbsja nga sytë. Ishin kureshtare të dinin me kë shkoja në punë, kush më përshëndeste, donin të dinin gjithçka. Për to unë isha si një botë tjetër e panjohur. “Thonë që këndon këngë dashurie me puthje dhe përqafime”, i tregonin njëra-tjetrës gratë e moshuara. Kur m’i tregonin të gjitha këto, më vinte për të qeshur. Diku kisha dëgjuar se portat me sofat ishin shpikur për thashetheme. Ishte një mënyrë për të përcjellë nga njera portë te tjetra lajmet e ditës. Të hyje në gojën e plakave nuk ishte e lehtë, por kënga kishte nisur të më tërhiqte pas vetes si një magji nga e cila nuk do të shkëputesha dot kurrë, as sot e kësaj dite. Nuk ka shumë kohë që përfundova një sidi me këngët e mia më të bukura. Do të vazhdoj të këndoj deri ditën e fundit të jetës time. Më pëlqen edhe kënga e Sofatit
Panda Në të vërtetë gjithçka filloi aty te lokali “Panda”. Babai, Dhori, më merrte për dore dhe më çonte atje, sepse aty vinin të gjithë ata që këndonin serenata. Shpesh mblidheshin edhe mbi çezmën e Shetros. Ne shkonim si familje, nuk mungonte as nëna, as vëllezërit Kostandini dhe Petraqi, as motrat Lirika dhe Luiza. Këndonim që të gjithë. Babai dinte të luante edhe në fyell, këndonte edhe me korin “Lyra”. Po kaq bukur dinin të këndonin edhe vëllezërit dhe motrat e mia. Isha mjaft e vogël atëherë, kur babai më thoshte: “Tani do të këndosh ti “Spanja!”. Nuk prisja të më thoshin dy herë. Nisja të këndoja. Të gjitha këngët e serenatës flisnin për dashurinë. Ata që ishin rreth nesh, qëndronin të heshtur dhe më dëgjonin me kërshëri. Babai thoshte: “Spanja do të bëhet këngëtare!” Fjalët e babait filluan ta nxitnin këtë ëndërr edhe në shpirtin tim, por si do të ndodhte kjo, nuk dija asgjë. Pas meje këndonin të tjerë:
“Dashurova sytë e bukur, sytë e djallëzisë, më harrove. më shkatërove moj,
ma humbe rininë. Dhe ti vetëm qaje s’pranoje të qeshje, dhe më thërrisje si e marrë moj, hajde-hajde!
Çuditesha pse njerëzit këndonin kaq shumë për dhimbje dhe lot, për zhgënjime dhe humbje, por nuk isha aq e rritur sa t’i kuptoja. Por edhe pse shumë këngë ishin të tilla, mua më dukeshin të gjitha të bukura.
Ishte e shkruar Që unë do të bëhesha këngetare duket se kishte qenë e shkruar. Në vitin 1956 fillova punë te artizanati. Pavllo Sholla, mik i familjes tonë, i cili ishte drejtor i grupit artistik të ndërmarrjes e dinte që unë këndoja dhe më mori në grupin artistik bashkë me motrën time Lirikën. Për herë të parë u ngjitëm në skenë dhe kënduam një duet. Nuk kam për ta harruar atë ditë. Dridhesha e gjitha nga turpi dhe emocionet. Ashtu si unë edhe motra ishim në ankth. Salla ishte e mbushur plot. Vështrimet e njerëzve ishin ngulur mbi ne të dyja. Kishte qenë një tmerr i vërtetë. Nuk ishte njëlloj si të këndoje në shtëpi apo të “Panda”. Pas përfundimit të këngës u dëgjuan duartrokitje. Ishte një çast që për mua mbeti i paharrueshëm. Me t’u kthyer në shtëpi u thashë prindërve se isha bërë këngëtare. Kuptova se ata do ta mbështesnin ëndrrën time. Në ditët që do të vinin grupi ynë artistik do të jepte koncerte në të gjitha ndërmarrjet e rrethit. Pata frikë se nëna mund të më pengonte, por ajo tha, dua të bëhesh një këngëtare e zonja dhe e nderuar. Me këto fjalë i kishte thënë të gjitha çfarë kërkonte nga mua. E kuptova, ajo druhej se mos më përgojonin kur të dilja në skenë për të kënduar. Atë çast e përqafova nënë time me shumë dashuri. Po nënë, iu përgjigja, do të jem një këngetare siç të pëlqen ty.
