Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në përqindjen të dhënat e pjesëmarrjes në votime për parlamentaret e 2025. Sipas KQZ 42.16% ka qenë pjesëmarrja në zgjedhjeve e shqiptarëve brenda vendit.
Pjesëmarrja në votime në 2021 ka qenë 48.59% .

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në përqindjen të dhënat e pjesëmarrjes në votime për parlamentaret e 2025. Sipas KQZ 42.16% ka qenë pjesëmarrja në zgjedhjeve e shqiptarëve brenda vendit.
Pjesëmarrja në votime në 2021 ka qenë 48.59% .

Qendrat e votimit kanë përfunduar zyrtarisht pritjen e qytetarëve, ndërsa në shumë zona ka nisur mbyllja e dyerve për ti lënë vendin dorëzimit të votave që pason procesin e numërimit të kutive. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në nivel kombëtar, deri në orën 18:00, ka qenë 41.29%,
një shifër kjo më e ulët se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021,
ku pjesëmarrja në zgjedhje ishte në nivelin 45.41%, të rreth 3,6 milion zgjedhësve që ishin thirrur për të votuar.
Pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.47 përqind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar. Kukësi gjithashtu ka përqindje të lartë të votuesve, teksa kanë hedhur votën 47.26 përqind e qytetarëve. Edhe Tirana ka një përqindje të lartë të votuesve, me 45.26 përqind. Korça 40.29 perqind. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora, me 30.65 përqind.

Papa Leoni XIV ka zhvilluar një vizitë në shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë në Genazzano, për të nderuar Zojën e Shkodrës. Vizita e Leoni XIV konfirmon devocionin e tij personal ndaj kësaj figure të dashur për shqiptarët.
Kjo është dalja e parë e tij jashtë Vatikanit pas zgjedhjes në krye të Kishës Katolike. Dukshëm kjo vizitë pranë Zojës së Këshillit të Mirë është një zgjedhje simbolike që forcon lidhjen historike të urdhrit Augustinian me këtë shenjtore.
Mijëra katolikë shqiptarë më 26 Maj, të dielën e fundit të këtij muaji, pritet të vizitojnë këtë vend, tashmë një traditë e përvitshme në nderim të Zojës së Shkodrës.