Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar organizimin e një tjetër proteste ditën e shtunë, më 7 nëntor, në orën 12:00, në mbështetje të tubimeve studentore që vijojnë prej disa javësh.
Thirrja për protestë vjen në një moment kur lëvizja studentore ka shfaqur qëndrime kritike jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj opozitës.
Gjatë protestës së fundit, të zhvilluar më 31 tetor, situata u tensionua pasi të rinjtë larguan deputetët e Partisë Demokratike nga tubimi. Ata kundërshtuan praninë e përfaqësuesve të opozitës, duke i konsideruar edhe ata përgjegjës për gjendjen aktuale të vendit.
Ky reagim i të rinjve vuri në dukje pakënaqësinë e tyre ndaj klasës politike në tërësi, duke treguar se protestat studentore nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me një forcë të caktuar politike.
Pavarësisht zhvillimeve të 31 tetorit, Berisha ka vendosur të thërrasë një tjetër tubim më 7 nëntor, duke deklaruar mbështetjen për protestat që po zhvillohen prej disa javësh.
Mitropoliti i Korçës, Anastasi, mori pjesë të dielën në një meshë të përbashkët me mitropolitë të ndryshëm, në kishën e “Shpërfytyrimit të Zotit” në Aleksandropuli të Greqisë.
Gjatë kësaj ceremonie fetare, Anastasi kremtoi meshën në gjuhën shqipe, ndërsa ndodhet në këtë qytet në kuadër të punimeve të Konferencës së Pelegrinëve Fetarë.
Në përshëndetjen e tij drejtuar të pranishmëve, Mitropoliti i Korçës theksoi rëndësinë e pelegrinazhit si një përvojë e gjallë besimi, lutjeje dhe ripërtëritjeje shpirtërore, e cila forcon ndjenjën e përkatësisë në një Trup të vetëm të Krishtit.
Duke u ndalur te tematika e Kongresit, Anastasi vuri në pah vlerat shpirtërore të traditës monastike, duke vënë theksin veçanërisht te mikpritja dhe tryeza e përbashkët, si shprehje konkrete të dashurisë së krishterë dhe të jetës në bashkësi.
Pjesëmarrja e Mitropolitit të Korçës në këtë aktivitet përbën një moment të rëndësishëm të bashkëndarjes së përvojave shpirtërore dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet komuniteteve ortodokse.
Universiteti “Fan S. Noli” me vetëm rreth 2200 studentë, lokalet që jepen me qira dhe një qytet që përballet me shpopullimin. Ku përfundoi gjallëria studentore e Korçës dhe çfarë ka ndodhur gjatë viteve të drejtimit të Sotiraq Filos e drejtuesit politik Socialist Peleshi ndersa para epokes se tyre ishin 10 mije studente….
Korça ka qenë për dekada një nga qendrat më të rëndësishme arsimore dhe universitare të juglindjes së Shqipërisë.
Studentët i jepnin qytetit jetë, ekonomi dhe lëvizje. Parku i Rinisë ishte një nga zonat ku kjo gjallëri ndihej më shumë. Lokalet, ambientet e argëtimit dhe bizneset përreth universitetit përfitonin nga prania e mijëra të rinjve.
Sot panorama duket ndryshe.
Universiteti “Fan S. Noli” numëron rreth 2 247 studentë, sipas të dhënave të publikuara në vitin 2025. Pesë vite më parë numri ishte rreth 4 261. Pra, bëhet fjalë për një rënie prej afro 47%. Kjo nuk është thjesht një shifër në statistikat e arsimit, por një ndryshim që ndihet në jetën ekonomike dhe sociale të qytetit.
Kur studentët largohen ose nuk vijnë më në të njëjtin numër, pasojat nuk mbeten vetëm brenda auditorëve. Ato shfaqen te apartamentet me qira, te lokalet, te bizneset e vogla, te transporti dhe te gjithë zinxhiri ekonomik që mbështetet te prania e të rinjve.
Parku i Rinisë, nga pikë takimi e studentëve në një zonë që po humbet gjallërinë.
Sot qytetarët shohin ambiente biznesi që jepen me qira dhe një aktivitet shumë më të dobët se dikur. Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: ku përfundoi ajo jetë studentore që e bënte Korçën të ndihej si qytet universitar?
