Familja e atletit me origjinë shqiptare, Denis Gjura, po vajton humbjen e papritur të 25-vjeçarit, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e një aksidenti rrugor në Patra. Automjeti me të cilin lëvizte 25-vjeçari, doli nga rruga në kthesë dhe u përplas me trafikndarëset, duke rezultuar fatale për të riun.
Varrimi i Denisit do të zhvillohet nesër e shtunë, 18 mars në atdheun e tij në Shqipëri. Ndarja nga jeta e atletit shqiptar, Denis Gjura, ka shkaktuar trishtim në botën e sportit në Patra, për shkak të miqësive që kishte krijuar. Miq dhe të afërm të hidhëruar nga vdekja e Denisit shprehen se ai ishte i apasionuar pas sportit që në vogëli. Gjura kishte fituar gjashtë medalje në kampionatin panhelen.
Atletika u bë më e varfër me humbjen e padrejtë të Denisit. Ishte i mrekullueshëm, ai punonte në mëngjes për të ndihmuar familjen e tij, ashtu si vëllai i tij Aurel, dhe pastaj të dy vinin në stërvitje….. “Ai ishte me ne, që kur ishte fëmijë i vogël. Çfarë mund të thuash? Nuk kam fjalë…”tha trajneri i tij Giorgos Kouvaras.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.