E pazakontë në Korçë /Burrë e grua rrahin njeri-tjetrin, përfundojnë të dy në Komisariat

Një çift në Korçë janë vënë nën hetim nga policia pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Policia e Korçës njofton se e ka referuar rastin në prokurori.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori

ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 37 vjeçe dhe shtetasin E. L., 42 vjeç, banues në Korçë (bashkëjetues), pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.