Shpopullimi, një tjetër shqetësim për Korçën
Përveç rënies së numrit të studentëve, Korça përballet edhe me një problem më të gjerë: largimin e banorëve dhe tkurrjen demografike.
Sipas Censusit 2023 të INSTAT-it, Bashkia Korçë kishte rreth 16 mije banore me pak ne ne censusi i 2011 .
Këto shifra tregojnë se problemi nuk është vetëm perceptimi i qytetarëve. Ka një realitet demografik që kërkon vëmendje.
Sot, pas vitesh drejtimi nga kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, lindin pyetje legjitime për rezultatet e politikave vendore në mbajtjen e të rinjve, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik.
Sigurisht, shpopullimi lidhet edhe me faktorë kombëtarë, emigracionin, lindshmërinë dhe zhvillimet ekonomike. Por pushteti vendor duhet të japë llogari se çfarë ka bërë për t’i përballuar këto sfida.
Korça nuk ka nevojë vetëm për fasada, por për njerëz
Një qytet matet edhe me numrin e të rinjve që jetojnë aty, me universitetin që funksionon, me bizneset që punojnë dhe me mundësitë që u ofron brezave të ardhshëm.
Nëse universiteti humbet studentët, nëse lokalet mbyllen ose jepen me qira dhe nëse të rinjtë largohen për të kërkuar një të ardhme tjetër, atëherë duhet një analizë serioze e zhvillimit të qytetit.
Pyetja që meriton përgjigje është: çfarë modeli zhvillimi i është ofruar Korçës gjatë këtyre viteve dhe pse qyteti po e humbet një pjesë të rëndësishme të rinisë së tij?
Korça ka histori, traditë dhe potencial. Por asnjë qytet nuk mund të jetojë vetëm me të kaluarën e tij.
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Piskupat, ku dy automjete tip Toyota janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjeteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Paralajmërimi i kryeministrit Rama se qytetarët që bllokojnë qarkullimin gjatë protestave do të përballen me gjoba, duket se ka nisur të shoqërohet me masa konkrete. Disa aktivistë dhe qytetarë kanë raportuar se janë gjobitur me 5 mijë lekë, pas pjesëmarrjes në tubime dhe bllokimit të qarkullimit rrugor.
Sipas tyre, këto masa përbëjnë një formë presioni ndaj qytetarëve për t’i larguar nga protestat kundër qeverisë. Megjithatë, protestuesit shprehen se nuk do të tërhiqen nga qëndrimet dhe kërkesat e tyre.
Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe Bora Mitrovica ndersa thote se e kane telefonuar pas ores 23: 00 policet per ti treguar adresen qe ti sjellin gjoben ne shtepi ndersa ajo me ironi thote se per ata police qe e kane rahur …nuk e hap deren ne 12 te nates aq me teper qe e kane rahur sipas saj ndera pyet se cfare pjese e ligjit eshte qe e kekrkojne me kaq emergjence ndersa kerkon te vije mengjesi…
Vendi ynë do të përfshihet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu në disa zona të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet pritet të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në jug ato do të paraqiten me intensitet deri mesatar. Në disa momente nuk do të mungojnë as shtrëngatat afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Pas orëve të pasdites, moti pritet të pësojë përmirësime graduale, me intervale kthjellimesh në disa zona të vendit.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht në lugina, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 15 m/s.
Ndërkohë, në zonat detare parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.
Kushtet atmosferike pritet të mbeten të paqëndrueshme gjatë pjesës më të madhe të ditës, ndaj këshillohet kujdes i shtuar, veçanërisht në zonat ku parashikohen shtrëngata dhe erëra më të forta.
Një histori që ka prekur qytetarët është rrëfyer në sheshin “Skënderbej”, ku një mësues në pension ka treguar vështirësitë ekonomike me të cilat përballet, pavarësisht 45 viteve të punës në arsim.
I moshuari, i cili ka kontribuar për dekada në edukimin e brezave të tërë, shprehet se pensioni që merr sot nuk i mjafton për të përballuar as nevojat bazë të jetesës.
“Kam qenë 45 vjet mësues. Unë kam dalë edhe i dalluar si mësues. Por siç punoja në kohën e Enverit, ashtu punova edhe në demokraci”, deklaroi ai përpara protestuesve.
