All posts by korcablog.com

KorcaBlog.com

Dy dekada pa aktorin e madh Pandi Raidhi

 

Pandi Raidhi, aktori që i’u dha me mish e me shpirt roleve që e lartësuan atë në panteon. Sepse ai ishte një aktor i lindur. Ai kishte mimikën dhe timbrin e zërit, kishte shprehinë dhe plastikën, kishte vështrimin shpues e ngrohtësinë prej babaxhani. Ishte dhe iku, për të lënë pas një emër që meriton vetëm mirënjohje.

Dy dekada prej kur aktori i teatrit dhe i kinemasë shqiptare, i asaj tradite të vlertë të traditës sonë skenike, u shua për të lënë pas të ndezur gjithnjë një dritë malli, nostalgjie. Të gjithë ikin një ditë dhe është fatlum ai që ikën duke lënë një emër të madh, një vepër të realizuar, një ëndërr të çuar deri në skaj të reales.

Nga këta të zgjedhur, ishte ai, Pandi Raidhi, një njeri i përkorë dhe një aktor i përkushtuar, një personalitet i fuqishëm dhe një integritet unik artistik dhe krijues. Korça që lindi dhe Shqipëria që e pati të zëshëm në arenën e madhe të skenës i janë mirënjohës atij dhe sot përulen me respekt në këtë cak ndërmendjeje.

Ishte 18 korrik 1999 kur ai u nda nga jeta, duke lënë pas një galeri të pasur personazhesh dhe karakteresh tipesh dhe identitetesh, të cilave i jetësoi nga vetja shpirtin duke i bërë ata të pavdekshme.

Ndërsa vitet kanë përpirë të shkuarën dhe vdekja i mori një e nga një ata që ndërtuan tempullin e artit tonë skenik, edhe Pandi Raidhin, ne rrekemi të rizgjojmë prej thellë nesh kujtimet, ata që na mëkuan, dhe vërejmë se gjithçka ka mbetur si më parë.

Ne rijetojmë suksesin e atyre pasionantëve të punës ngadhënjyese, dhe hyjmë në kohën e tyre për të ribërë pulsin e asaj atmosfere suksesi, që ishte i tyre por që mbeti i yni. Edhe pse ideologjia e ndëshkoi punën dhe artin e tyre, ata arritën të mbesin të mëdhenj, sepse i fuqishëm ishte pasioni që ngjiti ata në skenë, e madhe ishte përgjegjësia e sheshxhirimeve. Pandi Raidhi me veprën e tij aktoriale ka mbetur i tillë edhe sot.

Ai ngriti në monument të vetëdijes sonë filma dhe role, të cilat nuk i dobësoi censuara komuniste dhe nuk i nënshtroi evoluimi dhe sofistikimi i shijeve artistike dhe estetike.

“Artisti i Popullit”, Pandi Raidhin, ishte një ata që dhanë shumë më shumë se sa morë. Dhe përulësia e tyre ishte emblematike. Puna me përkushtim dhe pasion, lodhja dhe vështirësitë e panumërta, me të cilat ata u përballën, nuk i gjunjëzuan asnjëherë në ankim, përkundrazi arritën të shndërroheshin për ta në forca ngadhënjyese, në energji gjeneruese të pasionit dhe përkushtimit.

Pandi Raidhi ishte dhe mbeti i tillë deri në fund. Në karrierën e tij krijuese nuk kishte role të vogla dhe të mëdha, personazhe të pakapshme dhe karaktere të palexueshme, tipe të ngurta e individualitete të padepërtueshëm.

Gjithçka ishte e mundur ashtu siç thotë proverbi: “Ku ka vullnet ka dhe mjete për të arritur qëllimin”. Çdo aktor në galerinë e tij krijuese ka një seri ballafaqimesh skenike, edhe i madhi, shtatshkurtër e zemërbardhë, zëëmbël dhe atëror, Pandi Raidhi kishte prej atyre filmave që e kanë ngulitur thellë në kujtesën dhe ëndjen tonë nostalgjike.

Disa prej këtyre sprovash të pashlyera të jetës së tij aktoriale, janë filmat; “Yjet e netëve të gjata”, “Përballimi”, “Krevati i Perandorit”, “Zonja nga Qyteti”, “Beni ecën vetë”.

Pandi Raidhi lindi në 14 prill të vitit 1921 në qytetin e Korçës. Ai nisi karieren e tij artistike ne vitin 1937 ne shfaqen teatrale “Dasma Korçare” ku fitoi menjëherë simpatinë e publikut korçar.

Mori pjesë në luftën Nacional-Çlirimtare në radhët e Rinisë Antifashiste. Në vitin 1948 pas mbarimit të shkollës së mesme u fut në punë në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) ku interpretoi dramën “Dasma Korçare”. Në vitin 1950 u kthye në teatrin “A.Z.Çajupi” të Korçës ku do të interpretonte me dhjetëra role. Debutimin kinematografik e bëri në filmin e parë shqiptar “Tana” në vitin 1958.

Më tej interpretoi në 36 role të tjera të filmave Shqiptar. Roli i tij më i fundit ishte ai i babait të sekretarit në filmin “Njerëz në rrymë” në vitin 1989. Në një karrierë artistike gjysmë shekullore Raidhi ka interpretuar më shumë se 200 role në dramë, komedi dhe opereta.

Ai u kthye shume shpejt në një figurë të dashur dhe shume popullore për të gjithë shqiptarët. Ai kujtohet me respekt për thjeshtësinë buzëqeshjen e ëmbël dhe humorin e tij të hollë. Karakterizohej nga serioziteti i madh për punën.

Asnjëherë gjate xhirimit në rolet e tij, kamera dorëzohesh para portretit interesant që ai krijonte. U nda nga jeta dhe familja e tij në Tiranë në 18 korrik të vitit 1999.

Për meritat e tij artistike Pandi Raidhi u nderua në vitin 1975 me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Për nder të tij Bashkia e Tiranës i ka dhënë një prej rrugëve të Kryeqytetit emrin e tij.Aktoret Shqiptarë

 

 

Sa mall per sinemanë time

 

SINEMAJA…Nga Agim Xhafka

Edhe sot korçarët kinemasë i thonë sinema. Kështu nëpër vite. Sa herë përshëndeteshin dhe pyesnin njëri tjetrin ,ku ishe,vinte përgjigja:
-Po në sinema,bre.
Unë nuk mbaj mend ditën e saktë kur pashë filmin e parë,por di të them me siguri që sinemaja u bë dashnorja ime qysh ditën që shkela brenda.
Atëhere i thonin “Kinema Morava.” Më parë dhe sot e quajnë “Majestik.”

