Premtoi futjen e europës në Shqipëri /Ilir Pendavinji shpallet me i votuari…

Qarku i Korçës vijon numërimin për kandidatët e listës së hapur. Në këtë qark PS ka arritur që të marrë 6 mandate, ndërsa PD 4. Deri tani për kandidatët e listave të hapura janë numëruar 294 kuti nga 422 të tilla në total. Në bazë të votave PS do të çojë në kuvend 3 deputetë nga lista e hapur, Ilirian Pendavinji ,Bledi Çomo ,Arian Jaupllari .

Ndërkohë PD arrin të fusë në Kuvendin e ri një deputet nga lista e hapur, Jorida Mazelliu, ndërsa nuk arrin të sigurojë mandatin e deputeti Edmond Spaho.

PS 3 mandate nga lista e hapur:

1 Ilirian Pendavinji 7086
2 Bledi Çomo 6048
3 Arian Jaupllari 4751

PD 1 mandat nga lista e hapur:

1 Jorida Mazelliu 4356

Aksident i dytë brenda ditës në Korçë, dy makina përplasen “kokë më kokë

Një aksident me dëme materiale është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Dishnicë. Sipas policisë së qarkullimit rrugor, njeri nga mjetet nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit në një kryqëzim si ky duke sjellë dhe përplasjen e të dy mjeteve.

Gjithnjë sipas policisë, njëri nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident është shtetas i huaj që kishte marrë mjetin me qera në vendin tonë.

Policia ka bërë me dije se nga aksidenti nuk ka patur të lënduar ndërkohë që po hetohet për shkaqet që sollën këtë aksident qe është i dyti brenda pak orësh në Korçë.

Gerta Gixhari do të jetë sërish moderatore, zbulohet programi ku do ta shohim…

Pas aventurës së bujshme në edicionin e katërt të ‘Big Brother VIP Albania’, Gerta Gixhari është gati për një tjetër kapitull televiziv, këtë herë si moderatore në ‘Top Channel’. Burime për ‘Vip Magazine’ bëjnë me dije se gazetarja e njohur do t’i bashkohet panelit të emisionit të famshëm “Goca dhe Gra”, duke lënë pas bashkëpunimin me RTSH-në dhe nisur një sfidë të re në një nga platformat më të mëdha televizive në vend.

Pas daljes nga shtëpia e BBVA-së, ku arriti deri në gjysmëfinale, Gerta ishte kthyer në një prej emrave më të komentuar të sezonit. 

Tashmë ajo rikthehet në ekran, jo më si lojtare në një reality show, por në rolin që e karakterizon më shumë: atë të gazetares dhe moderatores.

Nuk dihet ende se kush do ta plotësojë panelin përkrah Gertës këtë sezon. Nga formati i mëparshëm, Einxhel Shkira pritet të mos jetë pjesë e këtij edicioni, pasi ndodhet në pritje të ëmbël dhe ka paralajmëruar një pauzë të re nga ekrani.

“Zgjedhjet më të grabitura e të plaçkitura në histori”/Reagon Berisha: “Punonin bandat për deputetë të veçantë

Kryedemokrati Sali Berisha në një konferencë për mediat i konsideroi zgjedhjet e 11 majit më të plaçkiturat në histori. Sipas Berishës, bandat kriminale ushtruan presion dhe shkaktuan incidente gjatë procesit të zgjedhjeve.

Berisha: Zgjedhjet e 11 Majit u diktuan që të gjitha nga krimi.

Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale.
Skenat që ju patë në Vorë, ku banda e Xhabaftit diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës, në të cilat zgjedhje, kryebanditi Blendi Xhabafti, mori vota dhjetë herë më shumë se kandidati i dytë në lista.

Kuptoni vetë se si janë zhvilluar zgjedhjet. Por, skena si Vora ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjerë, Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera. Pra, në çdo aspekt këto ishin zgjedhjet më të grabitura, më të plaçkitura dhe më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë pluraliste.

Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë prurë kaq shumë përfaqësues të tyre në parlamentin shqiptar sa në këtë parlament. Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Mund t’u them ju se në rrethin e Durrësit, bandat punonin për deputetë të veçantë. Tjetër Balla, tjetër Dyrmishi, tjetër ky, tjetër ai. Dhe jo më pak në Elbasan kjo skemë. Po kështu në Fier, Mallakastër. Pra, këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, seria killera, trafikantë, dhunues, përdhunues.

Zarfi me 100 euro, i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia prej 200 milionë euro gjoba dhe kamata nga viti 2015 deri në vitin 2025, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit. Dhjetëra mijëra hektarë kanabis që u dhanë licencat për t’u mbjellë. Çdo bimë kanabis me prodhim fitimi 1 mijë euro, është përllogaritur për blerje votash në mënyrën më të pamëshirë.
Punësimi, punë për votë, u aplikua masivisht në këto zgjedhje.

Sistemi kriminal i patronazhistëve, i futur në strofulla ose rreth qendrës së votimit, ishte një polici terroriste, ndaj zgjedhësve shqiptarë. Dy drejtuesit më të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, zëvendës të drejtores, u morën javët e para me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të Sigurimit të Shtetit dhe e aktivizuan atë për karrigen e Edi Ramës duke shkelur ligj dhe çdo gjë. Ne po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral.

Numërimi i votave preferenciale në Korçë, Fidel Kreka me i votuari…

Janë hapur kutitë e para të fletëve të votimit të votave preferenciale për kandidatët në disa qendra votimi në qarkun Korçë.

Në bashkinë e Korçës janë hapur 3  kuti, nga të cilat rezulton se shumicë votash nga demokratët ka marrë Fidel Kreka me 62 vota, ndërkohë që nga socialistët ka marrë shumicë votash Besa Spaho me 133 vota.