Me tone të indinjuara, ish-mësuesi ngriti shqetësimin për diferencën mes pensioneve dhe të ardhurave të zyrtarëve të lartë.
“Sot këta qeveritarët e korruptuar marrin 100-fishin tim. Pse të ndodhë kjo? Iu ka marrë mendjen paraja”, u shpreh ai.
Rrëfimi i tij riktheu në qendër të vëmendjes gjendjen ekonomike të pensionistëve në Shqipëri, shumë prej të cilëve, edhe pas një jete të tërë në punë, përballen me vështirësi për të siguruar një jetesë dinjitoze.
Fjalët e ish-mësuesit u bënë një thirrje për më shumë vëmendje ndaj atyre që kanë kontribuar për dekada në shoqëri dhe sot kërkojnë të jetojnë me dinjitet.
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar vendimin e Presidentit Bajram Begaj për dekretimin e hartës së re territoriale të Shqipërisë, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46. I ftuar në emisionin televiziv “Shqipëria Live”, Murrizi nuk i ka fshehur të qeshurat teksa komentonte zhvillimet nga Presidenca dhe vendimet e fundit të kreut të shtetit.
Gjatë bisedës me moderatoren Sidorela Gjoni, ish-deputeti demokrat përdori një shprehje ironike për të komentuar rendin e veprimeve të Presidentit Begaj.
“Ai bën fejesën pas dasme”, u shpreh Murrizi, duke nënkuptuar se Presidenti duhej të kishte dekretuar fillimisht reformën e re territoriale dhe më pas të shpallte datën 9 maj si datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.
Sipas tij, vendimi për caktimin e datës së zgjedhjeve duhej të ishte marrë pasi të ishte zyrtarizuar më parë harta e re territoriale, e cila ndryshon ndjeshëm organizimin e pushtetit vendor në vend.
Ndërkohë, Presidenti Bajram Begaj është përballur me kritika nga opozita për dekretimin e 9 majit si datë për zgjedhjet lokale. Pakënaqësitë lidhen edhe me faktin se kjo datë ishte përmendur më herët publikisht nga përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste, përpara se të zyrtarizohej nga kreu i shtetit.
Shaban Brika, protestuesi që është kthyer në një nga personazhet më të spikatura të protestës para Kryeministrisë, ka denoncuar kërcënime të përsëritura nga Policia, për shkak të mbajtjes së flamurit kombëtar shqiptar gjatë tubimit.
Në një prononcim për News24, Brika pretendoi se një drejtues policie e ka paralajmëruar 3-4 herë se do ta arrestojë, pa i dhënë asnjë shpjegim apo argument për këtë kërcënim.
Ai theksoi se flamuri kuqezi ka një domethënie të veçantë emocionale për të, pasi i kishte munguar gjatë viteve që ka jetuar në emigrim.
Brika tregoi se është kthyer posaçërisht nga Anglia për të marrë pjesë në protestë dhe për të valëvitur flamurin shqiptar, duke mohuar kategorikisht pretendimet se mund të jetë paguar për këtë veprim.
“Kam ardhur nga Anglia vetëm për këtë flamur”, u shpreh protestuesi, duke nënvizuar se motivimi i tij lidhet vetëm me ndjenjat patriotike dhe lidhjen që ka me Shqipërinë.
Ai përsëriti akuzat ndaj efektivëve të Policisë, duke pretenduar se është kërcënuar disa herë me arrestim për shkak të simbolit kombëtar që mban në duar.
Korça po përjeton një tkurrje të vazhdueshme demografike, me një progresion zbritës që ngre shqetësime serioze për të ardhmen e qytetit. Sipas Censit të fundit të vitit 2023, Korça rezultonte me rreth 60 mijë banorë. (Rreth 16 mije me pak nga censi 2011). Një shifër që dëshmon rënien e ndjeshme të popullsisë gjatë viteve të fundit, ulje mesatare 1333 banore në vit.
Por ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është vazhdimësia e mundshme e këtij trendi…
Nëse ritmi mesatar i rënies prej rreth 1,333 banorësh në vit ka vijuar edhe pas censit të fundit, atëherë në vetëm tre vite, deri në vitin 2026, Bashkia Korçe mund të ketë humbur edhe rreth 4 mijë banorë të tjerë!
Kjo do të thotë se popullsia mund të ketë zbritur në rreth 56 mijë banorë.(Korça + 7 njesi administrative se bashku)
Një alarm për të ardhmen e qytetit
Humbja e popullsisë nuk është thjesht një statistikë. Ajo nënkupton më pak nxënës në shkolla, më pak konsumatorë për bizneset, më pak fuqi punëtore dhe një plakje të vazhdueshme të shoqërisë.
Korça rrezikon të përballet me pasoja afatgjata në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor, nëse nuk ndërmerren politika konkrete për të ndaluar këtë trend.
Pyetja që shtrohet sot është: Çfarë po bëhet për ta mbajtur rininë në Korçë dhe për t’u dhënë familjeve arsye që të ndërtojnë të ardhmen në qytetin e tyre?
Korça nuk ka nevojë vetëm për investime në infrastrukturë, por mbi të gjitha për mundësi punësimi, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për brezat e rinj. Sepse një qytet pa njerëz, sado i bukur të jetë, rrezikon të humbasë të ardhmen e tij.
Në një botë ku pushteti shpesh shoqërohet me luksin, privilegjet dhe pasurinë, historia e José “Pepe” Mujicës, ish-presidentit të Uruguait (2010–2015), mbetet një shembull i veçantë i thjeshtësisë dhe përkushtimit ndaj njerëzve.
Mujica u bë i njohur në mbarë botën për mënyrën e pazakontë se si e ushtroi detyrën e presidentit. Ndonëse drejtonte një shtet, ai nuk zgjodhi të jetonte në luksin e pallatit presidencial, por vazhdoi të banonte në fermën e tij modeste në periferi të Montevideos, së bashku me bashkëshorten e tij.
Rreth 90 për qind të pagës presidenciale ai e dhuronte për programe sociale, organizata që ndihmonin familjet në nevojë dhe nisma për zhvillimin e bizneseve të vogla.
Në jetën e përditshme përdorte një Volkswagen Beetle të vitit 1987, kujdesej për lulet dhe perimet në kopshtin e tij dhe preferonte një jetë larg shkëlqimit të pushtetit.
Një nga shprehjet e tij më të njohura ishte:
“Unë nuk jam i varfër. Të varfër janë ata që kanë nevojë për shumë.”
Kjo filozofi përfaqësonte mënyrën se si ai e shihte jetën: njeriu nuk duhet të jetë skllav i konsumit dhe i dëshirës së pafund për të pasur gjithnjë e më shumë.
Për Mujicën, posti i presidentit nuk ishte një mundësi për t’u pasuruar, por një përgjegjësi për të shërbyer. Ai besonte se një udhëheqës duhet të jetë pranë qytetarëve dhe të mos e humbasë lidhjen me realitetin e njerëzve të zakonshëm.
Historia e Pepe Mujicës na kujton se madhështia e një njeriu nuk matet me madhësinë e shtëpisë, çmimin e makinës apo pasurinë që grumbullon, por me vlerat që përfaqëson dhe ndikimin që lë në jetën e të tjerëve.
Sepse të kesh shumë nuk do të thotë të jesh i pasur, ashtu si të jetosh thjesht nuk do të thotë të jesh i varfër.
Tkurrja demografike e Bashkisë Korçë ngre pikëpyetje për zhvillimin ekonomik, emigracionin dhe politikat e ndjekura ndër vite. Në periudhën mes dy Censeve, Korça humbi rreth 16 mije banorë, ose afërsisht një të pestën e popullsisë së saj.
Shifrat zyrtare të Censit të Popullsisë 2011 dhe 2023 tregojnë një realitet shqetësues për Korçën. Në vitin 2011, Bashkia Korçë kishte 75.994 banorë, ndërsa në Censin e vitit 2023 rezulton me vetëm 60.754 banorë.
Bëhet fjalë për një rënie prej rreth 16 mije banorësh në vetëm 12 vite. Me fjalë të tjera, pothuajse një në pesë banorë të Bashkisë Korçë nuk figuron më në popullsinë banuese të regjistruar në vitin 2023.
Kjo është një shifër që nuk mund të kalohet thjesht me një njoftim statistikor. Pas saj qëndrojnë emigracioni, largimi i të rinjve, plakja e popullsisë dhe vështirësitë për të krijuar vende pune e perspektivë ekonomike në zonë.
Çfarë ndodhi gjatë këtyre viteve?