“Majestik”

Ndërsa unë ruaj kujtime nga salla e madhe kur rrinim ne populli dhe lozhat,ah ato lozha,ku rrinin drejtuesit e qytetit. Qenë të harkuara,me ballkone të vogla të kërcyera si bythkat e ndonjë çupke të hijshme. Mbanin brenda katër deri tetë karrike. E atje renditeshin sipas sërës qytetaria e Korçës. Nuk kishte film ku ne mos na mbetej koka lart deri sa fikeshin dritat. Ata të llozhave gjoja bënin muhabet mes tyre,por ama koka u zgjatej jashtë parmakut si për të na dëftyer se ishin ata shefat e zotërinjtë tanë.
Sinemaja kishte tre dyer. Në ditët kur kishte filma që biletat avullonin në çast celeshin të treja. Rrinte te kryesorja Kiçi i Gjatë dhe te tjetra Kiçi i Ngjirur. Te e treta sipas rradhës. Ose pastruesja,ose operatori i filmit.
Fati e desh që djalin e Kiçit të Gjatë e kisha në klasë. Ndaj kur sinemaja m’u bë drogë dhe u vara prej saj,shkoja çdo mëngjes te shtëpia e djalit të Kiçit dhe e prisja të shkonim bashkë në shkollë. Por nuk rrija poshtë,ngjitesha deri lart që të më shihte Kiçi,të më njihte e të më tundte kokën kur i thoja,të vij sot te shoh një film? Kaq më duhej dhe qysh në orën 2 e gjysëm zija pozicion te dera. Sa hapej ajo delte Kiçi. Kur nuk më shihte pas pesë minutash i bërtisja. Në se nuk ma varte,i afrohesha dhe e prekja tek xhaketa. Në përgjithësi kur kthente kokën më kapte prej veshi dhe më shtynte brenda duke qeshur. E kështu nëper vite. Përherë në oren 3. Atëhere ishte më qetë,njerëzit ende ishin në punë e salla mbushej thuajse me fëmijë.

Kam parë filma francezë,plot italianë,spanjollë,meksikanë. Më pas erdhën kinezët,vietnamezët,koreanet. Por i shijoja të gjithë,sidomos ata me luftë. Kur nga fundi bëhej beteja finale krejt njerëzia në sallë ishim në këmbë e gati t’i afroheshim bezes së ekranit,ta shqyenim e ta shpallnim veten si çlirimtarë. Fluturoja deri në qiell kur pritej filmi e bërtisja si i dalë mendsh. Apo kori korçar që ishte si me dirigjent kur bërtisnim:” Hajde kanistra!” sapo çifti në film puthej. Edhe bezja valëvitej nga erosi i pak sekondave.
Babai asnjëherë nuk ma uli këtë pasion. Nuk më ndaloi asnjë ditë nga që përditë shihja film. Përkundrazi,sa kthehesha më vinte para krejt familjes t’u tregoja përmbajtjen. Kaq doja dhe me duar e këmbë ua sillja çdo skenë para syve.
-Ti aktor nuk do bëhesh,por shkrimtar me siguri,-thoshte mamaja që shpesh qante kur unë rrëfeja ngjarjet.
Nga sinemaja e qytetit kam plot histori.

Ca romantike,ca komike. Më vjen sot në detaje kur shkova me shoqen time Shpresën në filmin “Çatia”. Bleva vetëm një biletë se aq lekë sigurova. Kur hyra më pa me çudi Kiçi. Ia bëra me sy. Qeshi dhe më gjeti belaja brenda. S’kishte vende të lira. U ul Shpresa,por unë ngela më këmbë. Fat që ajo kishte karriken 1,te fillimi i rreshtit. U mbështeta te muri dhe në vend t’i prekja gishtat siç ëndërroja prej ditësh,i preka…supin.
Kinemaja ime quhej Morava. Me këtë emër e kam në tru. Por Majestik i shkon në thelb,se filmi është magji. Të trazon mendjet,ndjenjat,zemrën,t’i rrotullon e rrotullon si lavatrice me shpejtësi të madhe e pastaj t’i sjell para e të thotë sistemoji veç të mirat e veç te këqijat. Sinemaja qe tableti dhe celulari i djeshëm. Por me më shumë emocion,lotë,gëzim,mallëngjim e shpresë. Sa mall kam për sinemanë time. Qoftë dhe me emrin “Morava “…

Skenderbeu leksion Tiranës, afrohet ndjeshëm me kreun

 

Skënderbeu mposhti Tiranën me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore. Një triumf i merituar për skuadrën e Ilir Dajës, që e dominoi pjesën më të madhe të lojës, duke shënuar 2 herë më anë të Krasniqit në pjesën e parë dhe Ndeki në fundin e ndeshjes.

Skenderbeu – Tirana

Skënderbeu kthehet ne vendet e para të renditjes, ndërsa aktualisht është në vendin e katërt ,dy pike larg Partizanit kryesues i cili ka nje ndeshje me pak.Goli i parë i takimit do të vinte në minutën e 17, ndërsa pas pasimit të Gripshit, Krasniqi nuk mund të gabonte brenda zonës.Ndërkohë nga ana tjetër, bardheblutë bënë shumë pak në këtë përballje, teksa golin e vetëm e shënoi Hasani në minutën e 93-të.Me këtë fitore Skënderbeu parakalon Tiranën duke u ngjitur në vendin e 4-t, me 20 pikë, ndërkohë që kryeqytetasit janë pozicionuar në vendin e 6-të me 19 pikë.

FT| Skënderbeu-Tirana 2-1

Krasniqi 18′ , Ndeki 87′ / Hasani 90+3

90+3′ GOOOL TIRANA 2-1/ Fund spektakolar në Korçë! Realizojnë edhe bardheblutë në sekondat e fundit me anë të Edon Hasanit, i cili pas devijimit të topit me kokë nga Ngoo, godet saktë duke shënuar!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

87′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-0/ Korçarët shënojnë golin e sigurisë me anë të futbollistit afrikan Ndeki. Pas një shpërthimi të Oto Xhon, ky i fundit ka pasuar për Ndeki, që brenda zonës, me një gjuajtje të saktë ka dyfishuar rezultatin!

86′ Probleme për Dejvi Bregun, i cili pëson një tërheqje dhe lë fushën e lojës me barelë! Vendin e tij e zë Oto Xhon!

81′ Zëvendësim i parë te Skënderbeu, largohet nga fusha mesfushori Esien, vendin e tij e zë Elezi!

75′ Tirana hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, pas një harkimi nga e djathta, të Kobina, Pëllumbi largon rrezikun në këndore!

60′ Tirana fiton teren në fragmentin e dytë të lojës, teksa tenton të depërtojë në zonën korçare, po mbrojnë mirë futbollistët bardhekuq!

55′ Pranë golit të dytë Skënderbeu! Bregu shërben për Krasniqin brenda zonës, por del mjaft mirë portieri Lika, i cili iu heq një shans të artë shënimi korçarëve!

