Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, pranë fshatit Kapshticë, Devoll, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tip “Benz” që drejtonte ky shtetas,
u gjetën mjete të ndryshme pune dhe një sasi vaj motori për automjete, pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.