Në këtë periudhë, Korça është drejtuar nga disa drejtues vendorë, ndërsa Filo-Peleshi ka qenë disa nga figurat politike kryesore të qeverisjes lokale dhe më pas asaj qendrore.
Për këtë arsye, shifrat e Censit shtrojnë një pyetje të rëndësishme për përgjegjësinë politike të drejtuesve ndër vite: çfarë u bë për të ndalur largimin e banorëve dhe për t’i dhënë Korçës një perspektivë ekonomike?
Emigracioni dhe faktorët demografikë kanë ndikime të shumta. Por është e drejtë që drejtuesit politikë të japin llogari për rezultatet e politikave të tyre.
Korça nuk ka humbur thjesht disa mijëra banorë. Ajo ka humbur një pjesë të konsiderueshme të potencialit të saj njerëzor, ekonomik dhe shoqëror.
Pyetja që kërkon përgjigje është e thjeshtë: Në 12 vite qeverisje dhe premtime për zhvillim, pse Korça ka më shumë se 16 mijë banorë më pak?
A mund të quhet zhvillim një Bashki që humbet një të pestën e popullsisë së tij?
Korça po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një qytet që mbështetet te turizmi, ndërsa qytetarët përballen me mungesë të vendeve të punës, largim të të rinjve dhe pak alternativa për zhvillim ekonomik. Dikur Korça ishte një nga qytetet me aktivitet të rëndësishëm ekonomik në juglindje të vendit.
Në vitet 2000, një pjesë e mirë e ekonomisë lokale mbështetej te marrëdhëniet tregtare dhe puna me Greqinë. Kishte lëvizje ekonomike, biznese, tregti dhe mundësi punësimi për shumë familje.
Sot, shumë qytetarë kanë ndjesinë se ky realitet ka ndryshuar rrënjësisht. Korça po promovohet si një destinacion turistik, me bujtina, hotele, lokale dhe aktivitete kulturore, por pyetja që shtrohet është:
a mjafton turizmi për të mbajtur gjallë ekonominë e një qyteti?
Korça nuk mund të jetojë vetëm nga turistët e fundjavës. Një qytet ka nevojë për industri, prodhim, investime, biznese që krijojnë vende pune të qëndrueshme dhe mundësi për të rinjtë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendlindje.
Ndërkohë, qytetarët shohin me shqetësim largimin e të rinjve dhe mungesën e perspektivës ekonomike. Shumë familje detyrohen të kërkojnë mundësi jetese jashtë Korçës ose jashtë Shqipërisë.
Ironik është fakti se dikur Elbasani përmendej si një qytet nga i cili shumë njerëz dëshironin të largoheshin, madje shisnin edhe shtëpitë për të nisur një jetë diku tjetër. Sot, Elbasani ka njohur zhvillime të rëndësishme industriale dhe ekonomike, ndërsa Korça përballet me pikëpyetje serioze për të ardhmen e saj.
Përgjegjësia për këtë situatë kërkon një analizë të politikave vendore dhe qendrore, të investimeve të realizuara dhe të mundësive ekonomike të humbura ndër vite.
Korça nuk ka nevojë vetëm për fotografi turistike, festivale dhe promovim. Ajo ka nevojë për punë, investime, industri dhe perspektivë.
Qyteti nuk mund të quhet i zhvilluar vetëm sepse mbushet me vizitorë gjatë fundjavave, ndërsa gjatë pjesës tjetër të vitit të rinjtë vazhdojnë të largohen për të gjetur një vend pune.
Pyetja që duhet t’u drejtohet drejtuesve vendorë dhe atyre që kanë qeverisur ndër vite është e thjeshtë:
Çfarë ndodhi me ekonominë e Korçës dhe çfarë plani konkret ekziston për ta nxjerrë qytetin nga kjo gjendje?
Korça meriton më shumë se të jetë thjesht një destinacion turistik. Ajo meriton të jetë një qytet ku njerëzit mund të jetojnë, punojnë dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Plagosja e aktivistes Eva Pango gjatë protestës së 15 tetorit në Tiranë rikthen në vëmendje një pyetje të rëndësishme për institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve: Ku ishte Avokati i Popullit në momentin kur një protestuese përfundoi në spital me dëmtime të rënda në kokë?