47′ Ndeki i papërmbajtshëm nga e djathta, provon me një gjuajtje të befasishme, por grushton portieri Lika në këndore!

46′ Starton pjesa e dytë! Trajneri Ahmataj bën 2 zëvendësime. Largohet nga fusha Karabeci, vendin e tij e zë Celhaka. Ndërkohë largohet edhe Kale për Majkëll Ngoo!

Përfundon pjesa e parë!

23′ Pranë golit të dytë Skënderbeu me Ndeki, por futbollisti bardhekuq tregohet egoist duke mos pasuar për Bregun, teksa gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit!

18′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohen shifrat! Vendasit kalojnë në avantazh! Krasniqi gjen rrugën e rrjetës! Pas një depërtimi fantastik të Gripshit nga e majta, ky i fundit servir për sulmuesin e Skënderbeut brenda zonës, i cili gjuan saktë duke tundur rrjetën!

img_2601

13′ Pesë goditje këndi të fituara nga skuadra korçare që shfaqet dominuese në këto minuta të para!

1′ Nisje spekolare për Skënderbeun! Pranë golit korçarët me anë të Gripshit, i cili lëviz bukur brenda zonës, gjuan, por ndalet nga portieri Lika. Goditje këndi për korçarët!

1′ Ka nisur sfida në Korçë! Atmosferë e vakët në shkallët e stadiumit!

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Pëllumbi, Pollozhani, Dita, Meksi, Esien, Daja, Gripshi, Ndeki, Bregu, Krasniqi. Trajner: I.Daja

TIRANA: Lika, Kërçiku, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Karabeci, Torasa, Hasani, Kale, Kobina, Halili. Trajner: J.Ahmataj

THE AUTOCAR 1946, MERCEDEZI I MBRETIT ZOG, ËSHTË VËNË NË SHITJE, EKZISTOJNË VETËM 12 TË TILLË

 

Nga Aurenc Bebja*,

Francë – 22 Nëntor 2019 .Gazeta “Les Etoiles” ka botuar, të martën e 3 dhjetorit 1946, në faqen n°2, një lajm të marrë asokohe në gazetën britanike “The Autocar” në lidhje me vënien në shitje të mercedezit të mbretit Zog, një dhuratë e Adolf Hitlerit kur ai u martua.

Pavarësisht opinionit të gazetës franceze për mbretin Zog, shkrimi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar, jep detaje mbi llojin (serinë) e makinës dhe çmimin e saj :

“ Në gazetën britanike “The Autocar”, lexojmë këtë njoftim shumë sugjerues : “Në shitje Mercedez i 1938, tip 540 K, makinë e shkëlqyer e prodhuar pa probleme financiare, e ofruar nga Adolf Hitleri për mbretin Zog të Shqipërisë. Çmimi : 3,250 sterlina…”.

1.623.000 franga, nuk është ndonjë shumë aq e madhe për fatin që do të ketë blerësi i ardhshëm të drejtojë makinën e një mbretëruci tradhtar, mbështetës i kriminelit më të madh të historisë.

Dhe aq më tepër, po me të njëjtën makinë, ai pati guximin të paraqitej, në qershor të 1940, para popullit anglez, ndërsa ky i fundit po luante fatin e tij duke luftuar ndaj Hitlerit dhe po me këtë automjet, në shkurt të 1946, ai u paraqit në oborrin e mbretit Faruk të Egjiptit.

Hitleri u dhuroi bashkëpunëtorëve të tij vetëm një duzinë makinash të këtij lloji, prandaj është nder mjaft i rrallë të kesh një të tillë ! Dhe kjo gjë, natyrisht, paguhet… ”

 

Rrugicat e Korçës, tradita e hershme e qytetit të lashtë

 

Qyteti i Korçës mbetet një ndër destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj. Rrugicat me kalldrëm dhe kangjellat janë karakteristika të qytetit juglindor. Pastërtia është ajo çka ruhet me fanatizëm nga korçarët.

Rrugicat e Korces ,tradita e hershme e qytetit te lashte….!

Kjo është traditë e qytetarisë korçare. Në çdo rrugicë syri të sheh vetëm pastërti.

Pastërtia dhe ruajtja në detaje e çdo cepi të qytetit është prioriteti i kujtdo që jeton në Korçë. Fotot janë shkrepur në lagjet më të vjetra te qytetit.

Lagjia 11,12, 1 ,2 ,3 kanë rrugicat karakteristike të Korçës.

Aty ku çdokush që viziton Korçën, mahnitet. E ruajtur me fanatizëm dhe dashuri nga mosha më e vogël deri tek ajo më e vjetër. Qytetarëria korçare nis nga rrugicat. Aty ku flet gjithçka. Kultura, pastërtia, edukata dhe mikëpritja.

Korça mbetet një ndër qytetet më te veçanta dhe më të bukura në Shqipëri.

Daja:të futemi në fushë të shprehemi sa me mirë…. duke dhënë maksimumin

 

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, doli ditën e sotme në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Tiranës në Korçë.Daja foli për grupin që ka në dispozicion, si edhe për rivalët bardheblu që do të presë nesër. Tekniku kryeqytetas gjithashtu foli edhe për një takim të ditëve të fundit me presidentin Halili, ndërsa nuk la pa thumbuar as Shehin, që një ditë më parë në “Panorama Sport” shprehej se sipas tij, Pëllumbi do bënte më mirë në një pozicion tjetër nga aty ku e aktivizon Daja.

Ilir Daja

LUHATJET – Sigurisht ka pasur arsye për oshilacionet. Dëmtimet kanë qenë një arsye që do e veçoja. Asnjëherë nuk kemi përdorur një formacion, s’e kemi pasur të gjithë grupin e plotë. Shpresoj që me rikthimin e lojtarëve të mos kemi më luhatje. Normalisht do ketë, por shpresoj të mos jenë në të njëjtën shkallë si deri më tani.

TIRANA – Tirana ka objektiva madhorë, si 2-3 ekipe të tjera, kanë lojtarë me eksperiencë që kanë fituar tituj. Është një ndeshje e vështirë, por si në çdo ndeshje futemi me objektivin për të fituar. Edhe pse e dimë që e kemi shumë të vështirë, për të gjithë problematikat që kemi pasur këto dy javë. Gjithsesi do të futemi në fushë të japim maksimumin.

GRUPI – Kishim dy javë kohë të përgatitemi, por vetëm dy ditët e fundit grupi ishte i plotë. Kishim 4 lojtarë me kombëtaret, kurse disa titullarë ishin të diferencuar. S’kemi vendosur akoma as formacionin. Praktikisht kishim vetëm dy ditë kohë për t’u përgatitur për Tiranën.

