Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Bilisht, përplasen dy “Benza” ,njëri nga shoferët në gjendje të dehur…

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin ‘Korçë-Bilisht’. R. B., 30 vjeç, banues në fshatin Vranisht, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Progër, është përplasur me makinën tip “Benz”. Kjo e fundit me shofer shtetasin me iniciale A. M., ndodhet në spitalin e Korçës. 30-vjeçari mësohet se ka qenë i dehur në momentin e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 30 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”,

pranë kryqëzimit të fshatit Progër, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M., i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 30-vjeçari R. B. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: