‘Masakra elektorale e Toto Rinos’/ Berisha: “Ju garantoj se Edi Rama nuk do e gëzojë mandatin, do ketë fundin e një diktatori

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi u kthye nga Brukseli iu bashkua protestës së opozitës, duke thënë se “njoha mbi 87 parti politike, para të cilave paraqita sot masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit apo El Çapos së Ballkanit, Edi Rama”.

“Njoha miqtë me të gjithë shkeljet monstruoze dhe bindja e përgjithshme ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë.

Të dashur miq, forumi botëror i partive të qendrës së djathtë, u njoh me përdorimin nga Edi Rama të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës. U njoh me listën e kandidatëve të krimit, me në krye Edi Ramën dhe vazhdon me Sara Milen, me ministrin e krimit, me Taulant Ballën, me dhjetëra kandidatë të tjerë të botës së krimit.

U njoh dhe u denoncua botërisht përdorimi i qindra milionë eurove për të blerë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Dhurata 70 milionë euro për votën, falja e 200 milionë eurove të gjobave, mbi gjysmë miliardë euro koncesione dhe prokurime”, deklaroi Berisha.

“Pra, zgjedhjet në Shqipëri ishin farsa elektorale më e shëmtuar pas rënies së Perdës së Hekurt në Ballkan dhe Europë. Ndaj, dhe ju përshëndes ju dhe u garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura, me zgjedhje krimi, me zgjedhje të korrupsionit, por do marrë përgjigjen që meriton dhe që kanë diktator, çdo narkodiktator”, shtoi kreu demokrat.

Lapaj: “Të dua Shqipëri” ! Në mbetë veç një, unë do të jem ai

Adriatik Lapaj nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet nga reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Në një postim në Facebook, ai ka zgjedhur t’i drejtohet ndjekësve me fjalët e Viktor Hygosë për të treguar reagimin e tij.

“Të dua Shqipëri!

1000 në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,

Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi;

I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;

E në mbetë veç një, – unë do të jem ai!

-Viktor Hygo”, shkruan Lapaj.

Nga rezultatet e deritanishme Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4% të votave të elektoratit, por ka siguruar vetëm një mandat përkundër Tom Doshit që ka fituar 3 mandate me vetëm 3% të votave, apo Agron Shehajt që ka siguruar dy mandate me po 3 % të votave.

Kandidati i PD:”Po iku Berisha, ju as shurrën s’do bëni dot më në Shqipëri pa leje’

Gazetari dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Basi Çollaku, ka reaguar pas debatit nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet nga partia, apo jo. Çollaku sulmon ata që kërkojnë largimin e Berishës, pasi sipas tij, nëse largohet Berisha, as shurrën s’do bëjmë dot pa lejen e Ramës.

“520 mijë votues besuan sërish “logos Berisha” me gjithë ortekun kriminal përballë.

Prodhimet partiake të guzhinës Rama i dhanë një dorë shefit pa bërë as 24 orë opozitë ndaj tij. Madje më shumë turreshin kundër PD.

Kohën e mundësinë për të folur ende gjysëm të lirë këtyre zahmetlinjve sërish ua mundëson Berisha me rezistencën ekstreme.

Sepse diktatura e ndërtuar nga Rama i kurdis prej kohësh sipas portofolit, mendimtarët pro e kundër. Po të mos kishin shkuar pas Ramës “opozitarët” e rinj zelltarë ekonomie, do të ishim sot pa Ramën.

Të ikë Berisha me 520 mijë vetë që mbajtën një shteg demokracie ende në këmbë. Të ikë. Dhe pastaj do jetoni në shtetin Rama ku edhe shurrën nuk do e bëni dot pa lejen e tij..”, shkruan ai.