OBJEKTIVI – Një pikë do më kënaqtë nëse ekipi do shprehej si me Kukësin. Në atë ndeshje bëmë një lojë të mirë. Nuk ishim të zemëruar se nuk fituam. Një lojë e tillë të jep shpresa për vazhdimësinë. Do isha i kënaqur me një pikë nëse luajmë mirë. Në të kundërt nuk na bën punë, nëse nuk shprehemi mirë në fushën e lojës.

GJENDJA E SKUADRËS – Tani kemi 3-4 lojtarë nga mosha 18-20 vjeç që mund të jenë pjesë e formacionet. Skënderbeu është mësuar në elitë dhe në këtë moment nuk e kemi potencialin e duhur, nëse nuk sforcohemi të gjithë bashkë, nëse ata me eksperiencë nuk japin kontributin maksimal që lojtarët e rinj ta kenë më të lehtë të shprehen. Kjo na shqetëson, por me frymën që ekziston brenda grupit jam optimist se gjërat do të shkojnë mirë.

TAKIMI ME HALILIN – Nuk kam pasur takim me Halilin. Të gjithë presidentët i takoj, pasi ky është një vlerësim për punën që kam bërë. Me të gjithë presidentët e Superiores mund të pi kafe. Nuk kam pasur një takim për probleme sportive. Thjesht takim për një kafe. Jo vetëm me Halilin, por takohem edhe me të tjerët.

DEKLARATAT E SHEHIT – Kur ai kishte drejtimin e Skënderbeut, me një potencial shumë më të madh se ky që kam unë, unë i kam shmangur deklaratat për ekipin e tij, me shumë korrektësi. Më mirë se Shehi, jemi ne me stafin që vendosim ku Pëllumbi mund të japë më të mirën. Qendërmbrojtësi mund të jetë pozicion më i mirë për të, por me organikën që kemi në dispozicion ai mund të sakrifikojë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.Panorama Sport

Korçarët janë kursimtarë, kanë shtëpitë më të vogla në vend, durrsakët i duan të mëdha…

 

-Nga Monitor


Korçarët janë të mjaftuar që të jetojnë edhe në shtëpi me sipërfaqe modeste. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, 14% e familjeve korçare jetojnë në shtëpi me sipërfaqe më të vogël se 50 metra katror. Pesha e familjeve korçare që jetojnë në shtëpi të vogla u rrit në 2018-n, nga 11.8% në 13.9%.

Nga ana tjetër durrsakët janë ata që preferojnë që shtëpitë t’i kenë të mëdha. Familjet në Durrës kanë përqindjen më të lartë në vend, që jetojnë në shtëpi me sipërfaqe më të madhe se 130 metra katror. Në 2018-n 10.4% e familjeve në Durrës jetojnë në shtëpi me hapësira të mëdha.

Familjet e Tiranës në vitin 2018, për shkak edhe të çmimeve, po jetojnë gjithnjë e më shumë në shtëpi me sipërfaqe më të vogla. Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme çiftet e reja kërkojnë të blejnë në afërsi të qendrës, por për shkak të çmimeve kufizohen në sipërfaqe. Kështu të dhënat tregojnë se përqindja e familjeve në Tiranë që jetojë në një shtëpi me sipërfaqe 50-90 m2 u rrit nga 48% në 2017-n në 50.1%, ndërsa pesha e familjeve që jetojnë në shtëpi me sipërfaqe 90-130 m2 dhe mbi 130 m2 shënoi rënie (shiko tabelën).

Në vitin 2018, 52,2 për qind e familjeve në Shqipëri jetojnë në banesa, sipërfaqet e të cilave janë nga 51 në 90 m2 . Banesat sipërfaqet e të cilave variojnë nga 91-130 m2 , renditen në vendin e dytë për sa i përket përqendrimit të familjeve që jetojnë në to, 33,9 për qind. Në vitin 2018, përqindja më e lartë e familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave varion nga 51-90 m2 është regjistruar në qarkun Kukës (61,7%), ndërsa në qarkun Elbasan është regjistruar përqindja më e lartë e familjeve (39,6%) që jetojnë në banesa me sipërfaqe 91 – 130m2 .

Gjatë viteve është regjistruar një rritje e përqindjes së familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave është mbi 90 m2 . Nga viti 2016 në 2018, për qarkun e Lezhë, vihet re një ulje prej 4.9 pikë përqindje e familjeve të cilat jetojnë në banesa me sipërfaqe me më pak se 50m2 . Në qarqet Fier, Tiranë dhe Durrës janë regjistruar rritjet më të larta të familjeve që jetojnë në banesa me më shumë se 130m2 .

Korça, një qytet i pastër, pa zagarë dhe plehra, Edit Durham, 1904

 

Qyteti i Korçës është sot një ndër më të bukurit e Shqipërisë, ku turizmi po zhvillohet me shpejtësi.Është një ndër qytetet shqiptare që është shquar për shumë veçanti, por njëra prej tyre është e identifikuar më shumë me këtë qytet. Është pastërtia.E ka evidentuar më shumë se 100 vjet më parë, udhëtarja e famshme angleze që ka shkruar aq shumë për Shqipërinë.

Edith Durham vizitoi Korçën në vitin 1904, pasi kishte përshkuar pjesën më të madhe të krahinave të Shqipërisë duke përfshirë edhe Malësinë e Veriut.

Në udhëtimin e saj në Ballkan, Durham e shquan Korçën si më i veçanti ndër të gjitha qytetet e Perandorisë Osmane.

“Korça është një qytet i habitshëm. Është i pastër, shumë i pastër, më i pastri që njoh unë në Perandorinë turke, me rrugë të drejta, të shtruara mirë, pa zagarë dhe plehra. Qëndron mbi një fushë të rrethuar me male, rreth 700 metra mbi nivelin e detit, është i shëndetshëm dhe ka ujë të pijshëm të mirë. Gati një e treta e banorëve janë myslimanë.

Në mal gjenden shtresa qymyrguri dhe qyteti krenohet me një mulli avulli që ka. Sikur të lidhej Korça me det, me anë të një hekurudhe, do të zhvillohej shpejt, sepse qymyri është i mirë për eksportim. Me gjithë vështirësitë që ka tani, dyqanet janë plot me mallra të importuar nga jashtë.

Pasuria e saj më e madhe është bërë jashtë, sepse megjithëse shqiptari në gjendjen e tanishme e gjen të vështirë për të përparuar në vendin e tij, ai tregon aftësi të mëdha pune në vende të huaja dhe i ndikuar nga patriotizmi që e karakterizon, ai i harxhon fitimet e punës në vendin e tij të lindjes…”

Dikur mollët e Korçës shkonin deri në Rusi, tani fermerët po i shkulin me rrënjë

 

Fshati Dvoran i Korçës është shumë i njohur për kultimin e mollës. Varieteti tradicional dhe më i njohur në këtë zonë është molla ‘starkinge’, e cila dikur shkonte deri në Rusi.Por vitet e fundit fermerët në këtë zonë janë varfëruar edhe më shumë, kjo pasi kostoja e prodhimit është rritur dhe nuk gjejnë treg për ta shitur prodhimin e tyre.

