Zyrtare, Igli Tare nis aventurën te Milan

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Sipas raportimeve të fundit të “Tuttomercatoweb”, ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta lidhë atë me klubin kuqezi.

Konkretisht, Tare ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare me opsion për një sezon të tretë me një pagë prej 800 mijë eurosh në vit. Njoftimi zyrtar nga Milani do të mbërrijë në orët e ardhshme, por para mediave do të prezantohet ditën e hënë.

Kuqezinjtë kanë bërë një lëvizje shumë të rëndësishme në nivelin e menaxhimit në funksion të sezonit të ardhshëm, i cili në mendjet e pronarëve dhe tifozëve duhet të shënojë rinisjen e projektit.

Ditët e fundit, vetë Tare, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kontaktet e tij me klubin, ishte përgjigjur si më poshtë: “Epo, Milani është një objektiv për të gjithë. Të punoja për një klub historik dhe të njohur si ky do të ishte një nder. Gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj vendin tim dhe në të njëjtën kohë të jem një shembull për shumë italianë, jam gjysmë italian, kam punuar këtu për gjysmën e jetës sime, kam një pasaportë italiane dhe e mbaj me krenari. Jam shumë mirënjohës ndaj jush”.

Sezoni veror/ Nesër hapet tuneli i Llogarasë, ja data deri kur do të jetë pa pagesë

Tuneli i Llogarasë do të rihapet sërish duke filluar nga dita e nesërme, për qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror. Tuneli do të jetë pa pagesë deri në 15 Shtator, ndërkohë që nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Lajmin e ka bërë me dije ministrja Belinda Balluku, e cila thotë se ky tunel i shërben turizmit në vendin tonë.

“Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.

Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”, shkruan Balluku.

E trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re Prof.Dr. i Universitetit të…

Prof. Dr. Kostaq Hila është ndarë nga jeta. Lajmin e jep Universiteti “Eqrem Cabej” përmes një deklaratate. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk e mundi dot. Ceremonia mortore do të zhvillohet të shtunën në orën 11:00 në Gjirokastër. Më poshtë deklarata plotë e universitetit.

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Kostaq Hilës, një figurë e njohur e botës akademike dhe një nga themeluesit e shkencës së matematikës së aplikuar në vendin tonë. Prof. Hila ishte i lidhur ngushtë me Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës për më shumë se dy dekada, duke shërbyer në pozita të ndryshme akademike që nga viti 1996 deri në vitin 2018.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Departamentit të Matematikës dhe Informatikës, duke shërbyer si përgjegjës i departamentit dhe anëtar i Senatit Akademik të universitetit.
Përveç angazhimit të tij në Universitetin e Gjirokastrës, Prof. Dr. Kostaq Hila ka qenë aktiv edhe në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku ka shërbyer si profesor në Departamentin e Inxhinierisë Matematike dhe ka mbajtur pozita të rëndësishme si Kryetar i Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik

dhe anëtar i Senatit Akademik.

Kontributi i tij shkencor është i pasur dhe i njohur ndërkombëtarisht,

me mbi 160 publikime në revista të indeksuara, referues në rreth 45 konferenca ndërkombëtare, duke e renditur ndër matematikanët më të respektuar në fushën e algjebrës dhe strukturave të avancuara matematike. Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës dhe i gjithë komuniteti akademik shqiptar humbën një pedagog të përkushtuar, një studiues të palodhur dhe një njeri të jashtëzakonshëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe studentëve të tij! Prehu në paqe, Profesor! Kontributi juaj do të mbetet i pavdekshëm.

Shtepi bari në Australi/ Elvis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja e tij përballet me drejtësinë…

Një influencuese në rrjetet sociale dhe terapiste e njohur në Adelaide është akuzuar për një perandori kanabisi, ndërsa partneri i saj, i bashkë-akuzuar, është larguar nga vendi”, kështu shkruajnë mediat australiane duke iu referuar Belina Pupës dhe aktorit të njohur të humorit Elvis Pupa.

