E rëndë në Korçë/ Fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni…

Një ngjarje e rëndë është shënuar më 21 maj 2025 në fshatin Kamenicë, ku një fëmijë i mitur, vetëm 2 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij. Per pasojë, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Fatmirësisht, burime nga spitali bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nën kujdesin e mjekëve.

“Më tha zemrën e kam top”, Manjani tregon bisedën e fundit me Artan Lamen

Ylli Manjani ka reaguar për vdekjen e Artan Lames, duke thënë se i duket e pabesueshme. Ai tregon se foli një javë më parë me Lamen. “Fola në telefon të enjten me Lamen. Fiks para një jave .

“Do operohem të ngjis tubin e gjakut”, më tha. “Zemrën e kam top, por tubat jo”- vijoi… Paske nevojë për hidraulik, jo për doktor- i thashë.

Qeshëm…

Folëm për rezultatin e zgjedhjeve. Edhe për pak politikë…

Ai më tregoi një histori nga koha e shkuar. Ja ktheva me një barcoletë nga të zakonshmet. Qeshëm prapë.

E lamë të flisnim pas ndërhyrjes…

Sot lexova lajmin e kobshëm!

Se di!

Trishtim!

*****

Mbase është i pavërtetë lajmi…

Lutem!

Zakonisht e bën një biçim udhëtimi nganjëherë andej matanë e kthehet prapë.

Se di!

Po s’dua ta besoj atë lajm”, shkruan Manjani.

Ndërron jetë Kolonjari, Artan Lame

Artan Lame ka ndërruar jetë papritur në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës. Lame, 58 vjeç, ka qenë drejtues i lart i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit.

Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.

Dashamir Shehi: “Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im, mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

Dashamir Shehi, shpjegoi më gjerësisht pse dha dorëheqjen nga kryetar i koalicionit “Djathtas për zhvillim”. “Dhashë dorëheqjen sepse humbëm. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. U munduam këto dy vite, u munduam të negociojmë me partitë e vogla apo të reja dhe nuk ia arritëm. Është dështimi im sepse e mora përsipër këtë punë dhe nuk i bashkova dot.

Atyre që çanë rrethimin, i uroj punë të mbarë.

Ky rezultat ka brenda edhe tharmin e një trishtimi opozitar, që harxhoi 4 vite për të zgjidhur hallin e 2-3 familjeve. Humbësit e mëdhenj, se ne jemi të vegjëlit, janë ata të grupit të PD-së. Sali Berisha për vete ka dalë i fituar, ndoshta është fitorja më e madhe e tij politike. Sot ka 50 deputetë dhe është i lumtur. Edi Rama në pushtet, Berisha kontrollon opozitën”, tha Shehi në A2 CNN.

PD është përfituese e këtij sistemi, pasi i ka marrë disa deputetë qyl. Edhe brenda PD-së, ata që kanë fituar nga lista e hapur nuk janë profesorë. Hiq Tabakun, të tjerët janë duke u kacavjerrë me grupe dhe para… Unë kam marrë përgjegjësitë e mia personale.

Personalisht ndihem i zhgënjyer nga qyteti im, sepse mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua. Si duket, nuk është më koha për ne. Lojtarët e rinj janë të gjithë milionerë, por mendova se do kishte mbetur pak moral. Ky brez i ri politik që po vjen ka shumë gjëra të mira, është më i zoti në komunikim, por ne i kemi dhënë më shumë rëndësi substancës sesa formës”, deklaroi Shehi.

Kur u pyet nëse ka bërë gabime, Shehi tha: “Unë nuk kam bërë gabime, unë jam gabimi vetë. Në politikë ka nevojë për gabimtarë si unë, që thonë ca të vërteta në kurriz të vetes. Më thonë mua që kam bërë gabim sepse mund të isha te lista e deputetëve, por nuk ia vlen. Kam qenë deputet dhe nëse do të vazhdoja, bëhem dhe unë bashkëfajtor”.