“Kinezka” Të nesërmen mora vesh se edhe Pavllo Sholla kishte mbetur i kënaqur nga interpretimi im. Ishte kjo arsyeja që më dha të këndoja një këngë kineze. Mbeta e habitur kur ma tha këtë gjë. Nuk isha e sigurtë nëse do t’i mësoja dot fjalët, melodia ishte krejtësisht e panjohur për mua, por Pavlloja ishte i bindur që mund ta këndoja. Më veshën me rroba kineze, madje më shndëruan në një kinezkë të vërtetë. Mbaj mend që arrita t’ia dal mbanë. Pata sukses. Njerëzit më dëgjonin gjithë kureshtje dhe habi. Adhuruesit e mi patën rastin të më thërrisnin “kinezka”. Megjithatë dua të them se ishte kohë tjetër atëherë. Vlerësimi ishte i madh. Ishin gjëra që ndodhnin për herë të parë. Më vështronin sikur të isha Perëndi. Karriera ime kishte nisur të ecte me shpejtësi. Në vitin 1960 fillova punë si këngëtare profesioniste në estradën e Korçës. Për ata që më prisnin te pragu i portës u duka sikur isha bërë edhe me e largët, por përsëri dëgjoja të këndoheshin këngët:
“Sa lotka kam derdhur unë për ty, sa shumë të kam dashur, më mirë me ty dhe fukara, se sa pa ty dhe i pasur…”.
Gratë e sofateve vazhdonin të thoshin se bota kishte filluar të prishej, se djemtë dhe çupat po luanin nga fiqiri. Por jeta ime tashmë ishtë shndërrur në këngë. Nisa të merrja pjesë edhe në teatër, vallëzoja, më jepnin role, këndoja këngë, interpretoja parodi me aktorin Aleko Prodani. Te “Karnavalet e Korçës” me regji të Sokrat Mios, lujta rolin e Nastës, kurse te “Sekreti M…M” me regji të Aleko Prodanit pata një monolog të Zenepe Salepit. Mora pjesë edhe te drama e Namik Dokles, “Era e lartësive” Punova gjithashtu edhe me regjisorët Aleko Skali, Dhimitër Orgocka, Petraq Marjani, Raqi Çili dhe Piro Manin, i cili te “Nata e Dymbëdhjetë” më dha rolin e Maries. Mbaj mend që Maria thoshte: “Muzika është buka e dashurisë”. Ishte një thënie që mua më pëlqente shumë. Nuk besoj se ka njeri në botë që të mos dashurohet pas muzikës. Dashurinë e njerëzve kisha filluar ta ndjeja çdo çast, por ende mendoja shumë pak për princin tim të kaltër.
Kënëtaret Për shumë kohë do të isha këngëtarja e vetme e estradës. Më pas do të vinte Afërdita Tringovski, Afërdita Katundi, Fatbardha Hoxha dhe Donika Zëre. Gjithashtu grupi i këngëtarve u shtua edhe me Mihallq Zallëmin, Dhimitër Dishon, Niko Qiricin, Nysret Frashërin dhe Premti Trajani. Orkestra përbëhej nga Viktor Çani, Apostol Simoni, Fiqiri Islami, Fuat Sulo etj. Ndërkohë kisha punuar edhe te estrada e ushtarit me Agim Krajkën, Vilson Gjoçaj dhe Ollga Maliqin. Gjithë vitin ishim të zënë me punë. Shkonim në të gjitha qytet e Shqipërisë, por edhe në të gjitha fshtarat e rrethit të Korçës në kohën e korrjeve dhe shirjeve. Mbaj mend se në shtëpi ktheheshim në orët e vona të natës. Nëna më priste zgjuar deri sa më shihte që kisha hyrë në dhomë. Ajo u nda shumë shpejt nga jeta, por gjithnjë lumturohej kur më shihte të gëzuar. Vinte gjithnjë te estrada për të më ndjekur. “Sot këndove shumë bukur më thoshte, por kam frikë se po lodhesh shumë. Megjithatë pas ardhjes së vajzave të tjera kasha filluar të ndihesha me e qetë.
“Sofati” Tashmë kënga ishte bërë jeta ime. I isha përkushtuar asaj aq sa kisha harruar gjithçka tjetër. Abaz Hajro, dirigjenti, kompozitori dhe firsamonicisti i talentuar i estradës më thoshte gjithnjë duke qeshur: “Spanja, mundohu ta harrosh ndonjë çast edhe këngën”, dhe pas kësaj si për të mos më lënduar, shtonte: “Të kam sjellë një këngë të re, sapo e kam kompozuar”. Keshtu ndodhi edhe kur me solli kwngwn e titulluar “Sofati”, e ka shkruar Aleko Skali, mw tha, ja, pa këndoje një herë”. Dhe unë nisa me vargjet e para:
“Shkoj përditë rrugës sate, si më parë, por më parë të kisha ty, tani kam mall…”.