Referuar mediave në Australi, bëhet me dije se çiftit i është zbuluar një ‘shtëpi bari’ në Adelaide ku ata jetojnë prej shumë vitesh.

Belina Pupa përballet me akuza për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa po ashtu i bashkë-akuzuar është edhe aktori.

Pupa është paraqitur në gjykatë dhe aktualisht është në liri me kusht, ndërsa Elvis Pupa thuhet se është larguar nga Australia dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet atje.

Pushon së rrahuri zemra e Artan Lames, miku i tij jep lajmin e trishtë…

🕊️ Lamtumirë miku im…

Sot, para pak minutash u nda nga jeta një mik i rrallë, një shpirt i madh.
Një njeri që jetoi me mendje të hapur dhe zemër të bardhë.
Publicist i përkushtuar, historian i pasionuar, koleksionist i kujtesës sonë.
Por mbi të gjitha, një njeri i ndershëm, një mik i pazëvendësueshëm dhe një familjar i dashur.

Mirënjohje për gjithçka që ndave me ne Tan.
Do të na mungosh pafund”,-janë këto fjalët e Florend Kalivopullit, mikut të Lames.

Mbrëmjen e djeshme u bë me dije lajmi se Artan Lame ishte ende në jetë pas një operacioni të vështirë në zemër. U raportua se ai ishte futur në koma cerebrale pas operacionit dhe shpresat ishin ende të ndezura.

Dirën e sotme ka ardhur lajmi i trishtë nga miku i tij se Lame është ndarë nga jeta dhe zemra e tij ka pushuar së rrahuri.

Ngushëllime të sinqerta familjes!

Saranda dhe Korça me shkallën më të lartë të divorceve(Grafiku)

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta nga Finiqi me rreth 26 divorce për çdo 1 000 banorë, deri në Hasi që mezi bëhen 3 divorce për 1 000 banorë. Mesatarja kombëtare rezultoi 11-12 divorce për 1000 banorë, teksa 28 bashki rezultuan mbi këtë mesatare.

Grafiku i mëposhtëm i përpunuar nga “Monitor” mbi të dhënat e cens 2023 në 61 bashki tregon se shkalla e divorceve është dukshëm më e lartë në jug dhe në qendrat urbane turistike, ndërsa Veriu mbetet më konservator.

Të dhënat tregojnë se Bashkitë e Finiqit, Sarandës Delvinës, Korçës dhe Dropullit kanë shkallën më të lartë të divorcit për banorë. Në këto bashki rezultuan 22-25 divorce për 1000 banorë në kohën kur u zhvillua anketa.

Divorcet e larta në këto bashki lidhen me flukset e larta migratore dhe paqëndrueshmërinë që krijojnë flukset sezonale të turizmit.

Emigracioni i vjetër ku familjet kanë shumë vite të ndara kanë rritur probabilitetin e divorcit.

Në anën tjetër të grafikut Bashkia e Hasit ka numrin me të ulët me vetëm 2,9 divorce për 1000 banorë, e ndjekur nga bashkia e Pustecit me 4.3, Klosi me nga 5.3, divorce për 1000 banorë.

Kultura tradicionale familjare shpjegon divorcet e ulëta kryesisht në Bashkitë e Veriut.

Bashkitë e mëdha si Tirana (17.6 divorce për 1000 banorë), Durrësi (15.8) dhe Fieri (15.5) kanë norma divorci rreth mesatares kombëtare, duke reflektuar dinamikën e metropoleve me urbanizim, rritje të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Të dhënat e divorceve sipas bashkive shtrojnë nevojën për më shumë shërbime sociale si mbështetje ligjore dhe ekonomike për prindërit e vetëm, veçanërisht në bashkitë me emigracion masiv.

Divorci ka pasoja të shumta sociale dhe ekonomike. Ndërprerja e të ardhurave të përbashkëta, ku zakonisht i vë gratë ne vështirësi ekonomike.