Në këtë zonë janë të shumtë fermerët që kanë shkulur sipërfaqe të konsiderueshme toke të mbjella me mollën ‘starkinge’.

Njëri prej fermerëve ka thënë:

Molla starkinge mbante kampion. Jo vetëm në Shqipëri, por në tërë botën. Shkonte edhe në Rusi. Po ç’ndodh këtu? Vijnë ilaçet skarco. Komplet skarco. Është mëkat. Unë kam shkulur 5 dynym ‘starkinge’.’’

Manjola Nallbani – Kur e Humba Një Dashuri

 

Prej më shumë se dy dekadash në skenë, Manjola Nallbani ka shijuar shumë suksese. Pedagogia e Akademisë së Arteve numëron disa këngë hite, e bashkëpunime që kanë mbetur gjatë në memorien e të gjithëve.Në Dhjetor 1993, Manjola Nallbani merr pjesë në Festivali i 32-të në RTSH me këngën “Kur Humba Nje Dashuri”.

Dashurinë e parë dhurova
për të njohur një njeri
dhe mësova të mos gaboj
kur e humba këtë dashuri

Me puthje gënjeshtare
ma mësove dashurinë
e pastër isha fare
e nuk e njihja pabesinë

Por ja që nisi era
ranë fletët një nga një
jeta ëndrra s’ka ngahera
ka dhe lot e tradhëti

(Refreni)
Dashurinë e parë dhurova
për të njohur një njeri
dhe mësova të mos gaboj
kur e humba këtë dashuri

Zemrën time e lë, ndova
e plagosa në rini
por pranvera sërish do vijë
dhe do sjellë tjetër dashuri

O dashuri
sekreti i moshës që na rinon
ti papritur vjen
dhe krejt papritur si era shkon

Oh eja eja dashuri
eja eja përsëri
merrma dhimbjen time
dhe më ndiz një zjarr të ri

(Refreni)
Dashurinë e parë dhurova
për të njohur një njeri
dhe mësova unë të mos gaboj
kur e humba këtë dashuri

Zemrën time e lëndova
e plagosa në rini
por pranvera sërish do vijë
dhe do sjellë tjetër dashuri

Zemrën time e lëndova
e plagosa në rini
por pranvera sërish do vijë
dhe do sjellë tjetër dashuri

Dhe mësova unë të mos gaboj…
kur e humba këtë dashuri

 

 

 

 

 

 

 

Solistja e grupit Nostalgjia, Jorgjeta Lalazi ju rrëfej jetën time

 

Nga Vepror Hasani

Korçë- “U ula në një cep të kuzhinës dhe nisa të qaja në heshtje. Ndihesha tejet e dëshpëruar. Jeta ime nuk kishte qenë gjë tjetër veçse një zhgënjim. Endrra ime se një ditë do të bëhesha këngëtare e madhe kishte marrë fund. Nuk kisha më asnjë shpresë. Lotët nuk po më mbaheshin më. Nuk isha e sigurtë nëse isha unë ajo që doja të qaja apo lotët donin të rridhnin vetë. Qanin për mua.

E ndjeja veten të lodhur dhe të vetmuar Kështu e nis rrëfimin e saj solistja e grupit “Nostalgjia”, Jorgjeta Lalazi, këngëtarja e njohur e qytetit të Korçës. Në ato çaste të trishtuara gjendesha në një nga lokalet e Athinës në Greqi. Kisha mbërritur aty në fillim të viteve ’90 me shpresën se do të këndoja në skenat e mëdha të këtij vendi, por në të vërtetë kisha përfunduar në një pjatalarëse. Tashmë isha bindur se e kisha të pamundur që mund të hyja në rrethet artistike. Athina ishte një qytet i madh, nuk dija ku të shkoja, ku të trokisja, cili ishte ai që mund të më ndihmonte. Aty gjithçka ishte e panjohur për mua dhe unë isha veçse një e huaj. Kasha filluar të ndihesha e frikësuar.

Pjatat

Pjatat e palara vazhdonin të më prisnin mua, pronari i lokalit mund të hynte nga çasti në çast dhe do të fillonte të më bërtiste. Vetëm gjysmat e fjalëve kisha nisur të kuptoja, por kur ai thoshte “hajde, fige malaka” e dinin të gjithë që ishte duke thënë “dil nga lokali”. Kjo do të thoshte të gjendeshe mes katër rrugëve. Atje askush nuk të pyeste: “Përse qan Jorgjeta?” Sa herë më pyesnin, ku ke punuar më parë, u përgjigjesha, jam këngëtare. Pastaj prisja që ata të habiteshin, të më pyesnin me kërshëri, si është e mundur që ju të punoni pjatalarëse, do të të ndihmojmë ne të fillosh përsëri si këngëtare, por në të vërtetë nuk nodhte kështu. Kishte qenë vetëm një iluzioni im. Tashmë ndihesha e lodhur dhe lotët nuk po më mbaheshin, por nuk kisha asnjë rrugë tjetër, duhej të ngrihesha e të laja pjatat. U ngrita. Pjatat me të cilat mund të kishin drekuar artistë, këngëtarë, regjisorë, njerëz të artit, biznesmenë po i laja me lot. Për ta unë do të mbetesha gjithnjë e panjohur. Bota paskësh qenë e egër. Nuk isha në gjendje të merrja asnjë vendim, nëse duhej të shpresoja ende, apo të ikja nga ai vend një orë e më parë e të kthesha në familje, duke u thënë mes lotëve: “Erdha sepse nuk jam e zonja të përballem me botën. Jam e pafat”

Familja

Në të vërtetë gjithë njerëzit e familjes më kishin thënë, Jorgjeta mos ik, rri këtu në Korçë, por në vitet ’90 institucionet kulturore kishin filluar të mos funksiononin. Njerëzit e artit po mbeteshin të papunë. E nesërmja dukej edhe më e pashpresë. Bota përtej për ne shqiptarët vazhdonte të ishte një ëndërr e madhe, ku të gjithë dëshirat mund të të realizoheshin si me shkopin magjik. Kur vendosa të ikja, u shkreha në lot dhe dhimbje. Korça kishte qenë e dashur për mua. E dashuroja gjithçka në atë qytet, por më duhej të ikja, të ikja diku larg për të treguar talentin tim, zërin dhe shpirtin tim. Fundi kishte qenë dëshpërues. Përfundova në një pjatalarëse. Laja pjatat dhe kujtoja jetën time. Kur isha e vogël, para se të flija, babai më vinte në gjumë me violinën e tij. Kështu bënte çdo natë me fëmijët e vet. Ne ishim shumë fëmijë: Andoneta dhe Keti studiuan për mjeksi, edhe Elsa punonte në një nga spitalet e Tiranës, Aliqi u bë piktor, kurse Koçua përfundoi shkollën mekanike. Vetëm unë kisha zgjedhur këngën si të ardhmen time të vetme. Rridhnin nga një familje aristokrate me shumë emër në qytetin e Korçës, por jeta qenka me shumë të papritura.

