I ka futur në punë/ Niko Peleshi ne takimin e lagjes 13, theret administraten e Bashkisë(Foto)

Ne takimin me banoret e lagjes 13 ne fotot e publikuara nga vete Niko Peleshi sheh te punesuarit e administrates se Bashkise Korçe…Por per drejtuesin politik te partise ne pushtet keto nuk kane rendesi ,por per te ,eshte mbajtja e kariges edhe per 4-vitet e ardhme ….dhe kete e ben me se miri duke punuar më së shumti me fasadën ….për tu dukur sikur çdo gjë e bën me pasion, me përkushtim,

për te ngjarë sa më real dhe sa më i dashur me njerëzit…

Por ndryshe nga spektakli i Peleshit, ne te vertete Parisi i vogël” po shpopullohet vrullshem nga rinia, e madje edhe të rinjtë e qyteteve përreth nuk e kanë më ëndërr të vijne në Korçë. Për ta është shumë pak ajo që u ofrohet dhe rrugët janë dy; “Drejt Tiranës, drejt emigrimit….

Ky fakt u vërtetua me vendimin e fundit për të shkrirë Universitetin “Fan S.Noli” pak kohe më parë…Ndersa edhe ne Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025 ,Korça do te dergoje 1 deputet me pak ,se para 4-vitesh.

Deputeti dhe kontrata me 29 Shkurtin…

Ilir Pendavinji është deputeti i cili “29 Shkurtin” e bëri të mos ndihet më VETËM! I dalë mbi kurrizin e të tjerëve, Lirka është zgjuar nga gjumi dhe po na bën fushatë!

Në vitin 2021, Kryetari i Bashkisë Maliq, z. Gëzim Topçiu, e bëri deputet Pendavinjin, për ta vënë përsëri në gjumin letargjik edhe për 4 vite të tjera…

Siç duket, Ilir Pendavinji ka qëndruar besnik ndaj kontratës së 29 Shkurtit: të vijë njëherë në 4 vjet!

Pusteci u përdor, Korça u mashtrua, Kolonja u zhgënjye, e Maliqi as që u konsiderua nga deputeti i 29 Shkurtit…

Të gjithë e dinë se në Maliq votat i mbledh Gëzim Topçiu, falë punës së palodhur dhe viteve që ka mbi supe. Por ajo çka kuptohet qartë është se nëse ai ndihmon përsëri këtë “lloj deputeti”, ka për të hedhur poshtë karrierën e gjatë dhe punën e ndershme, duke i kthyer çdo votë në urrejtje nga qytetarët e vet.

Sepse, pasi populli e votoi, Pendavinji e fiku telefonin – dhe për zgjidhjen e halleve shpesh mbetej përsëri Topçiu.

Ai është deputeti më i padëshiruar në Qarkun e Korçës.

Xhaxhi Nikoja i ka mësuar të thotë dy fjali, e ka kapur për dore dhe po del gjithandej për të mbledhur vota.

Pendavinji vetë po lyp nëpër lagjet e Korçës, ku qytetarët i kanë mbyllur derën në fytyrë.

Në Maliq ka bërë një paçavure, e në Bilisht s’e do njeri.

Erseka kërkon djalë Kolonjar – jo burrë legen!

Pogradeci është hambari më i madh i votave të majta, prandaj Peleshi s’po lë gur pa lëvizur për të lypur vota për Pendavinjin, i cili rrezikohet seriozisht të mos e lidhë më kontratën me “29 Shkurtin”.

Tani Korça “është femër”, tha Kryeministri i Shqipërisë, duke i bërë Nikos valixhet afër “Lëndinës së Lotëve”…

Ajo që mbetet për t’u parë është: sa do të urrehet Topçiu, nëse ndihmon përsëri deputetin e “29 Shkurtit”– dhe a do të jenë aq dele njerëzit, sa të votojnë sërish për “29 Shkurtin“?

Nëse e votojnë, Maliqit do t’i blejmë një dritë nate… të flejë deri në 2029.