Një seri kostosh shoqërojnë procesin e divorcit që nga gjyqet dhe ndarja e pasurisë, duke krijuar de- stabilitet financiar tek fëmijët. Anketa të tjera kanë treguar se fëmijët me prindër të divorcuar kanë arritje të ulëta mësimore, përqendrim të ulët dhe rrezik më të lartë për sjellje të rrezikshme në adoleshence./MONITOR

Saranda dhe Korça me shkallën më të lartë të divorceve(Grafiku)

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta nga Finiqi me rreth 26 divorce për çdo 1 000 banorë, deri në Hasi që mezi bëhen 3 divorce për 1 000 banorë. Mesatarja kombëtare rezultoi 11-12 divorce për 1000 banorë, teksa 28 bashki rezultuan mbi këtë mesatare.

Grafiku i mëposhtëm i përpunuar nga “Monitor” mbi të dhënat e cens 2023 në 61 bashki tregon se shkalla e divorceve është dukshëm më e lartë në jug dhe në qendrat urbane turistike, ndërsa Veriu mbetet më konservator.

Të dhënat tregojnë se Bashkitë e Finiqit, Sarandës Delvinës, Korçës dhe Dropullit kanë shkallën më të lartë të divorcit për banorë. Në këto bashki rezultuan 22-25 divorce për 1000 banorë në kohën kur u zhvillua anketa.

Divorcet e larta në këto bashki lidhen me flukset e larta migratore dhe paqëndrueshmërinë që krijojnë flukset sezonale të turizmit.

Emigracioni i vjetër ku familjet kanë shumë vite të ndara kanë rritur probabilitetin e divorcit.

Në anën tjetër të grafikut Bashkia e Hasit ka numrin me të ulët me vetëm 2,9 divorce për 1000 banorë, e ndjekur nga bashkia e Pustecit me 4.3, Klosi me nga 5.3, divorce për 1000 banorë.

Kultura tradicionale familjare shpjegon divorcet e ulëta kryesisht në Bashkitë e Veriut.

Bashkitë e mëdha si Tirana (17.6 divorce për 1000 banorë), Durrësi (15.8) dhe Fieri (15.5) kanë norma divorci rreth mesatares kombëtare, duke reflektuar dinamikën e metropoleve me urbanizim, rritje të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Të dhënat e divorceve sipas bashkive shtrojnë nevojën për më shumë shërbime sociale si mbështetje ligjore dhe ekonomike për prindërit e vetëm, veçanërisht në bashkitë me emigracion masiv.

Divorci ka pasoja të shumta sociale dhe ekonomike. Ndërprerja e të ardhurave të përbashkëta, ku zakonisht i vë gratë ne vështirësi ekonomike.

Një seri kostosh shoqërojnë procesin e divorcit që nga gjyqet dhe ndarja e pasurisë, duke krijuar de- stabilitet financiar tek fëmijët. Anketa të tjera kanë treguar se fëmijët me prindër të divorcuar kanë arritje të ulëta mësimore, përqendrim të ulët dhe rrezik më të lartë për sjellje të rrezikshme në adoleshence./MONITOR

Kriset xhami i dritares, avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

Një tjetër incident përfshiu kompaninë ajrore norvegjeze Norwegian të martën, kur fluturimi DY1935 në itinerarin Tiranë–Oslo u detyrua të devijojë drejt aeroportit të Splitit në Kroaci, duke bërë një ulje emergjence për shkak të një xhami të krisur në anën e pilotit dhe rënies së presionit në kabinë.

Mediat lokale raportuan se të gjitha shërbimet emergjente ndodheshin në pistë në pritje të avionit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ky ishte incidenti i dytë brenda ditës për të njëjtin avion, i cili më herët gjatë mëngjesit kishte devijuar edhe gjatë fluturimit DY1934 Oslo–Tiranë, duke u ulur në Berlin për arsye që ende nuk janë sqaruar zyrtarisht.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar arsyet teknike dhe procedurat e ndjekura gjatë këtij incidenti të dyfishtë brenda pak orësh.