Me Verdin

Në ato ditë dëshpërimi, vështrimi i babait më ngatërrohej mes pjatave. Dukej sikur më thoshte, kthehu Jorgjeta. Doja që atë çast të isha e vogël, që kur të shkoja për të fjetuar babai të merrte violinën dhe të më vinte në gjumë me Verdin apo Nabukon. Ai luante me mjeshtëri edhe në kitarë dhe mandolinë. Tingujt e muzikës më çonin në një botë tjetër, që nuk kishte asgjë të ngjashme me botën tonë. Violinën vazhdoja ta dëgjoja edhe pasi më kishte zënë gjumi, edhe pse babai ishte larguar nga dhoma ime në majë të gishtave për të mos më zgjuar. Edhe kur hapja sytë kisha po atë ndjesi të bukur që më kishte çuar në hapësira pa fund. Kisha udhëtuar bashkë me Verdin. Nga fisi ynë gjithnjë kishin dalë njerëz të dashuruar pas artit. Vasilika Lalazi (Bimbli) kishte qenë një nga këngëtaret më të njohura të Korçës. Këndonte dhe kopozonte. Kënga e saj, “Sikur të deshte zemra jote” u bë e famshme për të gjithë. Djali i tim vëllai, Koços, Kristi Lalazi, luan në kitarë, edhe djali tjetër i tij është instrumentist. Gjergji Lalazi, kushëriri im luan me violë në skenat më të mëdha të Gjermanisë. Aktori Pandi Rraidhi kishte dalë nga fisi ynë, Thanas Kondili, kushëriri i nënës time ishte një nga pionierët e serenatës Korçare. Vetëm jeta ime nuk po merrte udhë. Duket se kisha humbur në kujtimet e mia. U përmenda vetëm kur dëgjova zërin e pronarit të lokalit: “Ela grigora!” E mora vesh, më kishte thënë të luaja duartë. Upërpoqa të fshija lotët dhe të laja pjatat

E papritura


Vazhdoja të isha e dëshpëruar. Nuk kisha asnjë mundësi të takohesha me njerëzit e artit. Më kot shpresoja. Pronari vinte çdo mëngjes dhe jepte porositë e tij. Kërkonte vetëm punë. “Dhulja… dhulja”, përsërishte vazhdimisht. Një mëgjes na tha se në lokalin e tij emigrantët shqiptarët do të bënin një dasmë dhe ne do të kishin shumë “dhulja”, siç thoshte ai. Në mbrëmje u mblodhën shumë njerëz. Kishte mbërritur edhe orkestra, por unë nuk njihja asnjë prej tyre. Nusja ishte një vajzë e bukur nga jugu, edhe dhëndëri ishte një djalë i pashëm. Mendova përsëri për jetën time. Gjithnjë kisha dashur të zgjidhja punën time me këngën dhe pastaj të gjeja një djalë e të krijonim një familje të lumtur. Kur gjithçka ishte gati, dasma shpërtheu në këngë dhe valle. Dukej sikur gjithçka do të merrte flakë. Edhe këngëtarët ishin të mrekullueshëm. U ula diku dhe nisa t’i ndiqja me vëmendje. Kënga më bënte të drithërohesha e gjitha. Kisha nisur të këndoja që kur isha në klasë të parë. Kisha marrë pjesë në të gjitha festivalet e fëmijve dhe çdo vit isha vlerësuar me çmime. Këndoja me shoqen time Alma Subashi, me Astrit Koçibellin, me Afërdita Laçin, me Arsen Buzalin, me Ilir Qafzezin etj Tasi Poda ishte udhëheqës artistik, Abaz Hajro dirigjonte, kompozonte dhe luante në fisarmonikë, Pavllo Sholla ishte drejtor i festivalit. Deri atëherë fëminia ime kishte qenë e mrekullueshme.

Dasma

Dasma e shqiptarëve dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë, kur kishte kaluar mesnata, nisën të këndonin të gjithë. Doja të ngrihesha edhe unë dhe t’u thosha nëse mundesha të këndoja një këngë, por nuk kisha kurajo. Kërkesa ime po më ngjante me një marrëzi. Ata ishin në qejf të tyre, por mua nuk po më mbante vendi. U bëra gati disa herë të ngrihesha dhe përsëri nuk lëviza. Deri para se të vija në Greqi kisha kënduar gjithë jetën time. Në Korçë kisha filluar punë në filarmoninë e qytetit, punoja edhe si aktore në teatrin e kukullave. Atëherë isha 22 vjeçe. Megjithatë doja që atë natë të këndoja një këngë. Iu luta një shoqes time, pjatalarëse që të shkonte dhe t’i pyeste, nëse unë mund të këndoja një këngë. Çuditërisht ata e pritën me kenaqësi kërkesën time. U ngrita nga vendi dhe nisa të ecja drejt tyre, ashtu siç bëja gjithmon kur ngjitesha në skenë. Sa herë dilja në podiumet e Korcës, nisja të dëgjoja duartrokitjet. Lumturi më të madhe nuk kishte. Nisa të këndoja një këngë dasme. Në fillim dasmorët heshtën. Nuk po kuptoja nëse po pëlqehesha prej tyre apo po mendonin se unë isha një vajzë e krisur, por u deshën vetëm pak çaste që unë të ndjeja vështrimin e ngrohtë të tyre. Të rinjtë dolën në valle. Pastaj dëgjova duartrokitje si dikur. “Edhe një tjetër, edhe një tjetër”, ishte zëri i dasmorve. Këndova edhe një këngë të dytë. Pas kësaj nisën të më pyesnin se ku kisha punuar më parë. Përgjigjja ime ishte si gjithnjë: “Jam këngëtare”, me shpresën se dikush prej tyre do të më ndihmonte. Kësaj radhe nuk isha gabuar. Ata njihnin një grup këngëtarësh shqiptarë dhe unë mund të bëhesha pjesë e atij grupi. “Je një këngetare e mrekullueshme”, më thanë Kjo ma ngrohu zemrën. Ne heshtje urova çiftin që më solli mbarësi të kishte një jetë të gjatë dhe të bukur.