Kandidatët Korçë/3 kuti

PD

1 Fidel Kreka 62
2 Andrea Mano 36
3 Kristiano Koçibelli 22
4 Gentian çala 19
5 Edmond Spaho 16
6 Enton çaçani 8
7 Jorida Mazelliu 3
8 Brunilda Prifti 2
9 Genti çela 0
10 Elsuida Vila 0

PS

1 Besa Spaho 133
2 Enslemvera Zake 57
3 Ilirian Pendavinji 30
4 Arian Jaupllari 24
5 Vinjola Rota 17
6 Gëzim Gora 3
7 Eridjon Rustemi 3
8 Alfons Olldashi 1
9 Bledi Como 0
10 Vasil Sterjovski 0

Në bashkinë e Devollit janë hapur 8 kuti, nga të cilat shumicë votash nga demokratët ka marrë kandidatja Jorida Maqelliu me 496 vota.

Ndërkohë që nga kandidatët socialistë më i preferuar për qytetarët e Devollit deri tani është Gëzim Gora me 251 vota.

Kandidatët Devoll/8 kuti

PD

1 Jorida Mazelliu 496
2 Andrea Mano 121
3 Edmond Spaho 114
4 Kristiano Koçibelli 87
5 Fidel Kreka 60
6 Gentian çala 39
7 Enton çaçani 28
8 Elsuida Vila 7
9 Genti çela 4
10 Brunilda Prifti 2

PS

1 Gëzim Gora 251
2 Vinjola Rota 182
3 Enslemvera Zake 165
4 Besa Spaho 156
5 Arian Jaupllari 120
6 Ilirian Pendavinji 96
7 Bledi çomo 33
8 Eridjon Rustemi 14
9 Vasil Sterjovski 4
10 Alfons Olldashi 3

Në bashkinë e Pogradecit është hapur 1 kuti, nga e cila shumicë votash nga socialistët ka marrë kandidati Genti Çela me 44 vota.

Ndërkohë që nga kandidatët demokrat  më i preferuar për qytetarët e Devollit deri tani është Bledi Çomo me 52 vota.

Kandidatët Pogradec/1 kuti

PS

1 Bledi çomo 52
2 Alfons Olldashi 29
3 Besa Spaho 11
4 Vinjola Rota 10
5 Arian Jaupllari 4
6 Ilirian Pendavinji 4
7 Gëzim Gora 0
8 Eridjon Rustemi 0
9 Vasil Sterjovski 0
10 Enslemvera Zake 0

PD

1. Genti çela 44
2 Gentian çala 29
3 Edmond Spaho 11
4 Fidel Kreka 4
5 Enton çaçani 3
6 Andrea Mano 3
7 Kristiano Koçibelli 1
8 Brunilda Prifti 1
9 Jorida Mazelliu 0
10 Elsuida Vila 0

Në gjithë jugun Ps fiton thellë…në Korçë fitore e ngushtë 6 me 4

Janë numëruar 5008 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në 6 qarqe të vendit, ndërsa procesi është mbyllur në 6 të tjera. Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 721,089  vota, ose 52.1%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.  Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 474,049 vota, ose 34.3%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 50,784 vota.

Më pas vjen Partia Socialdemokrate me 46,504 vota dhe partia Mundësia me 41,175 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 19,785 vota.

Por ajo ç’ka verehet nqs krahasojme rezultatet ne Fier 12 me 4 apo Elbasan 10 me 4 ,apo Vlore 9 me 3, Korça ruan ekulibrat në 6 me 4 dhe rrezon objektivin e Niko Peleshit në 7 me 3 per Partinë Socialiste.

2 partitë e mëdha kafshojnë të voglat…Ps nxjerr 12 deputete në Fier me 90 mijë vota…

Nga Kastriot Çipi;

Po ore po, ka faj Këllira që blen vota! Po pranojeni më në fund që ka faj edhe Berisha e PD, që kanë miratuar bashkë me Këllirën dhe PS, metodën e llogaritjes së mandateve D’HONDT! Se nuk flet askush nga opozita për këtë.

Dhe nuk ju duhet diplomë Oksfordi për ta kuptuar masakrën që shkakton kjo “metodë”.

Shikoni rezultatin në Elbasan e Fier. Shikoni me sa vota e merr një mandat PS dhe me sa PD. Hapini sytë, se aq llogari i bëni sa herë blini vezë, psh. Shikoni se si PS fiton nga 2 mandate tepër, në secilin qark VETËM PËR SHKAK TË METODËS D’HONDT QË KA MIRATUAR DHE MBAJTUR NË FUQI PREJ 17 VJETËSH ME BASHKËPUNIMIN E PD!!!

Vëzhguesi i OSBE/ODIHR: Shqipëria nuk futet në BE kështu siç është sot

Michael Gahler, vëzhgues i OSBE-ODIHR në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet në BE kështu siç është sot. Gahler u rekomandoi të gjithë aktorëve përkatës t’i marrin rekomandimet seriozisht.

“Rekomandimet dhe këto që do të vijnë nga Parlamenti Europian unë absolutisht që do sugjeroja që aktorët e interesuar këtu, por do të doja ë kisha konsensus të gjerë të partive politike, për përmirësimin e procesit zgjedhor.

Kjo është një nga aspektet qe çon drejt BE. Çështja të tjera që përmendët që kanë të bëjnë me korrupsionin, të tjera gjëra që shkojnë përtej zgjedhjeve sigurisht që do të adresohen të jeni të sigurt. Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot, ama ka shumë gjëra që mund të përmirësohen dhe zgjedhjet janë të rëndësishme. Unë rekomandoj me forcë të gjithë aktorëve përkatës t’i marrin rekomandimet seriozisht”, tha ai.