Vrasja e Shqiptarit në Greqi, ky është autori i dyshuar …

Është zbardhur identiteti i shqiptarit, i dyshuar si autor i vrasjes së 41-vjeçarit Altin Arapaj, i cili u ekzekutua me armë zjarri ë zonën bregdetare të Rafinës në Athinë të Greqisë. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora, person me precedentë penalë për trafik droge.

Po ashtu edhe viktima ishte person me precedentë për vepra të ndryshme penale në Greqi, si dhe i përfshirë edhe ai në trafik droge.

Altin Arapaj është vrarë brenda një vreshti, ku plumbi e ka goditur në faqe. Pasi ishte qëlluar me armë zjarri, shqiptari kishte telefonuar bashkëshorten e tij 36-vjeçares, të cilës i kishte thënë vetëm se ishte qëlluar nga miku i tij, Mikel Selimaj.

36-vjeçarja e kërkoi atë përmes aplikacionit “Find my iPhone”, nga ku gjeti pas disa orësh vendndodhjen e celularit të tij. Së bashku me një ekip nga njësia DIAS e Policisë Helenike, ata shkuan në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas, në zonën e Artemidës, ku telefoni i viktimës u gjet i mbuluar me gjak, por shqiptari nuk u gjet. Më pas kërkimet u zgjeruan në atë zonë ku u gjet edhe 41-vjeçari shqiptar i vrarë në mes të vreshtave.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit si dhe për kapjen e autorit të dyshuar.

Diplomat shqiptare, çfarë zgjedhin femrat dhe çfarë meshkujt?

Në arsimin universitar ne vitin shkollor 2023-2024 sipasi statistikave te INSTAT janë diplomuar 28,193 studentë në arsimin e lartë, ku 18 mijë prej tyre ishin femra ndërsa rreth 9.6 mijë ishin meshkuj. Në pamje të parë, zgjedhjet akademike të vajzave dhe djemve duken të orientuara si nga tregu i punës, ashtu edhe nga prirjet individuale.

Megjithatë, këto prirje kanë krijuar edhe një farë stereotipi që ndikon edhe në vetë perceptimin e roleve gjinore në shoqëri.

“Scan Intel” ka analizuar se si është pesha e diplommeve sipas gjnisë për të njejtën degë për të parë preferencat.

Për shembull, fusha e shërbimeve, që përfshin profesionet praktike dhe teknike, ka nxjerrë 1,243 të diplomuar, por këtu mbizotërojnë meshkujt me 837 diploma, ndërsa femrat përfaqësohen vetëm me 406. Një dominancë e ngjashme shihet edhe në fushën e “Inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimit, ku 63.1% e të diplomuarve janë meshkuj.

Ndërkohë, “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit”, një ndër degët më të kërkuara në tregun e punës dhe me pagesa mbi mesataren po tregon një tendencë drejt balancimit. 56.2% meshkuj dhe 43.8% femra kanë arritur të diplomohen në këtë fushë. Një përqindje që shënon përmirësim në përfshirjen e vajzave në teknologji, një sektor që për dekada ka qenë kryesisht mashkullor.

Një tjetër degë me ndarje thuajse të barabartë është “Bujqësia, pyjet, peshkimi dhe veterinarisë”, me 51.4% femra dhe 48.6% meshkuj.

Por janë fushat sociale dhe humaniste ato ku femrat dominojnë në mënyrë të theksuar. Në “Biznes, administrim dhe ligj”, që përbën 24.4% të të diplomuarve gjithsej, femrat zënë shumicën me 4,808 diploma kundrejt 2,080 meshkujve. Shifrat janë edhe më të qarta në degët e “Arteve dhe shkencave humane (77.1%), “Shëndetit dhe mirëqenies” (78.9%), dhe “Shkencave të arsimit”, ku mbizotërimi i femrave arrin në 81.7%.

Megjithatë, fusha ku dallimi gjinor është më i theksuar është ajo e Shkencave sociale, gazetarisë dhe informacionit”, ku 83% e të diplomuarve janë femra, ndërsa vetëm 17% janë meshkuj.