https://www.instagram.com/p/B3XjjMIAfiI/?igshid=1hb39rtg3f42j

Këngëtare

Të nesërmen i lashë pjatat dhe dola nga lokali, ku dëgjoja të thuhej vetëm dhulja… dhulja… Punova si këngëtare deri në vitin 2003. gjatë kësaj kohe bashkëpunova edhe me grupin e Vaso Lenos, të Ilir Tasellarit dhe Nasi Shollës. Pas kësaj u ktheva në Korçë. Nuk e di nëse do të kisha ndënjur më shumë ose jo, por atë kohë me erdhi një ofertë nga grupi “Nostalgjia” i Korçës që përbëhet nga Robert Bakllamaja, Piro Viso dhe Agron Xhemo, instrumentistë dhe këngëtarë. Unë do të isha solistja e grupit. Nuk kisha si ta refuzoja. Nostalgjia është një nga grupet më të mira të emigrantëve. Zoti kishte filluar të më shihte më një sy tjetër. Nuk kisha ndërmend të lotoja më. Tashmë do t’i përkushtohesha ëndrrës timë që kishte fillur të merrte krahë që kur unë isha fare e vogël. Me t’u kthyer në Korëë do të më propozonin për të punuar sërish në teatrin e kukullave. Tashmë punoj me Ligor Rizën, regjisor, me Natasha Andonin, me Xhorxhi Koten etj dhe me aktorët profesionistë të teatrit të Korëës, por pa u shkëputur nga grupi “Nostalgjia”. Sigurisht jam e ftuar ëdo vit edhe në shumë dsma të Korëës. Ndoshta arrita tia dal mbanë.

Në shtëpi

Mbërritja në shtëpi ishte kënaqësia ime më e madhe. Edhe tani çëdo mbrëmje kur shkoj për të fjetur, më duket sikur babai merr violinën dhe afrohet te krevati im për të më vënë në gjumë me shpirtin e Verdit. Jajm mësuar kaq shumë me ata tinguj sa më duket se nuk do të mund të ndahem dot kurrë. Në raste të tilla më kujtohet diçka e veçantë. Tërmeti i vitit 1960 e prishi shtëpinë tonë. Unë atëherë isha dy vjeçe. Doktor Skëndi, miku ynë i familjes, na strehoi në shtëpinë e tij. Kur erdhi mbrëmja unë nisa të qaja. Përpiqeshin të më qetësonin, por askush prej tyre nuk po mundte. Nuk dinin çfarë të bënin me mua. Qarja ime do të merrte fund vetëm kur nëna ime Afroviti do të hynte në dhomë. Pepina, gruja e doktor Skëndit i tha e alarmuar: “Vajza juaj do të jetë e sëmurë se nuk po pushon së qari, duhet të lajmëroj tim shoq që ta vizitojë”. “Jo, u përgjigj, nëna ime, nuk është e sëmurë, por ajo nuk fle dot pa dëgjuar tingujt e violins. Kështu e ka mësuar im shoq Raqi”. Pepina edhe deshi ta besonte edhe nuk deshi. Ajo ishte pianiste. Shkoj drejt pianos dhe nisi të luante diçka, duke vështruar nga mua se çfarë do të ndodhte. Të gjitha këto m’i ka treguar nëna ime. Me të dëgjuar tingujt e pianos kisha ulur zërin e të qarit, një çast me vonë kisha mbetur e heshtur dhe pak më pas, më ishin mbyllur sytë ngadalë-ngadalë duke rënë në një gjumë të thellë për të fluturuar si gjithnjë në hapësira të panjohura.

Shpesh shoh në ëndërr edhe dasmën e çiftit të emigrantëve, çastin kur ata luanin bashkë “Napoleonin”. Pikërisht në atë dasmë do të ndriste edhe ylli i fatit tim”, me këto fjalë e mbyll rrëfimin e saj këngëtarja e njohur e qytetit të Korçës, Jorgjeta Lalazi

Është komentatori më i dashur në Shqipëri, Shakohoxha tregon për herë të parë së për kë bën tifo

 

Komentatori i mirënjohur në Shqipëri, Dritan Shakohoxha, në një intervistë ekskluzive për Albeu.com, ka rrëfyer për herë të parë skuadrën për të cilën bën tifo.Sipas Shakos skuadra e tij e preferuar në fëmijëri ka qënë Nottingham Forest, që në vitet 80 fitoi 2 Champions radhazi, ndërsa në Shqipëri ka simpati për skuadrën e Dinamos, ekip që prej vitesh ndodhet në krizë të thellë duke garuar në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë Shako na tregoi pasionet e tij që janë gatimi dhe udhëtimet, ndërsa ka dhe një mesazh epik për personat që duan të ndjekin gazetarinë sportive. Për më shume lexoni intervistën e plotë më poshtë.

Intervistoi Gerli Doko:

1-Dritan një jetë në ekran, kujt ja dedikoni gjithë këtë sukses?

-Suksesin në karrierën time padyshim që ja dedikoj familjes simë pa mbështetjen e tyre kurrë nuk do ta kisha bërë. Por cdo sukses cdo që do mbërrijë në karrierën time ja u dedikoj të gjithëve nga shoferët e televizioneve kameramënët montazhierët po sigurisht kolegëve të mi që kam pas fat që kam punuar me njerëz mjaft të mirë. Që nga TVSH, TV Arbëria, dhe TV Klan kam pas pas eksperineca të shkëlqyera. Ndërsa sa i përket pjesës së sportit në vencanti do theksoj puna në Digitalb dhe “SuperSport” ka qënë “On Top”. Kam qënë me fat që kam pas mundësi, por dhe kam treguar veten në të gjitha TV ku kam shkuar.

2-Keni menduar ndonjëherë të hiqni dorë nga gazetaria sportive ?

-Kam menduar që edhe mund të heq dorë. Kam 30 vite me këtë profesion, jam te faza që filloj të mendoj që mund edhe mos jem kaq aktiv në të ardhmen. Por ky nuk është një profesion që largohesh dhe aq kollaj. Megjithatë kur t’i vijë koha një ditë do t’i them Stop.

3-Nuk e keni treguar prej vitesh skuadrën për të cilën bëni tifo, përse e mbani sekret ?

-Nuk është puna që s’ta tregoj se nuk është ndonjë sekret që duhet treguar kodi i bankës, por realisht nuk kam qënë ndonjë tifoz as i vogël as i madh. Kam qënë pak tifoz me Dinamon. Sa i përket skuadrave të huaja nuk do ta besoni por skuadra që më ka pëlqyer dhe më mahniste ka qënë Nottingam Forest në vitet 80 kur dhe fitoi 2 Champions League radhazi. Është njësoj si të pyesës të rinjtë e sotëm që janë me Chelsea-n dhe Manchester City-n, ashtu ka qënë dhe ajo kohë kur nuk e llogariste askush atë skuadër, prandaj realisht nuk jam shumë tifoz.

4- Keni drejtuar shumë ndeshje, cila sfidë ju ka dhuruar më shumë emocione?

