I doli boja me aeroportin ,stadiumin, spitalin dhe rrugen Korçe-Tiranë /Niko Peleshi :”Do bëj gazifikimin…

Prej vitesh, korçarëve u është premtuar ndërtimi i një spitali modern, por deri më sot projekti nuk ka parë as fillimin. Asnjë tullë nuk është vendosur, ndërsa çdo fushatë sjell me vete të njëjtat zotime, tashmë të konsumuara. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama riktheu premtimin për ndërtimin e spitalit të ri, një deklaratë që u pasua nga ministri Niko Peleshi.

Ndërkohë, rreth një vit më parë, edhe kryebashkiaku Sotiraq Filo publikoi pamje të projektit të shumëpritur. Por pavarësisht fjalëve dhe planeve në letër, realiteti për qytetarët e Korçës mbetet i pandryshuar.

Po keshtu projektet 3d e nxorren te filluar stadiumin modern …apo pamjet e aeoportit dilnin me ngjyra te ndritshme por ajo ç’ka verehet eshte qe edhe rruga Korçe -Tirane pas 12 vjetesh ,perseri nuk ka perfunduar…ndersa vazhdimisht publikohen foto ne fushate se punimet vazhdojnë dhe me shumë se 3- çereku i punes eshte kryer !

Edhe gazifikimi eshte premtuar prej 10-tra heresh…

Por kete here Niko Peleshi vazhdon fushaten ku ai thote:

🌟 Korça po hyn në një epokë të re!
Gazifikimi nuk është thjesht një investim strategjik, por një transformim i vërtetë në jetën e përditshme të mijëra familjeve korçare. Një zgjidhje moderne, e sigurt dhe ekonomike për ngrohjen, e cila siguron ajër më të pastër, ndërpret përdorimin e druve të zjarrit, mbron pyjet dhe rrit cilësinë e jetës dhe të shëndetit për qytetin tonë.

Ky projekt i madh është edhe një derë e hapur për zhvillim ekonomik, më shumë investime, vende pune dhe një ekonomi më të fortë për të ardhmen e Korçës. Një hap i sigurt drejt një qyteti më të mirë për të gjithë!

Chris LaCivita nga Shkodra: Ju rrëzuat monumentin e Stalinit, tani duhet të rrëzoni një monument të vjetër, Edi Ramën

Chris LaCivita: Jam i nderuar që jam këtu, në vendin ku nisi lufta për lirinë shqiptare. Ju ishit të parët që rrëzuat monumentin e një prej vrasësve më të mëdhenj të historisë, Joseph Stalin. Tani ka ardhur koha të rrëzoni një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën. Rrëzoni korrupsionin! Rrëzoni dështimin ekonomik! Rrëzoni varfërinë!

Si amerikanë, ne besojmë në liri, në të drejtat dhe dinjitetin e çdo personi.

Ne besojmë se çdo njeri ka të drejtën e dhënë nga Zoti për të jetuar, për të punuar, për të rritur familjen dhe për të adhuruar Zotin që zgjedh vetë. Dr. Berisha

ka shkruar histori duke ndërtuar marrëdhënie historike me Shtetet e Bashkuara. Ne kemi besim te Dr. Berisha. Por këto të drejta mund të zhduken, përveç nëse të gjithë ju bëni gjithçka që mundeni dhe votoni të dielën. Miqtë dhe familjet tuaja, vetëm ju mund ta shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë.

Duhet të luftoni. Luftoni për familjet tuaja. Luftoni për të ardhmen tuaj. Luftoni për lirinë tuaj.

Zoti ju bekoftë dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Fitore, fitore, fitore!

Tirana, fushëbeteja që mund të përcaktojë maxhorancën e ardhshme

Me 37 mandate në lojë dhe me një elektorat më të ri e më pak të varur nga pushteti, Tirana shihet si qarku vendimtar për formimin e maxhorancës pas zgjedhjeve të 11 majit. Plot pesë apo gjashtë parti të vogla shpresojnë të përfitojnë mandate në këtë qark, duke sfiduar dominimin tradicional të dy partive të mëdha, PS dhe PD.