Sofati më kujtonte gjithnjë grate e moshuara të ulura pranë njera- tjetrës duke folur për çuditë e kësaj bote. Ndoshta prania e tyre më kishe ndrydhur krejt, ndoshta isha harruar krejtësisht pas këngës, por sido që të ishte asnjëherë nuk u pendova që princi im i kaltër kishte qenë vetëm kënga. Sot e kuptoj edhe më qartë; të jesh artist nuk është e lehtë, por është ëndrra e tij që i jep krahë të fluturojë, të ëndërrojë dhe të jetë i lumtur.
Ështe e pamundur që të vizitosh qytetin e Korçës dhe të largohesh pa vizituar Dardhën, një fshat shumë i njohur dhe karakteristik, që përveç bukurive natyrore, ofron edhe kulturë dhe traditë. E shtrirë mes maleve e pyjeve, me një bukuri të rrallë natyrore, në lartësinë e 1344 metrave, mbi nivelin e detit, Dardha mbetet një ndër vendet që ja vlen të viitohet në çdo stinë të vitit.Disa foto magjike nga vjeshta:
Ajo që do ju masnisë në pamje të parë të këtij fshati është rregullsia e planimetrisë së shtëpive, arkitektura interesante, pastërtia shembullore nëpër rrugët me kalldrëm, që në shumicën e kohës janë të mbushura edhe me një shtresë bari.
Për të gjithë të apasionuarit pas sportit te skive, në një nga pikat më tërheqëse dimërore të fshatit ndodhet pista e skive. Ndërsa për të gjithë ata që janë të interesuar për natyrën, Dardha nuk do tju zhgënjejë me mrekullitë e saj.
Dardha është një pikë turistike jo vetëm për argetim dhe clodhje, por edhe për kurim, aty do të gjeni burimin e quajtur ‘Uji I Qelbur’ që shërben si ujë kurativ për stomakun dhe veshkat. Nëse je anemik duhet të shkosh të çlodhesh në dardhë, dhe nëse dikur ke qënë i sëmurë, një shërim të plotë mund ta marësh vetëm atje. E rekomanduar dhe nga mjekët për personat limfatikë.
Dicka e fundit e cila ja vlen të përmendet dhe që kurrsesi nuk duhet ta humbisni është gatimi tradicjonal i kësaj zone, lakrori në sac, të cilin me siguri asnjë nga amvisat e këtij fshati nuk do ngurojë ta përgatisë për ju me shum dashuri.
Të vizitosh dardhën është një bekim, ajo duhet viituar jo një por katër hërë, në çdo stinë të vitit. Gjithë ai ansambël lulesh në verë, shushurima e pyllit dhe këngët e zogjve në pranverë, ngjyrat mbresëlënse të vjeshtës, por si dhe pista e skive, pa haruar këtu ndjesinë e të qënit pranë oxhakut të ngrohtë ku piqen gështenja dimri ndanë zjarrit nuk duhen humbur. Kjo për të gjith ju që ende nuk keni patur mundësin për të vizituar këtë fshat të mrekullueshëm.
Përveç verës dhe vjeshtes edhe sezoni i dimrit mbetet mjaft i preferuar për pushuesit që frekuentojnë fshatin turistik të Dardhës. Thuajse nga e gjithë Shqiperia, persona të ndryshëm i drejtohen rruges që të çon drejt Dardhës, pasi atje nuk është e nevojshme të kesh një axhendë për të kaluar ditën.
Gatimet tradicionale të ketij fshati turistik janë bërë shumë të njohura. Përvec restoranteve dhe hoteleve, banorët e këtij fshati të thellë malor aplikojnë edhe turizmin familjar prej vitesh. Fotot nga Lsa
Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut prej pasdites së djeshme kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në disa fshatra.
Sipas të dhënave nga OSHE mbi 60 punonjës janë në terren për eleminimin e difekteve të energjisë elektrike, ku përfshihet zona e Barcit, pjesa veriore e zonës industriale të qytetit të Korçës, fshatrat përreth, si edhe fshatrat e thellë të malësisë së Gores, Moglices dhe Oparit, ashtu siç ka probleme edhe në disa fshatra të njësisë administrative Çlirim të bashkisë Kolonjë.
Situata më e vështirë paraqitet në Qinam të Kolonjës, pasi nga reshjet e shiut është shembur kabina elektrike duke nxjerrë jashtë përdorimi të gjitha pajisjet dhe transformatorin e fuqisë. Ka probleme edhe në disa fshatra të Pogradecit nga Petrusha, Podgozhani dhe Udenishti.Top channel