Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Greqi. Mëngjesin e djeshëm një 53-vjeçar shqiptar kishte shkuar në një zonë me ullishte për punë bujqësore në Silida, ku edhe ka humbur jetën pasi pësoi infarkt, si pasojë e temperaturave të larta.Ai jetonte në atë zonë dhe kishte shkuar të punonte për kujdesin e pemëve.

Njerëz që ishin në vendngjarje janë përpjekur ta ndihmojnë, ndërsa e kanë transportuar atë ende gjallë në Qendrën e Shëndetit Stylida, por më pas mjekët konfirmuan vdekjen.
Sipas të gjitha informacioneve, shqiptari e humbi jetën për shkaqe patologjike, megjithatë, një autopsi-nekropsi dhe ekzaminime toksikologjike u urdhëruan nga AT Stylidas i cili ishte informuar në lidhje me ngjarjen dhe ndërmori hetimin paraprak.
53-vjeçari jetonte i vetëm në Stylida, ndërsa gruaja dhe katër fëmijët e tij jetojnë në Shqipëri.