Në tri dekadat e fundit, historia politike e vendit është shkruar shpesh nga Tirana. Që nga viti 1991, kur një lagje e kryeqytetit rrëzoi simbolikisht regjimin komunist përmes votës, te fitorja e PD në 2005 dhe ajo e PS në 2013, Tirana ka përcaktuar balancat politike në vend. Në vitin 2013, vota e kryeqytetasve i dha koalicionit të majtë 19 mandate, duke vendosur fitoren.

Këtë vit, qytetarët e Tiranës do të votojnë jo vetëm midis PS dhe PD, por edhe për alternativa të tjera si Nisma Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë dhe Mundësia, që synojnë të ndryshojnë rrënjësisht sistemin politik, të thyejnë duopolin PD-PS dhe të hapin rrugën për zgjedhje të parakohshme.

Historiku i mandateve në Tiranë tregon një tablo të luhatshme: në vitin 2009 PD fitoi me një diferencë të ngushtë ndaj PS-së, ndërsa në 2013 të majtët morën 19 mandate. Në 2017, PS siguroi 18 mandate pas një rënie të ndjeshme të votave për PD. Në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja ishte më e larta në vend dhe PS ruajti sërish 18 mandate, me ndihmën e aleatëve si Ornaldo Rakipi dhe PSD e Tom Doshit.

Sot, elektorati gri në Tiranë përllogaritet të jetë rreth 70 mijë votues – vota të mjaftueshme për të ndikuar në ndarjen e të paktën pesë mandateve. Kjo kategori përbën një potencial të madh për partitë e reja që kërkojnë të thyejnë rendin politik të vendosur.

Të dhënat nga Censi i fundit tregojnë se popullsia rezidente në Shqipëri është 2.4 milionë banorë, me rreth 1.4 milionë pjesëmarrës në zgjedhjet lokale të 2023, që përkthehet në një pjesëmarrje reale prej 72%. Në zgjedhjet e 2021 u regjistruan 1.66 milionë vota, që do të thotë pjesëmarrje rreth 85% në raport me popullsinë e pranishme.

Në Qarkun Tiranë, në vitin 2021 u hodhën 485 mijë vota, ndërsa këtë vit pritet rritje për shkak të përfshirjes së emigrantëve – 52 mijë prej të cilëve kanë kërkuar të votojnë për këtë qark.

Maxhoranca në Kuvend, në kushtet e sistemit proporcional me shpërndarje rajonale, mund të përcaktohet nga vetëm tre apo katër mandate. Me dy partitë e mëdha të përballura me konsum të lartë politik dhe akuza për korrupsion, zgjedhjet e 11 majit mund të hapin rrugë për një konfigurim të ri parlamentar.

Nëse partitë e vogla arrijnë të fitojnë mandate në Tiranë, ato kanë paralajmëruar se nuk do të bashkëpunojnë me PS apo PD për të formuar qeveri, duke i dhënë vendit mundësinë për zgjedhje të reja, ku votuesit të kenë më shumë opsione dhe më pak shpresa të zhgënjyera.

Qarku i Tiranës përfshin zonat nga bregdeti i Kavajës dhe Rrogozhinës deri në Malin me Gropa. Kjo zonë përmban pjesën më të madhe të ekonomisë së vendit, që nga turizmi, tregtia, ndërtimi deri te arsimi. Sipas Censit të 2023, rreth 759 mijë banorë jetojnë në këtë qark – ose 31% e popullsisë kombëtare. Megjithëse Tirana urbane ka pësuar rënie, periferitë si Kashari, Farka dhe Dajti janë në rritje të shpejtë. Ndërkohë, zonat rurale dhe bashkitë si Kamza, Kavaja dhe Vora kanë shënuar rënie të ndjeshme.

Goditet krimi zgjedhor në Shkodër/ Njerëzve të Tom Doshit u gjenden para, tollona dhe lista me emra…

SPAK në bashkëpunim me Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, BKH-në dhe Policinë e Shkodrës ka goditur një rast të dyshuar të krimit elektoral në Shkodër. Kontrollet e firmosura nga GJKKO jaën kryer ndaj anëtarëve të shtabeve elektorale të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit në Shkodër. Autoritetet thonë se nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme,

një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës intensive të bërë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, zhvilluan sot, në qarkun Shkodër, fazën e parë të operacionit policor kundër krimeve zgjedhire, të koduar “Premtimi“.

Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;

automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;

-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;

-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;

-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;

-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.;

-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.

Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë.

‘Nuk është më person Non Grada’/ Departamenti i Shtetit: “Sali Berisha mund të vijë në SHBA.

Gazetari amerikan Marc Caputo që punon për agjencinë “Axios” i ka bërë një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit nëse kreu i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara edhe pse është i shpallur “non grata”.

Në një koment në rrjetin “X” ai thotë: “E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA” – shkruan gazetari që publikon edhe përgjigjen e DASH.

“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it” –thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar për gazetarin.

Fashizmi Edvinist dhe demokracia Amerikes

Nga Ilir Kushi:

Shumë miq të mi habiteshin kur ju thoja: heqja e Non Grada ndaj Berishës ishte çeshtje kohe. Amerika nuk është vetëm injorancë dhe fashizem, që për elitë gazetareske ka Mero Bazen dhe Fahri Balliun. Amerika është e vetmja demokraci e vërtetë, paçka dhe më e shemtuara.

Demokracia botës kapitalit diktohet nga interesat ndaj parave. Nuk pyet për idealizem, humanizem. Është praktike, peshku madh ha të voglin.

I vetmi armik i demokracive monetare ishte filozofia komuniste, e cila bazë të saj kishte ndalimin e instiktit të njeriut: pangopjen ndaj parasë, për të mos shkaktuar luftera, vdekje nga uria, shpopullime dhe padrejtesi.
Njeriu deshtoj të ishte i drejtë, I ndershëm.

Siç e kam thënë dhe po e them, Amerikës nuk i intereson forma regjjimit instaluar në Shqipëri e kudo në botë, per sa kohë i nenshtrohen interesave të saja financiare dhe gjeopolitike.

Nuk është faji Amerikës instalimi regjimit fashist në Shqipëri nga Edi Rama. Fashizmi lind si shkak i degjenerimit apo revizionizmit socializmit. Musolini dhe Hitleri ishin dy socialistë të degjeneruar, të cilët i vranë shpirtin Socializmit: forcën politike të klasës punëtore, për të akumuluar pushtetin rreth vetes. Shtyllat e fashizmit për ta mbajtur pushtetin janë:
1- propaganda, 2- oligarkia dhe
3- banditizmi rrugës.

Në Shqiperi fashizmi Edi Ramës është më vrastar se banditizmi Berishës. Nëse Berisha shkatarroi ekonominë Shqiptare, Edi Rama vrau njëherë e pergjithmonë shpirtin e shqiptarizmit, duke ndërtuar vetem dy klasa: oligarki dhe skllever të lumtur. Në Amerikë klasa mesme nuk janë njerëz të krimit rrugës, por njerëz të shkences, artit, promotoré të ekonomisë, inxhinjere, mesuues, doktorra, etj. Në Amerikë të jesh njeri i suksesit, nuk është domosdoshmëri të jeni djali Gramoz Rucit, apo vajza Fahri Balliut për të patur sukses. Në Amerikë vazhdon të vleresohet dhe ti jipen mundesitë çdo individi.

Shqiptarët jane të suksesshem në vende të huaja, por kurrë në Atdheun e tyre. Pse?
Është e vërtetë demokracia Amerikane është shumë e shemtuar, por njemije herë më e mirë se fashizmi instaluar i Edi Ramës ne Shqipëri.

‘Nuk është më person Non Grada’/ Departamenti i Shtetit: “Sali Berisha mund të vijë në SHBA.

Gazetari amerikan Marc Caputo që punon për agjencinë “Axios” i ka bërë një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit nëse kreu i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara edhe pse është i shpallur “non grata”.

Në një koment në rrjetin “X” ai thotë: “E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA” – shkruan gazetari që publikon edhe përgjigjen e DASH.

“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it” –thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar për gazetarin.

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Ersekë/ Makina përfundon jashtë rrugës, shoferi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë – Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka humbur kontrollin duke përfunduar në parcelat anash rrugës. Raportohet e për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale V. Sh., i po merr mjekim në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Korçë/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:35 në aksin rrugor “Korçë- Ersekë”, në fshatin Dvoran, shtetasi V. Sh., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi V. Sh., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.