Cristiano Ronaldo merr vendimin…vendos për të ardhmen

Akti i katërt i Juventusit dhe Cristiano Ronaldos. Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, kampioni portugez ka zgjidhur përfundimisht dilemat për të ardhmen e tij, duke qëndruar te “Zonja e Vjetër”. Ai ka vënë në dijeni klubin bardhezi, përmes një mesazhi, se dëshira e tij është të respektojë kontratën, që e lidh me torinezët deri më 30 qershor 2022.


“Unë do të vij dhe do të qëndroj”, – ishte mesazhi i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” për drejtuesit e Juventusit.

Pas dy titujve, dy Superkupave dhe një Kupe Italiane, Cristiano Ronaldo po “ndez motored” e tij për sezonin e katërt te Juventusi me synimin për të rritur numrin e madh të golave dhe titujve. Kuptohet, Champions-i mbetet ëndrra e madhe.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.