Vitin e shkuar Noizy ja doli që të sillte “Alpha Show”, koncertin e karrierës së tij që tashmë ka marrë edhe trajtën e një festivali hip-hop-i, me reperin që është në prag të organizmit të edicionit të dytë të tij. Ditë pas dite, janë duke u zbuluar të ftuarit e këtij viti, me mjaft artistë të njohur shqiptarë që do të rikthehen në skenë, ndërsa premtohen edhe surpriza për këngëtarët e huaj që do të marrin pjesë.
Ndërkohë, vetë Noizy, teksa pregatitet për një tjetër suskes në gusht, ka ndarë pak nga emocionet që ka përjetuar nga edicioni i parë i spektaklit, duke treguar madje se ka shpërthyer në lot disa herë, teksa qëndronte në prapaskenë.
Në video dokumentarin e postuar në Instagram, reperi rrëfen edhe arsyen pse u emocionua dhe gjithë ndjesitë që përjetonte, teksa shihte publikun që e përkrahte dhe “ëndrrën” e tij, koncertin e mendaur prej kohësh, të realizohej para syve të tij:
Sa herë vjen gushti, vitet do kalojnë, por do më kujtohet gjithmonë Alpha Show. Më kujton adrenalinën, një ndjesi e bukur, vështirësitë që pati, organizimi në ato lloj përmasash, ajo skena e madhe që të ha, vështirësitë për të bërë bashkë 21 kolegë. Por të gjithë e pritën shumë mire dhe u bënë pjesë e një trupi për ta bërë Alpha Show një traditë të kulturës HipHop.
Mbaj mend që kam shpërthyer në lot 3-4 herë në prapaskena. Edhe para miqve, nuk po e mbaja dot veten…para se të ngjitesha në skenë, kur isha në skenë, pasi mbaroi koncerti. E mbaj mend kur erdhi mami. E pashë dashurinë që njerëzit tregun dhe thashë se paskan nevojë për pak zhurmë”
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.