Sevilla – Inter/Finalja në Europa League

Sevilla dhe Inter e kanë përfunduar sezonin pa trofe në Spanjë respektivisht në Itali.Por dy skuadrat kanë mundësi ta shpëtojnë sezonin, pasi përballen në finalen e Ligës së Evropës dhe do të luftojnë për trofeun e parë sezonal.Finalja e madhe e Ligës së Evropës do të luhet në Rhein Energie Stadion të Kolnit.

Ekipi spanjoll mbetet klubi më i dekoruar me këtë kompeticion, ndërsa Interi do tentojë ta fitojë trofeun e parë europian pas tripletës së famshme në vitin 2010.

Dy skuadrat më parë janë përballur vetëm një herë në një ndeshje miqësore në vitin 2008 që përfundoi pa gola 0-0.

Dy trajnerët, Antonio Conte dhe Julian Lopetegui kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë finale të madhe.Ndeshja starton në orën 21:00

Formacionet zyrtare:

Sevilla: Bono Navas, Kounde, Carlos, Reguilon, Fernando, Jordan, Banega, Ocampos, Suso, De Jong.

Inter: Handanovic, Godin, De Vrij, Bastoni, D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young, Lukaku, Lautaro.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.