Eva Pango u godit në kokë gjatë protestës me një predhë të përdorur për shpërndarjen e gazit lotsjellës. Ajo qëndroi 12 ditë në Spitalin e Traumës, ndërsa në një intervistë të mëvonshme tregoi se ende kishte frakturë në kafkë. Vetë aktivistja deklaroi se nuk e dinte nëse personi që e goditi ishte efektiv policie me uniformë apo civil.
Rasti ngre pikëpyetje serioze për reagimin institucional dhe mënyrën se si u monitorua përdorimi i forcës gjatë protestës.
Avokatit të Popullit i duhen tri javë për të reaguar? Eva Pango ngre pikëpyetje: Për çfarë paguhen institucionet me taksat tona?
Në një intervistë të dhënë më 2 nëntor 2026 për emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, aktivistja Eva Pango ka ngritur shqetësimin për reagimin e Avokatit të Popullit ndaj rasteve të dhunës gjatë protestave.
Pango vë në pikëpyetje kohën e reagimit dhe kujton se institucionet financohen nga taksat e qytetarëve. Pra, qytetarët nuk paguajnë për zyra që thjesht ekzistojnë, por për institucione që duhet të jenë pranë tyre në momentet kur kanë më shumë nevojë.
Nga ana tjetër, duhet theksuar se Avokati i Popullit ka publikuar edhe një raport paraprak për një protestë të mëparshme, më 23 mars 2026, ku evidentonte raportime për dhunë policore dhe mungesë protokollesh në përdorimin e gazit lotsjellës. Ky raport nuk provon se është trajtuar posaçërisht rasti i Eva Pangos.
Korça, dikur një nga qytetet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turistik të Shqipërisë, po përballet sot me një realitet gjithnjë e më shqetësues. Në vend që qytetarëve t’u ofrohen vende të reja pune, investime dhe perspektivë për të ardhmen, duket se mundësitë e punësimit po kufizohen gjithnjë e më shumë te lidhjet partiake, patronazhimi dhe afërsia me pushtetin.
Po industria ku është? Po prodhimi? Po investimet që duhet të mbanin të rinjtë në Korçë?
Qyteti që dikur kishte traditë të fortë industriale sot nuk ofron më të njëjtat mundësi. Mungesa e industrisë dhe e vendeve të qëndrueshme të punës ka shtyrë shumë qytetarë të kërkojnë të ardhmen jashtë qytetit, ndërsa të rinjtë përballen me zgjedhjen mes emigrimit dhe një tregu pune ku shpesh rëndësi duket se ka më shumë përkatësia politike sesa aftësia profesionale.
Edhe turizmi, një prej sektorëve ku Korça ka pasur potencial , nuk mund të konsiderohet zgjidhja e vetme. Pas protestave dhe tensioneve të fundit, qyteti duket se po përballet edhe me një dobësim të aktivitetit turistik. Bizneset kanë nevojë për vizitorë, konsum dhe mbështetje konkrete, jo vetëm për slogane dhe promovime në rrjetet sociale.
Pyetja që kërkon përgjigje është: ku ka qenë fokusi i Bashkisë së Korçës gjatë gjithë këtyre viteve?
A ka qenë prioriteti zhvillimi ekonomik, rikthimi i industrisë, krijimi i vendeve të reja të punës dhe tërheqja e investitorëve, apo administrimi i pushtetit dhe ruajtja e rrjeteve partiake?
Një bashki nuk duhet të matet vetëm me fasadat e lyera, sheshet e rregulluara apo aktivitetet festive. Ajo duhet të matet me numrin e vendeve të reja të punës, me investimet që sjell, me bizneset që mbështet dhe me mundësitë që krijon për qytetarët.
Korça nuk ka nevojë për më shumë patronazhistë. Ka nevojë për fabrika, industri, investime, turizëm funksional dhe punësim të ndershëm.
Qytetarët nuk duan të punësohen përmes partisë. Duan të punësohen përmes aftësive të tyre.
Dhe pyetja mbetet e hapur për drejtuesit vendorë: nëse Korça ka humbur fuqinë industriale, nëse bizneset vuajnë dhe turizmi nuk po sjell më gjallërinë e dikurshme,
çfarë modeli zhvillimi i është ofruar këtij qyteti?
Korça meriton më shumë se kaq. MeritON një të ardhme ekonomike, jo një ekonomi që varet nga patronazhimi politik.