Sonte është publikuar videoklipi i këngës “Pa Ty” nga Luiz Ejlli, këngë e cila ishte edhe kolona zanore e filmit të suksesshëm “Në Kuadër të Dashurisë”. Klipi u publikua sot në orën 19:00 si një surprizë për të gjithë adhuruesit e kësaj kënge, të cilët patën mundësinë ta dëgjonin përgjatë filmit.
I gjithë klipi është nga pjesët e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, të regjistruar në Korçë dhe Tiranë.
Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe energji pozitive.