“Vdekja e Artan Lames, e rremë”/ Avokati Genc Gjokutaj: “Ndodhet në koma cerebrale, i urojmë rikuperim të shpejtë

Avokati Genc Gjokutaj një një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook shprehet se ish-kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale Artan Lame nuk ka ndërruar jetë. Sipas tij, ai ndodhet në koma cerebrale, në gjendje shumë të rëndë për jetën në Gjermani.

“Lajmi i rremë i vdekjes së z. Artan Lame është një nga gjestet më antihumane dhe antietike i mediave të cilat e kanë shpërndarë sot gjithë ditën!

Pavarësisht se koma cerebrale e konfirmuar është një gjendje shumë e rëndë ajo kurrsesi nuk mund të barazohet me vdekjen!

Vdekja si akt mund të konfirmohet vetëm nga stafi mjekësor përgjegjës për pacientin që ka në ndjekje dhe kujdes!

Ky është një akt i dënueshëm, i papërgjegjshëm, joprofesional dhe një fyerje për vetë z. Lame, familjarët dhe opinionin publik!

Media e vërtetë do të thotë raport i drejtë me të vërtetën!

Zotit Artan Lame i urojmë rikuperimin e shpejtë dhe të plotë shëndetësor me ndihmën e mjekëve dhe Zotit! G”, ka shkruar ai.

Nuk e fal nënën biologjike sepse…”/Xheneta Fetahu hap zemrën: Atë boshllëkun që kam brenda meje…

E ftuar në “Mos i bjer me Top” me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin, Xheneta Fetahuka folur rreth fëmijërisë së saj dhe nënës biologjike, e cila e ka braktisur. Xheneta shprehet se ka qenë një kohë shumë e vështirë, por në moshën 7-vjeçare gjithçka ndryshoi pasi në jetën e saj ishte Sabrina.

Ajo shtoi se nuk e ka falur nënë biologjike pasi në një moment të vështirë të saj, ajo i ka dhënë mundësinë që të takohen dhe e ëma nuk ka pranuar. Madje Xheneta ka edhe një mesazh për të, ku i bën thirrje që të mos i braktisë fëmijët me të cilët jeton, mos t’i bëjë të përjetojnë të njëjtën gjë që përjetoi ajo.

Na fol pak për Xhenetën e vogël, atë fëmijën e brishtë që ke qenë në fëmijërinë tënde?

Çfarë mesazhi do u jepje të gjithë vajzave dhe grave që nuk janë rritur me një nënë?

Unë mendoj që secili fëmijë, si djalë si vajzë, duan të rriten me të dy prindërit se nuk ka ëndërr më të mirë edhe dashuri më të madhe. Po edhe ata që nuk e kanë atë fat të tillë, ju kisha thënë mos të dëshpërohen se mund të vijë dikush në jetë që iu do më shumë se prindi biologjik, me t’a lumturuar gjithë jetën tënde. Unë mendoj se nuk është prind vetëm ai që të lind po janë ata që kujdesen dhe të edukojnë. Para disa kohësh kam patur ato mendimet, me u martuar, me bërë fëmijë, edhe gjithmonë kam patur frikën mos do bëj të njëjtin gabim që ka bërë nëna ime biologjike, mos do paragjykohem. E thosha ‘jo nuk dua të bëhem njëherë’. E gjithmonë kur flas me Sabrinën më thotë ‘ti do kesh gjakun tim, do bëhesh si unë, do jesh nëna më e mirë në botë’.

Sot që flasim, e ke falur brenda vetes?

Jo, për arsye se edhe kur ja dhashë shansin me më takuar, nuk ishte aspak mirënjohëse. Kur i dhashë mundësinë asaj kam qenë shumë keq dhe mendova se do lumturohem, por ajo më bëri më keq. Nëse ajo e sheh këtë deklaratën time do kisha dashur që ta marrë këtë mësim që mos t’i lërë kurrë fëmijët që po jeton tani. Atë boshllëkun që kam brenda meje nuk e mbush askush, po të paktën mos të bëjë të përjetojnë fëmijët e tjerë.