-Nuk e di ta përcaktoj cilën ndeshje, pasi dhe një sfidë modestë për mua është emocion. Për mua është njësoj si sfidat e mëdha dhe të vogla, ndryshe janë tifozët që njdekin Kombëtaren apo klubet.

5-Ka ndonjë person të veçantë që ju frymëzon kur shkoni në punë?

-Nuk kam ndonjë person të veçantë që më frymëzon kur shkoj në TV. Shkoj sepse e dashuroj këtë profesion, shkoj më saktë në botën e mrekullirave të televizionit se janë të tjera ato profesione që quhen punë. Kjo e jona është pasion jo punë. Për mua është njësoj sikur një fëmijë të shkojë te këndi i lojrërave kështu nuk kam ndonjë frymëzim të madh.

6-Kohën e lirë me se e kalon Shako?

-Kam shumë miq, shumë shokë kam shumë obligime të tjera dhe koha e lirë mbetet vetëm për gjumë. Bëj normalisht stërvitje për të mbajtur muskujt në formë. Unë përveç TV merrem dhe me biznese të ndryshme ndaj dita është plotësisht e ngarkuar.

7-Përveç gazetarisë sportive, kë keni tjetër pasion?


-Pasion kam gatimin, por edhe udhëtimet. Së fundmi jam bërë pjesë e një kompanie udhëtimi e cila është 100% në pronësi shqiptare. Edhe koha e lirë me shoqërinë më pelqen ta shfrytëzoj në maksimum por gatimi dhe udhëtimi ngelen dy pasionet e mia.

8-Si i keni mardhëniet me kolegët e punës?

-Unë nuk i konsideroj koleg pune, i konsideroj shok miq nga i fundit që është roja e deri në TV. Jemi relisht shumë shok, më pëlqen fryma e të të punuarit në grup.

9-Ndiheni krenar për vetën kur ju thonë se jeni më i miri në treg ?


-Të them ndihem krenar kjo është pak relative se të gjithë jemi të rëndësishëm të mirë. Më i miri në treg është fjalë e madhe, por e ndjej veten kapiten i skuadrës që është Digitalb.

10- Cilat skuadra mendoni se do luftojnë për titull këtë sezon në Kategorinë Superiore?

-Këtë vit besoj se do luftojnë shumë ekipe. Nga Teuta, Laci që na ka befasuar dhe Tirana që është shumë më mirë se sezoni i kaluar ka dhe 100 vjetori. Mbi të gjitha më pëlqen që ky kampionat ka shumë rivalitet dhe të dhuron më shuëm emocione.

11-Keni diçka frymëzuese për të rinjtë që duan t’i hynë gazetarisë sportive ?

– Duhet t’i hyjnë gazetarisë sportive sepse është profesion i mrekullishëm dhe shumë i bukur. Gazetari i sportit dhe i kulturës në çdo redaksi ua them të gjithëve është gazetari më i lirë të ushtrojë profesionin e tyrë. Janë të vetmit gazetarë që kanë mundësinë ta bëjnë punën me profesionalizëm ashtu siç duhet. Gazetari i politikës sado mjeshtër dhe profesionist të jetë në fund i vjen shefi dhe ja ndryshon tekstin e kronikës.Çdo gazetar i sportit jo vetëm që është më jetëgjati në redaksi, por është me i qeshuri dhe me më shumë mundësi për t’u treguar profesionist, ndërsa gazetarët e tjerë kanë një vrull të madh në fillim pastaj zhduken papritur. /albeu

 

 

Patrioti Nuçi Naçi, një nga drejtorët e parë të Mësonjëtores Shqipe të Korçës

 

Naum Dhimitër Naçi (1871 – 1927) i njohur edhe si Nuçi Naçi, ishte “Mësues i Popullit”, atdhetar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, dhe njëri ndër drejtorët e “Mësonjtores së Parë Shqipe” në Korçë.

Botoi disa libra, dhe si publicist trajtoi çështje të arsimit të kohës; ishte redaktor e më pas drejtor i gazetës “Zgjimi i Shqipërisë” (Janinë, 1906). Bëri pjesë në Komitetin e Fshehtë të Manastirit dhe në klubet shqiptare në Janinë e Stamboll. U burgos dy herë nga autoritetet osmane. Njihet gjerësisht me emrin Nuçi Naçi.

Atje ku zë fill historia e krijimit të shkollës së parë shqipe më 7 mars të vitit 1887 në Korçë, në Muzeun e Arsimit.

Simpatizante dhe dashamires te muzeut dhe kultures i kanë dhuruar fondit të muzeut mjaft dorëshkrime, fotografi,dokumente ,shkrime apo dhe objekte të përdorura nga atdhetarët, të patriotit të njohur Nuçi Naçi te cilat i janë bashkangjitur kohe me pare këtij muzeu, Mësonjëtores së Parë Shqipe, qe është një dëshmi e patjetërsueshme e rrugës së gjatë të arsimit shqiptar.Muzeu Kombëtar i Arsimit “Mësenjtorja e Parë” do ti botojë këto dorëshkrime në një vëllim të veçantë për të nxjerrë në dritë për herë të parë krijimtarinë deri më sot të panjohur të atdhetarit të shquar.

FotoPortret i panjohur i Nuçi Naçit ne shtypshkronjen ku botohej gazeta “Zgjim’ i Shqiperise” ne Janine.
Sot, perulje dhe respekt ndaj vepres se Mesuesit te Madh, rilindasit te shquar, luftetarit te paepur ne 92 vjetorin e ndarjes nga jeta.

 

 

Kur trajneri me tha qe do markoja Zicon dhe Maradonen, i premtova vetes qe do t’i markoja deri ne hotel….!

 

“Kur shoh sot levizjet ne zone te sulmuesve, kuptoj qe futbolli ka ndryshuar dhe madje shume!

Shoh lojtare si Cavani, Messi dhe Ronaldo qe bejne nga 60 gola ne sezon. Une them vetem dicka:
Nese lojtare si Van Basten, Zico ose Maradona do te luanin sot, golat do duhej te numeroheshin me numerator qe perdoren ne shkollat fillore!
Shoh ne shume ndeshje qe mungojne markimet nga ana e mbrojtesve!


Ne Boterorin e vitit 82`, kur trajneri me tha qe do markoja Zicon dhe Maradonen, i premtova vetes qe do t’i markoja deri ne hotel.

Nuk i lija te merrnin fryme !

Mbaj mend qe Diego mu afrua ne fund te pjeses se pare te Argjentine vs Itali dhe me tha:
“A mund te shkoj ne banjo, apo do me ndjekesh edhe aty?”
“Ik, ik por pas 15 minutash do jem perseri makthi yt.”

|Claudio Gentile|
Kampion bote me Italine ne Boterorin 1982! Lajmet e Futbollit