Vjedhja e pensioneve në Korçë/ Qytetari :”Policia dhe prokuroria na sorollasin, mbrojnë njëri-tjetrin

Në datën 6 tetor 2022, Fiks Fare transmetoi një investigim për vjedhjen e pensioneve të dhjetërave personave në Korçë, në degën e fshatit Dishnicë. Punonjësi Igli Shkambi, pasi mori pensionet iku në Itali. Fiksi faktoi me zë dhe figurë se Filiali i Postës në Korçë tentoi me çdo mënyrë që të “fshehë” hajdutin, duke ruajtur në këtë kohë edhe veten e tyre. Ata i orientuan pensionistët e vjedhur që ta zgjidhnin me babanë e punonjësit.

Në redaksinë e Fiks Fare u ankuan sërish pensionistët, ku më i dëmtuari, Pëllumb Bame, thotë se i janë vjedhur 14 muaj pensione. “Më kanë marrë mbi 4 milionë lekë të vjetra. I ka marrë Igli, unë kam qenë në Belgjikë dhe kur erdha e gjeta Iglin. I thashë dua pensionin. Jo tani, jo nesër. Shkoj te Posta në Korçë më thonë duhet ta bëjë kërkesën Igli. Ai ishte në Shqipëri. Shkova të nesërmen, ai s’ishte. Kishte ikur në Itali. Posta e Korçës nuk ndërhyri” thotë ai.

Pyetjes se kur është bërë denoncimi nga Posta dhe a ka pasur ndonjë hetim dhe verifikim gjatë këtyre javëve, Pëllumbi tha se jo. “

Kam dhënë deklarime vetëm para një OPGJ të Krimit Ekonomik”. “Igli ka ikur në Itali, ata të postës vijojnë punën. Me sa po shoh, unë jam më i ‘dënuari’. S’kemi marrë zgjidhje. Unë do iki sërish në Belgjikë ku dhe rri dhe posta, policia dhe prokuroria vetëm sa na sorollasin. Mbrojnë njëri-tjetrin” pohon ai.

Pas denoncimit, qytetari shkon te Posta e Korçës. Takon drejtorin dhe punonjësit e tjerë. I thonë se ata e kanë referuar rastin për në prokurori dhe vetëm presin, s’kanë çfarë të bëjnë më! Pensionisti i pyet se Igli këtu ka qenë, përse s’kanë ndërhyrë. Ndërkohë, i thonë se kanë bërë verifikimet dhe e kanë referuar. “Edhe ju keni përgjegjësi. Pse më orientuat të takojë babanë e tij. Ai këtu ishte dhe iku. Ju e mbrojtët” i tha pensionisti drejtorit. Por ky i fundit iu përgjigj se “shteti funksionon me letra”.

Më pas, Pëllumbi shkon në Policinë e Korçës, takon oficerin që e mori në pyetje. Oficeri i thotë se “unë ato që kisha për të bërë i bëra, tani e ka në dorë prokuroria”.


Ai i thotë se duhet të interesohet se “ndoshta e kanë lënë pas dore”. E orienton që të takojë drejtuesen e prokurorisë dhe ti thojë problematikën që të veprojë shpejt. “Nëse duan, hetojnë ata” i thotë OPGJ. Më tej, OPGj hedh edhe akuza të tjera për prokurorinë. “Ku e di ti që s’ka gisht edhe drejtori. Neve s’na e kanë dhënë. Mund të dilte ndonjë çështje tjetër aty” thotë oficeri.

Pas rekomandimeve, qytetari shkon edhe në Prokurorinë e Korçës, në të cilën ka bërë edhe një kërkesë, pasi deri më tani s’është marrë në pyetje. Takon një punonjës, i cili pas interesohet te grupi hetimor, i thonë se “do të të thërrasim vetë”. Sipas punonjësit, prokurorja quhet Odeta Todorushi dhe “kur ta mendojë prokurorja, do të të kthejë përgjigje”. Fiksi i bëri një kërkesë Prokurorisë së Korçës, nëse po hetohet apo jo Igli Shkambi. Dhe, a janë marrë në pyetje Pëllumb Bame dhe a po hetohen drejtuesit e Postës së Korçës. Por, deri në transmetimin e këtij investigimi, kjo akuzë s’na ka kthyer përgjigje.

Pra, të gjitha institucionet pranojnë se ka pasur vjedhje të pensioneve. Por, qytetarët po sorollaten nga njëri vend në tjetrin dhe ende s’kanë marrë drejtësi. Të vetmit të “dënuar”, janë pensionistët!

Posta Korçë

Pensionisti – Unë dua lekët, unë nuk dua përgjigje asnjë gjë. Unë dua lekët o vëlla, unë jam për të ikur në Belgjikë deri më tani më keni penguar. Unë s’kam të bëj fare as me prokurori as me gjykatë asnjë gjë. Në prokurori ka të bëjë ai që ka vjedhur.

Drejtori i Postës – Ne jemi shtet veprojmë në bazë të ligjeve, kemi ndjekur procedurën ligjore. E kemi çuar çështjen në prokurori. Presim verifikimet nga prokuroria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: